1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zvarritja e reformave ngadalëson ekonominë globale

Klaus Ulrich5 Shtator 2014

Infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi, një treg efikas pune dhe niveli teknologjik i zhvillimit janë disa nga 12 kategoritë e Ideksit për Konkurrueshmërinë Globale.

https://p.dw.com/p/1D7JR
Fotografi: Bilfinger

Zvarritja e reformave dhe dallimet zhvillimore janë pengesat më të mëdha për një rritje të qëndrueshme globale - ky është përfundimi i Raportit për Konkurrueshmërinë Globale 2014-2015 të publikuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë (WEF). Raporti thekson gjithashtu nxitjen e të rinjve dhe risitë, si fusha kyçe. Për këtë në vendet e ndryshme institucionet publike dhe private duhet të punojnë së bashku në mënyrë më efikase për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik.

"Raporti vjen në një kohë kur ekonomia globale për herë të parë po çlodhet nga vitet e e gjata të rënies", thotë Caroline Galvan eksperte pranë WEF për DW-në. Zhvillimi ekonomik i vendeve në zhvillim duhet të vazhdojë të vlerësohet pozitivisht, parashikimet për vendet e industrializuara për herë të parë tregojnë vlera më të larta se në të kaluarën. "Raporti shqyrton faktorët që e bëjnë një rritje të tillë afatgjatë dhe të qëndrueshme," thotë ekonomistja.

Schweiz World Economic Forum 2014 Gebäude Logo
Fotografi: WEF

Lista e konkurrencës

Në vitin 2004 Forumi Botëror i Ekonomisë filloi përpilimin e të ashtuquajturit Global Competitiveness Index (GCI). Pikët për këtë indeks jepen pas analizës së së të dhënave në 12 kategori. Ndër to12 bën pjesë infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi, një treg efikas pune dhe niveli teknologjik i zhvillimit.

Sipas renditjes në raportin aktual SHBA e kanë përmirësuar pozicionin e tyre konkurrues për vitin e dytë radhazi. Shtetet e Bashkuara kanë avancuar falë pozicionit të fortë në fushën e kuadrit institucional dhe të inovacionit me dy vende dhe renditen në vendin e tretë. Për të gjashtën herë radhazi Zvicra zë vendin e parë në renditje, Singapori vjen në vendin e dytë, ndërsa Finlanda (vendi 4) dhe Gjermania (vendi 5) kanë rënë me nga një vend. Më pas vijnë Japonia dhe Honkongu dhe në vendin e 8-të vazhdon të jetë Holanda, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Suedia në vendin e 10-të.

USA Detroits weg aus der Pleite
Fotografi: DW/G. Schließ

Vendimtare gatishmëria për reforma

Vendet e Evropës të përfshira nga kriza si Spanja apo Portugalia renditen në vendet 35 dhe 36, sepse janë bërë përparime të ndjeshme në fushën e reformave të tregut dhe të prodhimit. Kurse dissa vende që kanë vështirësi për përmirësimin e aftësive të tyre konkurruese kanë shënuar rënie në listë, p.sh. Franca (vendi 23) dhe Italia (vendi 49).

Pra përveç dalimeve mes vendeve veriore dhe jugore të Evropës, tani po vihet re edhe një dallim mes vendeve të prirura për reforma dhe atyre që nuk bëjnë gjë në këtë drejtim.

Ngushtim i dallimeve

"Aktualisht humnera e dallimeve mes vendeve të idustrializuara dhe vendeve në zhvillim është zvogëluar" - thotë ekonomisti Xavier Sala-i-Martin i Universitetit Columbia në SHBA. Por disa nga vendet mäë të mëdha si Brazili, Meksika, apo India kanë vëshirësi për përmirësimin e aftësive të tyre konkurruese dhe renditen përkatësisht të vendet 57, 61 dhe 71.

Sipas studimit tani ka filluar të vihet re një dallim tjetër, ai mes ekonomive të vendeve që po rriten me shpejtësi dhe atyre që nuk po rriten me të tilla ritme, gjë që është karakteristike si për vendet në zhvillim edhe për vendet e industrializuara. "Faktori kryesor që bën këtu dallimin dhe lejon rritje të shpejtë, është konkurrenca përmes reformave strukturore," thotë ekonomisti." Kjo deklaratë vlen për të gjitha rajonet e botës.