1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Universitetet gjermane drejt leksioneve online

Stolz, Alexandra/Amarildo Topi22 Mars 2014

Kurset universitare online në Gjermani nuk janë zgjeruar. Disa universitete duan të implementojnë këtë sistem, por ende ka skepticizëm.

https://p.dw.com/p/1BTy6
Symbolbild Hacker
Fotografi: lassedesignen

Ilja Kantorovitch ka marrë pjesë njëkohësisht në dy kurse online në semestrin e fundit. Dhe kjo përveç studimeve të tij bazë. Ishin kurse të ofruar nga platofrma online e Stanford University. Për studnetin e ekonomikut nga Manhajmi unike për të mësuar njohuri të reja. "Natyrisht që unë mund të blija edhe një libër ", thotë Ilja Kantorovitch. Por kurset online për të janë më atraktivë. Atë në veçanti e tërheq mundësia për të diskutuar në forume për pikëpamje të ndryshme dhe të thellohet më tej përmes materialeve mësimorë. Vlerësimi i tij për dy kurset online "Money and Banking" dhe "An Introduction to Computer Science" është pozitiv. Fatkeqësisht që kurset nuk vlejnë për programin e tij studimor. Sidoqfotë ai është i bindur në shkollat e larta do të ndryshojë diçka në të ardhmen si pasojë e MOOC (Massive Open Online Courses).

Screenshot von iversity MOOC Kurs EINSCHRÄNKUNG
Fotografi: Hochschule Darmstadt/iversity MOOC Kurs

Revolucioni i kurseve online

Në univerisitet gjermane kurset online nuk janë ende popullorë, pavarësisht se kanë frymëzuar gjithë procesin e dixhitalizmit. Disa shkolla të larta në Gjermani janë të hapura për të punuar në të ardhmen me MOOC, si përshembull universitet në Tübingen dhe Passau. "Është e mrekullueshme dinamika që kanë sjellë kurset online në diskutimin për mësimin përmes mediave", thotë Anne Thillosen nga Instituti Leibniz në Tübingen. Prej kohësh ajo studion mundësitë që ofron e-Learning. Por ajo preferon që kurset online të ndërthuren edhe me seminare në universitete.

Gjithsesi oferta gjermane nuk mund të krahasohet me atë amerikane. Atje studiuesit e arsimit flasin për një revolucion. Disa janë të mendimit se studimet universitare mund të kryhen tërësisht online. Studentët në këtë mënyrë nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në leksione.

MOOCs massive open online courses Coursera
Fotografi: Coursera, Inc

Ka edhe kompani të specializuara të cilat përgatisin kurse akademike për univeristetet dhe më pas i shesin. Hannes Klöpper, bashkëthemelues i një prej platformave më të mëdha gjermane të kurseve online ka një shpjegim të thjeshtë, se përse në Gjermani kurset online kanë mbetur në vend: "Këtu në fillim pati një pikëpamje të ndryshme në krahasim me atë në SHBA. Asnjeri nuk besonte se ambjenti universitar mund të zëvëndësohej tërësisht nga kurset online."

Kritikat për kurset online

Sidoqfotë ekspertët presin një ndryshim përmes metodave të reja të mësimdhënies në shkollat e larta gjermane. Prof. Tobias Kretschmer nga Universiteti Ludwig-Maximilians në Mynih tani është duke punuar me kurse online. Kursi i tij "Competitive Strategy" ofrohet që prej semestrit veror të vitit 2013 përmes platformës amerikane online "coursera" të Stanford University. Sipas të dhënave për leksionet e tij janë regjistruar 90.000 vetë, por vetëm 17% prej tyre kanë shkruajtur detyrën përfundimtare.

Tobias Kretschmer Professor für BWL an der LMU München EINSCHRÄNKUNG
Fotografi: LMU München

Numri i lartë i braktisjes është një nga kritikat kryesore për kurset online. Përveç kësaj shkencëtarët kanë frikë se studentët në mungesën e interaktivitetit në seminare, do të izolohen. Prof. Kretschmer duke parë kritikat thotë se nuk ka vend për alarm. "Kurset janë një shërbim pa pagesë dhe pengesat për tu regjisturar janë të vogla", thekson Kretschmer. Ata që janë kuriozë mund të regjistrohen kudo dhe nëse kursi më pas nuk përmbush pritshmëritë e tyre, ata mund të largohen. Një luks që nuk mund të ofrohet në studimet normale.

Zgjidhja: nga MOOC në POOC?

Të gjithë janë dakort, që dixhitalizimi do forcohet tek shkollat e larta, por duhet të shkojë në një drejtim ndryshe nga ai në SHBA. Eksperti i arsimit Dr. Jörg Dräger propozon për një ndryshim drejt POOC (Personalized Open Online Courses). Të mos ketë një edukim të standartizuar për masën, por përmbajtje që i përshtatet kërkesave individuale të përdoruesve.

"Potenciali i vërtetë mbetët i papërdorur, për aq kohë sa çdo gjë drejtohet drejt masës", thotë Jörg Dräger. Pjestari i bordit të menaxhimit dhe drejtori shpjegon qartë shanset e POOC. Propozimi i tij: Dixhitalimi duhet të bëjë progres, jo përmes MOOC por POOC. Në këtë aspekt për të është i rëndësishëm balanca mes standartizmit dhe individualizimit. Kjo mund të arrihet përmes një miksimi mes kurseve online dhe prezencës në auditore, ashtu siç janë duke e bërë shumë shkolla të larta në Gjermani. Studenti i ekonmisë Ilja Kantorovitch është optimist dhe shpreson se në të ardhmen edhe në Gjermani kurset online do të jenë pjesë e normës studimore.