1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi i nështetësive evropiane

Shora Azarnoush/Bahri Cani28 Korrik 2014

Të gjitha kanë një çmim - në disa vende vende marrin madje edhe nënshtetësi. Në këtë mënyrë krijohet një sistem i refugjatëve me dy klasë: të pasurit pranohen, ndërsa të varfërit mbeten jashtë.

https://p.dw.com/p/1Cjn7
Fotografi: Neviana Nikolova

Ata kanë ardhur në Evropë për të filluar një jetë më të mirë dhe për të gjetur më shumë liri. Por ata nuk futen në anije me qindra refugjatë të tjerë të mbetur para brigjeve të Lampeduzës. Ata udhëtojnë në klasin biznes të ndonjë shoqërie të njohur ajrore drejt Maltës, Lisbonës, apo Andaluzisë. Ata nuk janë të varfër. Përkundrazi: janë milionerë nga vendet jashtë BE, të cilët lirisht mund të lëvizin në Evropë.

Në Evropë kaherë ekzistojnë programe, të cilat mundësojnë rregullimin e statusit për investorët e huaj. Britania e Madhe është njëra prej vendeve të para, që u ka dhënë nënshtetësi të pasurve nga vendet e treta. Prej vitit 2012 ka nisur edhe një lloj konkurrence mes vendeve evropiane për investimet e të huajve në tregun e tyre.
Kritikat ndaj "vizës së artë"
"Duhen bërë dallime mes të ashtuquajturës "viza e artë", ku bëhet fjalë për programin për investorët nga vendet e treta dhe ku parashikohen rregulla të thjeshta, si dhe programit të ashtuquajtur "Citizenship for Sale", ku bëhet fjalë për shitjen e nacionaliteteve“, thotë për DW, Katharina Eisele, nga Qendra Evropane për Studime Politike (CEPS) në Bruksel.

Anije me refugjatë në Malta
Anije me refugjatë në MaltaFotografi: Reuters

Qeveria e Maltës ka propozuar në vitin 2013 iniciativën ligjore, që quhet „Individual Investor Program“. Sipas saj, me një sasi të caktuar parash mund të merret edhe nënshtetësia e Maltës. Ligji parashikon që personat të kenë banuar në Maltë para marrjes së nënshtetësisë.

Edhe vendet e tjera anëtare të BE kanë reaguar menjëherë. Përmes kësaj dere të prapme, mund t'u iket rregullave të përgjithshme, thonë kritikët. Në rastin e Maltës kanë reaguar opozita, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Komisionerja për çështje të drejtësisë Viviane Reding thotë se për të marrë nënshtetësinë e një vendi duhet të ketë një lidhje mes personit dhe vendit. Me rregullat e BE, migrantët për të marrë nënshtetësinë e Maltës do të duhej të kenë jetuar në këtë vend të paktën 12 muaj.

Malta - rasti i vetëm?

Por Malta sot nuk është rasti i vetëm. Portugalia, Spanja, Qipro dhe Bullgaria e kanë futur vitin e kaluar "Programin e Investimeve". Në Spanjë dhe Portugali ky program quhet „Gold Visum“. Çmimi i një vize të këtillë në Portugali është blerja e një vendbanimi në vlerë prej 500.000 euro. Mjafton qëndrimi prej shtatë ditësh në këtë vend në vitin e parë dhe 14 në vitet e tjerë në mënyrë që brenda 5 vitesh të marrin lejen e qëndrimit të përhershëm. Pas gjashtë vitesh investorët mund të kërkojnë edhe nënshtetësinë e Portugalisë, ndërsa pas marrjes së pasaportës portugeze nuk ka kurrfarë rregulli se ku duhet ta mbajnë ata pasurinë e tyre.

Në lagunën blu të maltës ndërtojnë investitorët e pasur
Në lagunën blu të maltës ndërtojnë investitorët e pasurFotografi: picture alliance/Arco Images GmbH

Themelimi i firmave

Një mundësi tjetër është kalimi i një milion eurove në ndonjë konto në bankat portugeze, ose themelimi i një firme me të paktën 30 punëtorë. Por ky rregull ka një mangësi serioze, njofton gazeta Público: deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për viza mbi bazën e këtij rregulli. Eisele thotë se në këtë mënyrë po zhvillohet një lloj diskriminimi mes të pasurve dhe të varfërve.
Programi i vizave të arta në Portugali ka nisur në tetor të vitit 2012. Vendi ka qenë shumë i prekur nga kriza ekonomike. Në vizin 2011 Portugalia është futur nën ombrellën për shpëtimin e vendeve në krizë, por këtë vit është larguar. Gjatë vitit 2013 ky vend ka dhënë 576 viza të arta. Më së shumti janë njerëz nga Azia, ku janë përqendruar edhe sipërmarrjet portugeze.