1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Von der Leyen: Jo ushtarë gjermanë kundër IS-it

Pandeli Pani14 Tetor 2014

Kërkesat e të Gjelbërve për dërgimin e trupave ushtarake gjermane në Siri apo Irak, nuk janë të realizueshme, sepse për këtë duhet fillimisht që të vendosë NATO-ja.

https://p.dw.com/p/1DV9H
Fotografi: REUTERS/T. Peter

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shpreh kundër dërgimit të ushtarëve gjermanë për të luftuar kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS). "Në Siri dhe Irak nuk do të ketë trupa luftimi" tha ministrja në programin e ZDF-së "Po tani, zonja von der Leyen?". Propozimin e bërë nga radhët e të Gjelbërve, që Bundeswehr-i mund të jetë aktivizohet në rajon në rast të një mandati të OKB-së ajo e quajti "çmimulët".

"Nuk do të ketë boots on the ground, pra nuk do të ketë trupa luftarake në Siri dhe Irak, dhe një gjë e tillë e ka qenë e përjashtuar që në fillim, pa asnjë diskutim." Në lidhje me propozimin e të Gjelbërve ky më duket si diçka e largët dhe e pamundur, pra një mision i OKB-së, tha ministrja e Mbrojtjes. Për një mision të tillë duhet të bien dakord shumë palë, Rusia apo Kina, për shembull, dhe palët do të venë edhe kushte.

Ausbildung kurdischer Soldaten in Hammelburg Archiv 18.09.2014
Fotografi: picture-alliance/dpa/Bernd Wüstneck

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen tha se duhet të shihen me më shumë vëmendje realitetet dhe të vendoset hap pas hapi, se ç'mund të bëjmë tani dhe ç'mund të bëjmë dikur në mënyrë hipotetike.

Bujë në media

Kërkesat e të Gjelbërve komentohen në shtypin gjerman më tepër si një përpjekje e të Gjelbërve si një parti e vogël në opozicion për të bërë bujë në media. Gazeta "Lausitzer Zeitung" shkruan p.sh. se as në radhët e CDU/CSU-së nuk i ka vajtur mendja njeriu që të flasë për trupa tokësore gjermane në Siri apo Irak, e jo më pastaj në radhët e socialdemokratëve.

Kurse gazeta "Nordwest Zeitung" shkruan: Sado i lavdërueshëm të jetë qëndrimi i të Gjelbërve kur ata thonë, se edhe Gjermania duhet të dërgojë trupa për të luftuar kundër terrorit të IS-it në Siri, këtu po bëhet hapi i dytë para se të bëhet i pari.

Fillimisht duhet që të vendosë NATO-ja se do të përdorë trupat tokësore kundër Shtet Islamik. Por kjo nuk pritet së shpejti edhe pse duket e nevojshme. Amerikanët, britanikët dhe evropianët e tjerë as nuk e shkojnë nëpër mend që të dërgojnë forcat e tyre tokësore në kazanin e luftës civile siriane.