1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Premtime të vakëta në takimin e OKB-së për klimën në New York

Heimo Fischer24 Shtator 2014

Më shumë se 100 kryetarë shtetesh morën pjesë në takimin e nivelit të lartë për klimën në New York. U ra dakord se nevojiten hapa konkrete për mbrojtjen e klimës. Një ditë historike tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB.

https://p.dw.com/p/1DJdc
Fotografi: Reuters/Mike Segar

U thanë shumë fjalë të mëdha në takimin e nivelit të lartë të OKB-së për klimën në New York. SHBA dhe Kina do të marrin përsipër drejtimin në përpjekjet për mbrojtjen e klimës, bëri të ditur presidenti i SHBA, Barack Obama. "Kina dhe ne kemi një përgjegjësi të veçantë për lidership. Ecja përpara, kjo është ajo që duhet të bëjnë kombet e mëdha", theksoi Obama.

Zëvendëskryeministri kinez, Zhang Gaoli premtoi "përpjekje edhe më të mëdha". Kina duhet të gjejë një përgjigje për ndryshimin e klimës, për të qenë në gjendje të zhvillohet në mënyrë të qendrueshme dhe për t'ju përgjigjur detyrimeve të saj ndërkombëtare. Kombeve të Bashkuara, Zhang u premtoi më shumë para për të luftuar ndryshimin e klimës. Kina do të shpallë "sa më shpejt që të jetë e mundur" objektiva konkrete për të kursyer gazrat e efektit serë.

Obama: Kombet e mëdha duhet të ecin përpara.
Obama: Kombet e mëdha duhet të ecin përpara.Fotografi: Reuters/Mike Segar

"Ditë historike"

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon foli në konkluzionet e tij në New York për një "ditë historike". Ai kishte kërkuar nga përfaqësuesit e pranishëm të politikës, ekonomisë dhe të shoqërisë civile deklarata të guximshme, tha Ban. "Samiti i solli ato".

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso bëri të ditur se vendet e BE do të kursejnë deri në vitin 2013, 40 përqind të emisioneve të efektit serë dhe rreth 30 përqind të nevojës së tyre për energji. Deri në vitin 2050 madje do të jenë kursyer deri 95 përqind e emisioneve.

Paketë gjermane për klimën

Ministrja gjermane e Ambjentit, Barbara Hrendricks bëri të ditur se do ta paraqesë paketën e saj të detyrueshme për klimën që përpara konferencës së OKB-së për klimën në dhjetor në Lima. Deri në vitin 2020, krahasuar me vitin 1990, Gjermania synon t'i reduktojë me 40 përqind emisionet e gazrave të saj.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon foli për një "ditë historike".
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon foli për një "ditë historike".Fotografi: Reuters/Mike Segar

Mbrojtësit e ambjentit të zhgënjyer

Organizata joqeveritare ActionAid kritikoi që samiti bëri vetëm "premtime të vakëta". Për vitin 2015 synohet një marrëveshje e përbotshme për klimën, për ta kufizuar ngrohjen e tokës me dy gradë në krahasim me kohën paraindustriale. Ky objektiv, sipas organizatës, konsiderohet se mund të arrihet.