1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhje parlamentare në kohë lufte

Roman Goncharenko/Amarildo Topi25 Tetor 2014

Pavarësisht se në Lindje të Ukrainës situata nuk është e qetë, votohet për Parlamentin e ri në Kiev. Rezutatet e para pritet të dalin në mbrëmje, ndonëse fituesi dihet prej kohësh.

https://p.dw.com/p/1Dbte
Fotografi: DW/G. Stadnyk

Ata qëllojnë, vrasin dhe vdesin. Ata nuk do të votojnë. Rreth 25.000 ushtarë, të cilët janë me mision në Lindje të Ukrainës nuk do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Parlamenti në Kiev nuk mundi të bjerë dakord për të mundësuar votimin e atyre që jetojnë larg. Ministri i Mbrojtjes tha në televizionin ukrainas se ushtarët e tij dhe ai vetë janë të zemëruar.

Edhe njerëzit në Krimenë e aneksuar nuk do të mund të votojnë. E njëjta situatë është edhe për ukrainasit është që jetojnë në zonat e kontrolluara nga separatistët pro-Rusë, Donetsk dhe Luhansk. Atje nuk do të ketë zgjedhje në të paktën 13 nga 32 qarqe, prandaj në Parlamentin e ri nuk do të ketë më 450 deputëtë, por 420.

Poroschenko kërkon shumicën në Parlament

Gjithsej janë 29 parti që do të marrin pjesë në zgjedhje. Gjysma e deputetëve do të zgjidhen direkt ndërsa gjysma tjetër me listat partiake. Fituesi dihet prej kohësh: Petro Poroschenko. Aleanca e Presidentit, "Blloku i Poroschenkos", qendron përpara në sondazhe. Mund të marrë mes 20 dhe 30 përqind të votave. Në fund të muajit gusht miliarderi themeloi partinë e tij, e cila do të hyjë për herë të parë në Parlament.

Präsidentschaftswahlen in der Ukraine Poroschenko und Klitschko 25.05.2014 NEU
Aleatët Poroschenko dhe KlitschkoFotografi: Reuters

Për Poroschenkon si President këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, sepse sipas kushtetutës, Parlamenti dhe Qeveria kanë më shumë pushtet se shefi i shtetit. Prandaj qëllimi i tij është të fitojë shumicën parlamentare sepse mbrapa saj qendron ai, thonë vëzhguesit. Me mandate direkte apo partnerë koalicioni nuk mund të arrihej.

Rikthehet gjenerata Jushçenko

Presidenti u përpoq të bënte pjesë të aleancës kryeministrin Arsenij Jazenjuk, por nuk ia arriti. Kryebashkiaku i Kievit dhe ish boksieri Vitali Kliçko drejton "Bllokun Poroschenko". Përveç Kliçkos si kandidati kryesor në aleancë është edhe ish ministri i brendshëm Juri Luzenko, kjo tregon se aleanca e Poroshenkos përbëhet nga politikanë të kohës së presidentit pro perëndimor Viktor Jushçenko.

Ukraine Politiker Oleh Lyashko NEU
Oleh Ljaschko kryetari i Partisë RadikaleFotografi: picture-alliance/dpa/ITAR-TASS/Maxim Nikitin

Viktor Samjatin nga qendra e studimeve ekonomike dhe politike Rasumkow në Kiev, thotë se pse zgjedhësit mbështesin Poroshenkon. "Në radhë të parë sepse ai planifikon një zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindje të Ukrainës." Ai premton gjithashtu se do të udhëheqë vendin drejt BE. Por vendimi i Poroshenkos për t'u dhënë më shumë autonomi separatistëve në Lindje të Ukrainës, është kritikuar.

Oleh Ljaschko nga Partia Radikale flet për një “kapitullim”. Sipas sondazheve partia e tij mund të marri deri në 10 përqind të votave. Ljaschko e paraqet veten si patriot pa kompromise. "Zgjedhësit e sotëm të Ljaschkos në vitin 2012 kanë votuar për partinë nacionaliste Swoboda (Liri)", thotë eksperti Samjatin. Ndërkohë Swoboda dhe partia tjetër nacionaliste Sektori i Djathtë, vështirë se mund të kalojnë pragun e pesë përqindëshit për tu futur në Parlament.

Timoshenko do të qendrojë jashtë?

Si kundërshtare e Poroschenkos është edhe ish kryeministrja Julia Timoschenko me partinë e saj "Batkiwschtschina" (Atdheu). Parashikohet të marrë më pak vota se në vitin 2012. Atëherë ajo ishte ende në burg. Partia e saj drejtohej nga shefi i sotëm i qeverisë Jazenjuk. Kësaj herë ata nuk janë bashkë. Jazenjuk drejton koalicionin e tij zgjedhor "Fronti Popullor". Shumë politikanë të partisë së Timoshenkos i janë bashkuar partisë së tij. Sipas sondazheve Timoshenko e ka të vështirë të arrijë pragun e pesë përqindëshit.

Ukraine Julia Timoschenko freigelassen 22. Feb. 2014 NEU
Julia Timoschenko kur lirohej nga burguFotografi: Reuters/Maks Levin

Si humbësit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë mbështetësit e ish Presidentit Viktor Janukoviç. Shumë prej tyre janë bashkuar në "Bllokun Opozitar". Hyrja e tyre në parlament është e dyshimtë. Mbështetësit e tyre jetojnë në Krime dhe Lindje të Ukrainës, pra në zonat ku nuk do të votohet.