1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ushtria turke godet mbi objektiva në Siri

Ushtria turke hakmerret ndaj sulmeve të ushtrisë siriane. Ban kërkon nga Siria të ndalë agresionin. Gjermania kërkon maturi nga Anakaraja.

Akcakale, Kufiri Turqi- Siri

NATO ka dënuar ashpër sulmet siriane ndërkufitare ndaj partnerit të aleancës, Turqisë. Bombardimet e kryera në një qytet kufitar shkelin të drejtat ndërkombëtare, deklaruan ambasadorët e NATO-s pas një takimi të posaçëm në Bruksel. Edhe SHBA dhe qeveria gjermane kanë dënuar sulmin e palës siriane dhe i premtuan Turqisë mbështetjen e tyre. Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle i kërkoi qeverisë në Ankara një reagim të matur. Ndërkohë Turqia ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit lidhur me këtë ngjarje.

Në një letër drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun, ambsadori turk i Kombeve të Bashkuar e vlerësoi incidentin si "një sulm agresiv të Sirisë kundër Turqisë" dhe kërkoi që të ndalet agresioni sirian. Mun paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit sirian në rajon. Nga Nju Jorku, ai i bëri thirrje qeverisë siriane “të respektojë plotësisht integritetin teritorial të fqinjëve të saj si dhe t'i japë fund dhunës kundër popullit sirian”.

Akcakale, Kufiri Turqi- Siri

Ushtria turke pas këtij incidenti ku mbetën të vrarë pesë civilë në territorin turk, ka nisur një sulm hakmarrës. Sipas të dhënave vendore nga sulmet në disa caqe siriane janë vrarë pesë ushtarë dhe nëntë të tjerë u plagosën. Në një deklaratë të kryeministrit të Turqisë thuhet se ushtria turke u përgjigj duke qëlluar objektiva në Siri në përgjigje të atij që ai e cilësoi “akt mizor”. Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të pranojë asnjë provokim.

Mnistrja e Jashtme amerikane Hillary Klinton tha se “të gjitha vendet e përgjegjshme duhet të bashkohen” që ta bindin qeverinë siriane të presidentit Bashar al-Asad të ndërpresë sulmet ndaj popullit të vet dhe të fillojë procesin e tranzicionit politik.

.

Kontakt

Kontakt

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Kurt-Schumacher-Str. 3
D -53110 Bonn
Deutschland

Telefon:  +49 228 429-4685
Telefaks: +49 228 429-4690

E-mail:  shqip@dw.de

http://www.dw.de/albanian