1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vringëllimë shpatash në Kiev

Frank Hofmann24 Maj 2015

Dy ushtarë të kapur rob nga Rusia do të ofrojnë dëshminë përfundimtare, se Rusia lufton me trupa të rregullta në Ukrainën Lindore dhe kundër Kievit.

https://p.dw.com/p/1FUgg
Fotografi: Reuters/V. Ogirenko

Shtasje është një vend i vogël në veri të bastionit të skryengritësve Luhansk në Lindje të Ukrainës. Është një qytezë e trishtuar e viteve '50-të, e cila ekziston vetëm, sepse në Veri të saj ndodhet një central energjetik. Atje prodhohet energjia elektrike për të gjithë rajonin - edhe për bastionin e kryengritësve Luhansk të separatistëve prorusë më tej në jug. Shtasje në gjuhën ukrainase do të thotë lumturi. Por situata duket pak e lumtur: në tabelën, që tregon hyrjen për në këtë vend, syri të sheh ushtarë ukrainas të regjimentit të Kievit në një pikë kontrolli - një urë më poshtë drejt jugut janë separatistët e Luhanskut. Centrali duket qartë. Pikërisht në këtë vend ukrainasit thonë se në luftimet e 16 majit arrestuan dy ushtarët rusë, të cilët ndërkohë ndodhen në Kiev. Sipas interpretimit ukrainas, ata kanë qenë pjesë e një njësie speciale ruse. Për presidentin ukrainas Poroshenko, kjo është një dëshmi e qartë se vendi nuk është në luftë me separatistët prorusë, por direkt me fqinjin e madh, Rusinë. Moska e kundërshton këtë si gjithmonë - dy ushtarët kanë qenë dikur më parë ushtarë të rregullt, por tani me siguri që nuk janë më.

Përgatitje për sulmin e përgjithshëm

Tani vringëllijnë shpatat: të enjten, (21.05) kryekëshilltari i Shërbimit të Fshehtë ukrainas SBU, Markiyan Lubkivsky tregoi armët e dy të arrestuarve, granata dore dhe dokumenta, të cilat thuhet se konfirmojnë përkatësinë e tyre në batalionin e dytë të brigadës së tretë ruse për detyra speciale. Kjo brigadë drejtohet nga një major Kostjantyn Napolskych, i cili në luftë mban emrin "Fagot". Kjo trupë besohet se ka ardhur më 20 mars në Ukrainë. Synimi i saj: përgatitje për një sulm kundër zonës së mbajtur nga trupat e Kievit, në centralin e rëndësishëm strategjik të Shtasjes, qytetit të fatit dhe lumturisë. Regjistrime në video me intervista me dy rusët e arrestuar Kievi i ka nxjerrë në internet, të shoqëruar me nëntituj në anglisht, në mënyrë që ta marrin vesh të gjithë në Perëndim. Por nëse arrestimi i Shtasjes do të rezultojë vërtet fat për Kievin, kjo mbetet të shihet.

Emri i qytetit Shtastje do të thotë në gjuhën ukrainase fat.
Emri i qytetit Shtastje do të thotë në gjuhën ukrainase "lumturi".Fotografi: DW/Evgenij Shulko

Kritikë nga Amnesty International

"Në përpiqemi t'i trajtojmë në mënyrë sa më njerëzore që të jetë e mundur", thotë shefi i shërbimit të fshehtë, Lubkivsky. Dhe gjen për këtë aprovimin e Amnesty International: "Në fakt kushtet janë me të vërtetë të mira", thotë drejtuesja e zyrës në Kiev, Tatjana Masur. Por këtu merr fund mböshtetja e versionit të këshilltarit të Shërbimit të Fshehtë. "Ne kemi mundur t'i vizitojmë ata të dy, por vetëm në praninë e oficerëve të shërbimit të fshehtë." Kjo nuk është mënyra e zakonshme, se si punon Amnesty. Sipas standardeve të të drejtave të njeriut nuk duhet ndërmarrë asgjë "kundër interesave të të dyve". Të treguarit e të burgosurve në internet nuk hyn në këto standarde. "Dhe sigurisht as filmimi i tyre", thotë përfaqësuesja e Amnesty në Kiev, e cila paraqiti të premten (22.05) një raport, që dokumentojn rastet e trajtimit jonjerëzor të ushtarëve të kapur, si nga ana e Kievit, ashtu edhe nga ana e rebelëve.

I sëmurë në shtrat: Njëri nga ushtarët e kapur
I sëmurë në shtrat: Njëri nga ushtarët e kapurFotografi: Reuters/G. Garanich

Moska nuk i lë Kievit rrugë tjetër

Është e paqartë, nëse të dy kanë qenë dakord me xhirimin. "Nëse ka qenë kështu, nuk ka asgjë të keqe, nëse jo "kjo nuk është në rregull", thotë zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së, Alexander Hug. Njëri nga dy të burgosurit rusë është filmuar në shtrat i sëmurë. Kjo nuk është shumë e bukur, thotë një diplomat evropian në Kiev, "por Rusia nuk u lë ukrainasve rrugë tjetër". Për më tepër "amerikanët kanë për t'i thënë, se nuk duhet të publikojnë shumë nga këto intervista." Pra një dilemë.

Thuhet se ishte cak i invazionit rus: Termocentrali i Shtastjes
Thuhet se ishte cak i invazionit rus: Termocentrali i ShtastjesFotografi: DW/Evgenij Shulko

Poroshenko do që të jetë presidenti i paqes

Presidenti i vendit do që të jetë i miri i kësaj lufte për Ukrainën Lindore. "Unë jam presidenti i paqes", tha me zë të sigurtë kryetari i shtetit Petro Poroshenko në intervistë me kanalin e dytë televiziv gjerman në kuadër të vizitës së tij tek kancelarja gjermane në Berlin javën e kaluar. Por misioni i vëzhguesve të OSBE-së akuzon edhe ushtarët e tij, se e shkelin herë pas here marrëveshjen e shkurtit të Minskut. Ata e kanë përmisëruar ndërkohë armatimin. Këtë javë një nga avionët e zbulimit të OSBE-së mundi të dokumentojë një sistem të tipit Strela në territorin e rebelëve, në afërsi të qytetit të madh Mariupol, në jug të Ukrainës në detin Azov. Rreziku i një shpërthimi të ri të dhunës në fakt nuk është kapërcyer.

Telefonim i bashkëshortes

Pika kulmore e konferencës së shtypit në selinë e shërbimit të fshehtë në Kiev - kryekëshilltari i Shërbimit të Fshehtë Lubkivsky merr telefonin celular. Pas tij një person i armatosur i sigurimit me maskë të zezë. Lubkivsky i bie një numri. Ai është numri bashkëshortes të njërit prej të burgosurve, që me sa duket sapo është intervistuar nga televizioni rus. Përgjigjet sekretaria telefonike, punonjësi i shërbimit sekret e mban aparatin te mikrofoni, për t'ia dhënë pastaj numrin gazetarëve. Metoda interesante. Nëse ato i ndihmojnë Kievit në luftën për autoritetin moral në këtë konflikt, mbetet e hapur. Ashtu si edhe nëse të zënët rob në Shtasje do t'i sjellin me të vërtetë fat në fund "presidentit të paqes".