1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Ne duam të mësojmë nga Gjermania dhe Evropa"

Angelina Verbica11 Qershor 2014

Në vizitën e tij zyrtare në Berlin kryeministri serb Vuçiç takohet sot me kancelaren Angela Merkel. Synimi i tij: Serbia të bëhet partnere e besueshme e Gjermanisë. Një përmbledhje nga shtypi gjermanofolës.

https://p.dw.com/p/1CGbY
Merkel dhe Vucic në Berlin (11.06)Fotografi: picture-alliance/dpa

"Ne duam të mësojmë nga Gjermania dhe Evropa", titullohet shkrimi i presidentit serb Aleksander Vuçiç botuar sot në gazetën Frankfurter Allgemeine.

"Serbia dhe politikanët e saj ndërmjet tyre edhe unë, në vitete 90-të nuk e kanë kuptuar, se çfarë ndodh në botë. Të përkundur në vetëkënaqësinë e një sistemi të mbyllur socialist, të kapur pas besimit te forca ushtarake në vend të asaj ekonomike, e kemi sjellë vendin tonë në buzë të humnerës politike, ekonomike dhe sociale. Në ato vite ne nuk kishim aletatë, sepse nuk kemi kërkuar dhe nuk kemi dëgjuar askënd. Kështu pësuam humbje pas humbjeje. Kostot e kësaj politike i mbajmë edhe sot. Nuk është për t'u çuditur që Serbia dhe serbët nuk kanë qenë kurrë shumë të favorizuar nga Gjermania dhe gjermanët. Një prej shkaqeve është me sigurit edhe sjellja e qeverisë sonë, që ka menduar se mund të fitonte mbështetjen e vendit më të fortë evropian me truke politike. Ne nuk ishim partner i besuar.

Mendoj se gjërat sot janë disi ndryshe dhe jo ser Serbia ka ndryshuar tërësisht. Kjo nuk ka ndodhur dhe do të zgjasin vite, derisa kjo të ndodhë krejtësisht", thotë Vuçiç ......

"Më duket, se ne pas marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën, përsa i përket rolit stabilizues të Serbisë në rajon si dhe fillimin e reformave të vështira ekonomike pas kaq shumë vitesh do të kemi mundësinë, që të trajtohet nga Gjermania ashtu siç i trajton ajo fqinjët tanë. Tek disa parlamentarë gjermanë, që kërkojnë të shohin me çdo kkusht vetëm të keqen te Serbia dhe me qëllim nuk marrin parasysh zhvillimet pozitive, vazhdoj të ndjej skepticizëm dhe rezerva. Ne na duhet një shans, një çikë më shumë besim. Kujtoj se Serbia për habinë e shumëkujt në krizën e fundit e ka mbështeturn qartë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës në kufinjtë e saj të njohur ndërkombëtarisht. Por për arsye ekonomike dhe politike Serbia megjithatë nuk ka vënë sanksione kundër Rusisë. Serbia është një vend i vogël, që synon, që t'i drejothet të ardhmen evropiane dhe të zgjidhë vështirësitë e saj, pa hyrë në konflikt me dikë në rajon apo në botë.

Vuçiç shkruan se, "Ne nuk e themi këtë, sepse Gjermania ka para dhe ne shpresojmë diçka prej kësaj. por sepse duam të mësojmë nga gjermanët dhe nga evropianët e tjerë dhe sepse ne i respektojmë ata, që janë më përpara se ne.

Në artikullin "Vuçiçi i ka nervat të tendosura" gazeta austriake Presse shkruan: "Kur nuk shkon gjithçka siç duhet, ato që janë shpresa e vendit mendojnë se janë të tjerët fajtorë. Ai ka "dëshmi", se "shumë në bashkësinë ndërkombëtare, ndër ta edhe ambasadorë" i vënë nën trysni mediat serbe, " për të bërë "një fushatë kundër meje dhe familjes sime2, tha kryeminsitri Aleksander Vucic në fillim të javës. Pior ju nuk do të më detyroni të hesht dhe unë nuk do të hesht asnjëherë. Sepse unë them të vërtetën dhe ata gënjejnë."

Nuk ka as gjashtë javë që 44 vjeçari mori detyrën e kryeministrit pas fitores së madhe të partisë së tij nacionalpopuliste SNS në zgjedhjet parlamentare të marsit. Por që tani burri më i pushtetshëm i kandidatit për në BE i ka nervat e tendosura. Gati për dy vjet me rradhë Vucic si zëvendëskryeministër e pati drejtuar nga ndenjësja e pasme koalicionin e partisë së tij SNS me SPS socialiste në mënyrë mjaft efektive. Tani po ngatërrohet në çdo hap shkruan gazeta.

"Përpjekjet e tij për t'u prezantuar si menaxher i fortë krizash në takimet e shtabit të krizës, që transmetoheshin live, shkuan huq. Të drejtuarit me stil autoritar ndaj kolegëve me fjalët: "Qetësi atje. Kus mund të ndihmojë le të ndihmojë, ai që nuk do le të heshtë), shkaktoi më tepër çudi sesa admirim. ndërsa avaritë gjatë evakuimit të qytetit të përmbytur Obrenovac edhe kritikë.

Artikulli përmend thirrjen e gazetarëve kritikë në polici dhe arrestimin për një farë kohe të përdoruesve të facebookut, që kishin vënë në dyshim numrin zyrtar të viktimave. Për sulmet e hakerëve në faqet kritike të qeverise ndërhyri edhe OSBE, duke kritikuar rrezikun e cenzurës në web. "Të gjitha gënjeshtra", kundërshtoi Vucic, i cili në fund të viteve 1990 ka qenë përgjegjës për mediat si ministër informacioni nën autokratin Slobodan Milosheviç: Ai kërkoi që OSBE duhet të sjellë dëshmi dhe "të kërkojë falje".