1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viti i ri ortodoks - Vuçiq takon komintetin serb në Kosovë

Bekim Shehu14 Janar 2015

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i shoqëruar nga disa ministra të qeverisë së tij, po qëndron të martën (14.01.2015) në Kosovë, me rastin e siç thuhet, vitit të ri ortodoks.

https://p.dw.com/p/1EJxs
Serbien Aleksandar Vucic im DW Interview
Fotografi: DW

Vuçiq shoqërohet nga ministrat e qeverisë së tij, Bratislav Gashiq, Nikolla Selakoviq, Nebojsha Stefanoviq, Zlatibor Lonçar, Aleksandër Vulin, si dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë, në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ndalesën e parë kryeministri i Serbisë e bëri në fshatin Pasjan, i banuar me shumicë serbe, ku gjatë një fjalimi para qytetarëve u garantoi atyre për prani më të madhe të institucioneve të Serbisë në Kosovë. “Ky është djepi ynë dhe askush nuk do të na pengojë që këtu edhe më tej të lindin fëmijë”, tha Aleksandër Vuçiq, duke apeluar tek serbët që për asnjë çmim të mos t'i shesin pasuritë e tyre. “Nuk duam konflikt me askënd. Duam që problemet tona t'i zgjidhim në paqe, porse të kemi vendin tonë, të ruajmë vatrën tonë dhe të krijojmë të ardhmen për fëmijët tanë”. Dhe më tej: “Me shqiptarët, fqinjët tanë, duam të jetojmë mirë. Duam të jetojmë në paqe. Kjo paqe i sjell të mira edhe njërës palë, edhe tjetrës”, citohet të ketë thënë Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitë së tij në Kosovë nuk do të takojë asnjë udhëheqës shqiptar të institucioneve të Kosovës, ndonëse këta të fundit kanë deklaruar se ai viziton Kosovën me lejen e institucioneve të Kosovës. Ministri i punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën e Vuçiq në Kosovë e ka cilësuar vizitë të natyrës “fetare dhe humanitare”. Vizitën e delegacionit të Serbisë në Kosovë të kryesuar nga kryeministri serb Aleksander Vuçiq, po e sigurojnë njësite të shumta të policisë së Kosovës bazuar siç thuhet, në një plan për sigurimin e vizitave të delegacioneve të huaja në Kosovë. Vuçiq, viziton edhe disa vendbanime të tjera me shumicë serbe.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të takohen në fillim të muajit shkurt në kuadër të vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.