1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Varfëria shkak i vdekshmërisë foshnjore në Britani

Lars Bevanger/Amarildo Topi24 Maj 2014

Ekspertët fajësojnë rritjen e varfërisë për vdekshmërinë e lartë të foshnjave në Britani. Statistikat më të fundit tregojnë se ajo qendron mbrapa vendeve të tjerë europiane sa i përket mbijetesës së fëmijëve.

https://p.dw.com/p/1C5wk
Fotografi: Lars Bevanger

Studimet e fundit tregojnë se 5 në 1000 fëmijë nën pesë vjeç humbin jetën në Britaninë e Madhe. Studimi është bërë nga Institute of Health Metrics and Evaluation (IHME) në Siatëll dhe është publikuar në fillim të këtij muaji në revistën The Lancet. Ky studim e vendos Britaninë të dytën pas Maltës në vendet me vdekshëmrinë më të lartë foshnjore. Shifrat janë 50% më të larta se vendi që ka vdekshmërinë foshnjore më të vogël, Islanda. "Ne u habitëm mjaft nga këto shifra sepse Mbretëria e Bashkuar ka bërë shumë përparime ndër vite sa i përket shëndetit publik", thotë Christopher Murray, drejtor i IHME dhe i studimit.

"Faji" është i varfërisë

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) i Britanisë së Madhe është një nga shërbimet publike më të financuar dhe një nga më të mirët. Por kaq nuk mjafton thonë ekspertët.

Ingrid Wolfe nga Kolegji Mberetëror për Pediatrinë dhe Shëndetin e Fëmijëve
Ingrid Wolfe nga Kolegji Mbretëror për Pediatrinë dhe Shëndetin e FëmijëveFotografi: privat

"Është e vërtetë që NHS është një sistem shëndetësor i suksesshëm në disa këndvështrime, por gjërat që prekin jetën e fëmijëve dhe shanset e tyre për të jetuar, i përkasin gjithë shoqërisë e jo vetëm shërbimeve shëndetësore", thotë Ingrid Wolfe, nga Kolegji Mberetëror për Pediatrinë dhe Shëndetin e Fëmijëve.

"Ajo që po ndodh në Britani është se po rritet varfëria e fëmijëve dhe ndoshta më e rëndësishmja; është duke u rritur pabarazia. Të pasurit janë duke u bërë gjithnjë e më të pasur, ndërsa të varfërit po varfërohen gjithnjë e më shumë."

Rritja e diferencës së të ardhurave

Që kur erdhi në pushtet në vitin 2010, qeveria konservatore ka bërë shkurtime të forta në buxhet. Sot ekonomia britanike është duke u rritur më shpejt se pjesa më e madhe e vendeve të tjera të BE dhe qeveria argumenton se shkurtimet po funksionojnë.

Kinder und Fast Food
Fotografi: picture-alliance/dpa/Paul Mayall

Në mars të vitit 2014 një raport i Organizatës për Zhvillim Ekonmik dhe Social (OECD) paralajmëroi se në Britaninë e Madhe do të rritet varfëria nëse qeveria vazhdon me kursin e saj të kursimeve.

"Qeveria duhet të zbatojnë politika sociale më efektive për të ndihmuar qytetarët e saj të ndërtojnë të ardhmen", tha Angel Gurría, Sekretar i Përgjithshëm i OECD.

Symbolbild Übergewicht Adipositas Fettleibigkeit Bildergalerie
Fotografi: picture-alliance/dpa

Duarbosh

Numri i qytetarëve britanikë të cilët varen nga ushqimi falas i mencave është trefishuar në krahasim me vitin e shkuar. Janë rreth 1 milion njerëz që marrin ushqim falas. "Unë mund t'ju çoj në disa zona ku njerëzit jetojnë vetëm nga ushqimi që shpërndahet falas", thotë për DW Nigel Tedford, menaxher projekti për mensat e Mançesterit.

Nigel Tedford, menaxher projekti për mensat e Mançesterit
Nigel Tedford, menaxher projekti për mensat e MançesteritFotografi: Lars Bevanger

Njerëzit që përdorin ushiqmin e mensave konsumojnë ushqim dhe një dietë të balancuar. Por në vende të tjera në Britani ushqimi i pashëndetshëm është i lirë dhe konsumohet më shumë se ushqimet e shëndetëshme. Kjo ekspozon akoma më shumë ndaj sëmundjeve familjet e varfra.

Deutschland übergewichtiges Kind Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Hirschberger

"Ne si qytetarë duhet të ushtrojmë presion tek politikanët tanë, për të patur më shumë barazi sociale, në mënyrë që të kujdesemi më mirë për fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që të mos jemi në fund të klasifikimit", thotë Wolfe.

Qeveria britanike njeh problemin

Qeveria britanike thotë se njeh nevojën për të ulur shifrat e vdekshmërisë tek fëmijët. Në një deklaratë për shtyp, Ministri i Shëndetësisë Dan Poulter, theksoi se vdekshmëria tek fëmijët dhe të rinjtë është duke rënë, por sërish duhet të bëhet më shumë.

"Prandaj ne po investojmë më shumë në shërbime dhe trajnime, e veçanërisht që njerëzit të kenë aftësi më të forta në kujdesin ndaj fëmijëve dhe të rinjve në komunitete", deklaroi Poulter.

Symbolbild Übergewicht Adipositas Fettleibigkeit Bildergalerie
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kritikët e mirëpresin një gjë të tillë, por thonë se autoritet tani duhet të fillojnë të kenë një pamje më të gjerë të problemeve dhe të fokusohen tek ulja e diferencës mes të pasurve dhe të varfërve.