1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështja e spiunazhit s'po merr fund - Gjermania dhe emancipimi ndaj SHBA

Jeanette Seiffert/Pandeli Pani9 Korrik 2014

Që nga epoka e Adenauerit breza të tërë gjermanësh janë ushqyer thuajse që me qumështin e nënës me idenë se amerikanët janë miqtë tanë.

https://p.dw.com/p/1CYRR
Fotografi: imago

Të dëbojmë punonjës të zbulimit amerikan nga Gjermania? Të zgjerojmë kundërzbulimin edhe për partnerin SHBA? Të bllokojmë marrëveshjen e tregtisë së lirë mes SHBA dhe BE-së? Ose më mirë akoma një takim i nivelit të lartë mes Angela Merkel dhe Barak Obamas për të folur një herë në qetësi për çdo gjë? Në politikën gjermane ka shpërthyer një debati mbi pasojat e aferës rreth një spiuni të mundshëm të SHBA-së në shërbimin sekret gjerman BND. Në nivelin më të lartë qeveritar për momentin deviza të paktën zyrtarisht është: një herë të sqarohemi pastaj të veprojmë.

Por presioni ndaj qeverisë gjermane për të vepruar po shtohet bashkë me kërkesën për t'i thënë gjërat shkoqur. Këtë e kërkon p.sh. si kryetarja e Të Gjelbërve Katrin Gëring-Eckardt ashtu edhe politologu Hans-Jürgen Puhle.

Marrëveshja e tregtisë së lirë si mjet presioni

Hans-Jürgen Puhle mendon se një rast për të treguar vendosmëri është marrëveshja e tregtisë së lirë. Në mënyrë të ngjashme shprehet gjithashtu dhe Wolfgang Bosbach (CDU), kryetar i Komitetit të Punëve të Brendshme të Bundestagut: "Unë nuk jam pro pezullimit të bisedimeve," tha ai në radion WDR. "Por ne kemi nevojë për një kapitull të trashë për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e tyre." Një levë mund të jetë kërcënimi për të përmbysur marrëveshjen e diskutueshme "Safe Harbour" në mes të Komisionit të BE-së dhe qeverisë amerikane, e cila lejon transferimin legal të të dhënave personale nga Evropa në Shtetet e Bashkuara.

Si një grua e tradhëtuar

Publicisti Jakob Augstein nuk mendon se mospërputhjet aktuale diplomatike do të shkaktojnë një ndryshim themelor të marrëdhënieve me SHBA. Dhe ai është kundër përdorimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë si mjet presioni, sepse sikurse argumentoi në bisedë me DW-në: "Në qoftë një mushkonjë shtyp një elefant, atëherë mushkonjës kjo do t'i dhëmbë më tepër se elefantit." Shumë më e rëndësishme se vala e nxituar e zemërimit, është që Gjermania më në fund të heqë dorë nga disa përfytyrime romantike të periudhës së pasluftës: "Ne kemi një marrëdhënie mjaft romantike me SHBA," tha Augstein në intervistë me DW. "Që atëherë gjithmonë përdoret termi "miqësi ". Por SHBA nuk janë miqtë tanë, por aleatët tanë. Ata mbeten të tillë, sepse kjo është thjesht në interesin tonë." Prandaj ai mendon se gjermanët vetëm duhet të heqin një grimë dorë nga ndjenja. Në këtë kontekst mund të mësojnë shumë nga amerikanët: "Ata i shohin gjërat me shumë objektivitet dhe në SHBA nuk e kupton askush, pse gjermanët e ndjejnë vetën të prekur personalisht, pak si një grua e tradhëtuar."

Jakob Augstein
Jakob AugsteinFotografi: picture alliance/Eventpress Mueller-Stauffenberg

SHBA objekt spiunazhi si Kina apo Rusia?

A janë marrëdhëniet gjermano-amerikane një martesë thjesht nga nevoja? Për "transatlantikët" në mesin e politikanëve gjermanë ky duhet të jetë një mendim mjaft shqetësues. "Breza të tërë që nga epoka e Adenauerit janë ushqyer thuajse që me qumështin e nënës me idenë se amerikanët janë miqtë tanë, dhe me të cilët duhet të qëndrojmë së bashku që të na mbrojnë nga komunistët," tha politologu Hans-Jürgen Puhle në intervistë me DW.

Që nga koha e Adenauerit breza të tërë gjermanësh janë ushqyer me idenë se amerikanët janë miq
Që nga koha e Adenauerit breza të tërë gjermanësh janë ushqyer me idenë se amerikanët janë miqFotografi: AdsD der Friedrich-Ebert-Stiftung

Por amerikanët sipas këndvështrimit të SHBA kanë pasur gjithmonë interesat e tyre dhe është mjaft e vështirë që t'i bësh të heqin dorë nga diçka, mendon Hans-Jürgen Puhle.

Kurse kryetari i CDU-së në komisionin hetimor për NSA, Roderich Kiesewetter, kërkoi më shumë para për kundërzbulimin gjerman: "Shërbimi ynë s'ka as një të 120-tën e mjeteve të NSA-së," tha ai për gazetën Zeit Online. Gjermania ka kursyer sipas mendimit të tij "në vendin e gabuar."