1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hetimet ndaj ish-drejtorit të CIA

Elona Elezi14 Nëntor 2012

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta paralajmëroi që të mos dilet në konkluzione të nxituara rreth operacioneve të komandantit më të lartë të SHBA-ve në Afganistan.

https://p.dw.com/p/16jC7
David Petraeus
David PetraeusFotografi: Reuters

Gjenerali i Marinës John Allen, i cili mohon çdo veprim të paligjshëm, po hetohet për komunikime të papërshtatshme me Jill Kelley, një femër e njohur në Florida. Akuzat ndaj Allen vijnë kur çështja "Petraeus" është në kulmin e saj.

Leon Panetta mbrojti vendimin e tij për t´ia referuar çështjen inspektorit të përgjithshëm të Pentagonit për të pezulluar emërimin e Allen në një pozicion më të rëndësishëm në ushtrinë amerikane, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të kujdesshëm "deri në verifikimin e dyshimeve."

Gjenerali John Allen
Gjenerali John AllenFotografi: Reuters

"Asnjë nuk duhet të dalë në konkluzione të nxituara. Gjenerali Allen po bën një punë të shkëlqyer në drejtimin e forcave të ISAF," tha Panetta, duke iu referuar forcës kryesore të NATO-s.

Zyrtarë të mbrojtjes dhe njerëz të afërt me Petraeus thonë se as ai, dhe as Allen, nuk kanë pasur marrëdhënie me Kelley-n, gruan dhe nënën 37-vjeçare, prania e së cilës është e njohur në qarqet ushtarake në Tampa.

Rivalitet femëror?

Ajo mund të jetë parë si një rivale nga femra që shkroi biografinë e Petraeus, Paula Broadëell, e cila i ka shkruar Kelley-t një sërë e-mailesh ngacmuese dhe anonime, të cilat çuan në nisjen e hetimeve për një lidhje mes Petraeus dhe Broadëell.

Sipas burimeve të institucioneve ligjzbatuese, hetuesit e FBI-së vendosën të ndjekin çështjen kur gjetën mesazhet që përmbanin informacion rreth aktivitetit të shefit të CIA-s, të cilat nuk ishin të vlefshme për publikun.

Kelley ka njohur Petraeus dhe Allen në aktivitetet shoqërore në bazën ushtarake MacDill, jashtë Tampas, e cila është selia e komandës qendrore të SHBA-ve. Marrëdhënia ishte dukshëm shumë e afërt, pasi dy meshkujt ndërhynë në betejen e kujdestarisë së motrës binjake të Kelley, Natalie Khaëam.

Allen dhe Kelley kanë komunikuar mjaftueshëm përgjatë dy viteve të fundit dhe kanë shkëmbyer rreth 20-30 mijë faqe e-maili dhe mesazhe të tjera, të cilat u administruan nga hetuesit e Departamentit të Mbrojtjes.

Paula Broadwell
Paula BroadwellFotografi: AP

Allen ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Kelley, thanë zyrtarë të lartë të cilët preferuan të mbeten anonimë. Tradhtia bashkëshortore mund të çojë deri në shkarkim nga posti, sipas ligjit ushtarak amerikan.

Shtëpia e Bardhë mbështet Allen

Skandali ndërlikon përpjekjet e presidentit amerikan Barack Obama për riorganizimin e ekipit kombëtar të sigurisë pas rizgjedhjes në detyrë. Shtëpia e Bardhë thotë se ka ende besim tek Allen, por pranon se ka pezulluar planet për transferimin e tij në Evropë, ku do të drejtonte forcat amerikane dhe ata të shteteve aleate.

Obamës i duhet gjithashtu që të gjejë një zëvendësues për postin e drejtorit të CIA-s, në një kohë kur duhet të shqyrtojë kandidaturat për drejtuesit e Departamenteve të Shtetit dhe të Mbrojtjes.

Allen dhe zyrtari që do t´a zëvëndësojë atë në Afganistan, Gjenerali i trupave detarë, Joseph Dunford, duhet të konfirmohen nga Senati amerikan para se ata të marrin postet e tyre të reja.

Hetimet e FBI-së

Përgjatë orëve të vona të mbrëmjes të së hënës, agjentët e FBI-së ushtruan kontroll në banesën e Broadwell, në North Carolina, duke treguar se çështja ku ajo është e përfshirë, nuk është mbyllur ende.

Agjentët hynë në shtëpinë e saj duke mbajtur disa kuti, dhe dolën që andej katër orë më vonë, duke mbajtur dy kompjutera dhe afro 10 kuti të tjera. Në atë kohë familja e Broadwell nuk ndodhej në shtëpi.

Agjenti i FBI-së, i cili nuk është identifikuar, u vu gjithashtu nën vëzhgim pasi u zbulua se i kishte dërguar fotografi Kelley-t në të cilat ishte i zhveshur, shumë më kohë më parë se të niste hetimi ndaj Petraeus.