1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shansi i fundit?

Noah Blaser22 Mars 2015

Kreu i burgosur i PKK-së, Abdullah Öcalan u drejton një deklaratë historike kurdëve në Turqi. A bëhet fjalë vërtet për shansin e fundit për paqen mes Ankarasë dhe kurdëve të zhgënjyer?

https://p.dw.com/p/1Eutz
Symbobild Kurden feiern Newroz
Kurdët festojnë NovruzinFotografi: Akgul/AFP/Getty Images

Kur Abdullah Öcalan, kreu i Partisë Punëtore Kurde PKK u arrestua në vitin 1999 nga agjentë turq në Kenia shumë vetë menduan se do të kishte një proces të shpejtë që do të përfundonte me ekzekutimin e tij. Por kreu i guerilasve bëri lutje për falje dhe premtoi çarmatosjen e përkrahësve të tij. Lufta e guerrilasve kundër shtetit turk i kishte kushtuar këtij shteti që nga viti 1984 më shumë se 40.000 jetë njerëzish. Më 21 mars, 15 vite pas burgosjes në një ishull në detin Marmara,Öcalan do ta bëjë realitet premtimin që i shpëtoi jetën, ose do të jetë të paktën shumë afër realizimit të tij. Ndërkohë që miliona vetë në qytetin kurd Diyarbakir janë mbledhur për të festuar festën pranverore të Novruzit, politikanë kurdë lexojnë (të shtunën, 21.03) një letër të Öcalanit, ku ai u kërkon luftëtarëve të PKK-s të tërhiqen nga territori turk. Kjo deklaratë është një "shans i fundit" për kurdët që të bëjnë paqen me shtetin turk, thotë Pervin Buldan, një ndërmjetësues kurd me përvojë për shtypin turk.

PKK nuk do luftë në të gjitha frontet

Thirrja e Öcalanit nuk ka për të qenë pa kushte. Lojtnantët e tij do të mblidhen në malet irakiane të Kandilit gjatë këtij viti në një kongres, ku do të diskutojnë detajet e çarmatimit. Bisedimet e paqes do të ndikohen edhe nga lufta në Irak dhe Siri, ku qindra anëtarë të PKK-së kanë dhënë jetën në luftë kundër Shtetit Islamik, IS. "Zhvendosja e operacioneve ushtarake nga Iraku në Siri është e vështirë, por e mundur", thotë Sinan Ulgen, një ish-diplomat turk, i cili punon për Institutin Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare në bisedë me Deutsche Wellen. "Dhe PKK sigurisht nuk do aspak një luftë në Turqi, për sa kohë që lufton në Irak dhe Siri".

Turqia vërtet e trajton PKK-në si organizatë terroriste, por prej dy vitesh armëpushimi me kryengritësit reziston, dhe vitin e kaluar u miratua madje edhe një ligj, i cili i legalizon bisedimet e paqes.

Türkei PKK-Chef Abdullah Öcalan SCHLECHTE QUALITÄT
Kreu i PKK-së, Abdullah Öcalan shikon shansin e fundit për paqen me turqitFotografi: picture-alliance/dpa

Erdogan: Nuk kemi problem kurd

Megjithkëtë progres shumë kurdë përjetojnë ndjenjën e Deja-vusë gjatë leximit të deklaratës së Öcalanit. Edhe në festimet e Nevruzit të vitit 2013 u lexua një letër e kreut të kryengritësve, ku kërkohej po ashtu çarmatimi, dhe luftëtarët e PKK-së filluan të tërhiqen brenda vitit, por ata u rikthyen kur Ankaraja refuzoi të bënte një sërë reformash të kërkuara nga kurdët. Edhe këtë herë kurdët kanë shprehur shqetësime. Më 15 mars presidenti turk, Erdogan në një fjalim deklaroi se "nuk ka pasur asnjëherë probleme me kurdët në këtë vend". Ai bëri përgjegjës për ndarjen mes turqve dhe kurdëve "tentativat ndërkombëtare". Kjo deklaratë ka zemëruar partinë prokurde "Partia Demokratike e Popujve" HDP. "Si mund të bëhen negociata, kur nuk pranohet që kemi një problem?" pyet Ertugul Kurkcu, një politikan i HDP-së. Por për Ulgen nga Instituti Carnegie deklarata e Erdoganit është taktikë për të marrë vota nga krahu nacionalist, sepse si kryeministër ka qenë Erdogan i pari që pranoi në vitin 2005 se kemi "një problem kurd" dhe pranoi se shteti ka bërë gabime në lidhje me kurdët.

Kurdish People's Protection Units (YPG) in Syrien ARCHIV 10.08.2014
Luftëtarë kurdë në SiriFotografi: Reuters/Rodi Said

Kobane - vatër krize

Dyshimi i kurdëve kundër Erdoganit mori përmasa të reja, kur kryengritësit e "Shtetit Islamik" në tetor të vitit të kaluar pushtuan Kobanen në qytetin në kufirin kurdo-sirian. Ankara nuk ka qenë e gatshme t'i bashkangjitet luftës për mbrojtjen e qytetit të Kobanes. Luftëtarët që ishin në krah të PKK-së u denoncuan "njësoj si ata të IS nga turqit". Dhjetëra vetë humbën jetën brenda një muaji. Që nga ajo kohë tensionet janë ulur disi, edhe për faktin se Ankaraja u lejoi luftëtarëve kurdë nga Iraku të kalonin përmes Turqisë në Kobane, dhe IS u tërhoq nga ky qytet në janar. Si shenjë e vullnetit të mirë, Ankaraja ka premtuar rindërtimin e qytetit dhe ndihmë për 200.000 refugjatët kurdë. Selahattin Demirtas zëvendëspresidenti i partisë HDP bëri një deklaratë të fortë betimi kundër Erdoganit këtë javë. "Zoti Recep Taip Erdogan sa kohë të ekszitojë HDP-ja, sa kohë të marrin frymë anëtarët e saj në këtë vend, nuk do të ketë mbështetje për postin e presidentit."

"Politika të përmbyllë procesin e paqes"

Nëse partia e Demirtas do t'ia dalë të mobilizojë votuesit, kjo ka për të qenë vendimtare si për procesin e paqes ashtu edhe për ambiciet politike të Erdoganit. Për habinë e kritikëve, HDP do të marrë pjesë formalisht në këto zgjedhje, gjë që kërkon edhe arritjen e 10% të votave në rang vendi. Po qe se kurdët e kalojnë këtë prag, atëherë ata do të mbeten në parlament dhe do të negociojnë për paqen. Po qe se humbasin në zgjedhje, atëherë ata janë jashtë tij dhe kështu ndoshta mund ta forcojnë edhe më shumë presidencën e Erdoganit. Sipas Ulgen po qe se ata humbasin, ka gjasa që ata të ngrenë një parlament rajonal në Diyarbakir. "Ky nuk do të ishte fundi i bisedimeve të paqes, por prapë mbetet një skenar i errët". Paqja varet nga më shumë faktorë se premtimi i Öcalanit. "Sipas Krukcu nga HDP- "Öcalan mund ta fillojë procesin e paqes, por politika duhet ta përfundojë atë."