1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ludwig-Maximilians-Universität München

Vilma Filaj-Ballvora24 Gusht 2010

S' ka lëndë, që të mos ofrohet në universitetin e Ludvig-Maximilians-të Mynihut.

https://p.dw.com/p/Ov3N
Ndërtesa qëndrore e Universitetit Ludwig-MaximilianFotografi: picture-alliance/ dpa

Rrënjët e universitetit të sotëm Ludwig-Maximilians (LMU)janë të vjetra: Kur duka Ludwigu i Bavarisë dhe Landshutit themeloi universitetin në vitin 1472, lëndët, që ofroheshin, ishin tradicionale. Studimi në fakultetin filozofik- fakultetin e atëhershëm të artistëve- ishte parakushti për studimet në njërin nga tre fakultetet e tjera: atë juridik, të mjekësisë apo teologjisë. Universiteti mban emrin Ludvig- Maximilian për nder të themeluesit, dukës Ludvigu i pasur, si dhe princit Max IV Josef.

"Universitas" në kuptimin e vërtetë të fjalës

Deutschland Bildung Hochschule Spitzenuniversitäten
Universiteti teknik në Mynih, sallë leksioneshFotografi: AP

Askund në Bavari shumëllojshmëria e degëve nuk është sot më e madhe se sa në LMU. Në 18 fakultete ofrohen 150 lëndë. Mund të studjosh gati gjithçka – nga egjiptologjia deri tek stomatologjia. Spektri është i gjërë, nga shkencat humane, tek ato ligjore dhe ekonomike, deri tek ato natyrore dhe mjekësore. Kështu që LMU është një "universitas" në kuptimin klasik të fjalës.


Degë thjesht inxhinierike nuk ka në universitetin, që u shpall zyrtarisht elitar në vitin 2006 – ato studjohen në universitetin teknik të Mynihut, i cili është shpallur gjithashtu universitet elitar.

Elitar në fushën e shkencave natyrore

Suksesin e tij LMU e ka arritur në rradhë të parë nga projektet studimore sidomos në shkencat natyrore. Për shembull koncepti i "Graduate School of Systemic Neurosciences", që ofron programe ndërdisiplimore doktorantësh, që trajtojnë çështjet e funksionimit të trurit. Kjo shkollë e vendosur në "Munich Center for Neurosciences – Brain & Mind" ofron një kombinim të metodave të ndryshme nga bilogjia, computational neurosciences, neurofiziologjia, neuropsikologjia, si dhe teoria shkencore dhe neuropilozofia. Kështu krijohen hapësira për shtrimin e pyetjeve të reja, për metoda dhe koncepte inovative.
Fushat e studimeve, që financohen në kuader të promovimit të studimeve shkencore, janë nanosistemet, studimet për proteinat dhe fotonet.

Kampus universitar i shpërndarë në të gjithë qytetin

Die Ludwig-Maximilians-Universität in München Biozentrum
Qendra biologjike në PlaneggFotografi: AP

Universiteti Ludwig-Maximilian i Mynihut nuk është një kampus universitar klasik. Studentët studjojnë në ambjente të ndryshme universitare të shpërndara në të gjithë qytetin. Krahas ndërtesës qendrore në sheshin motra dhe vëllai Scholl është edhe kampusi i politeknikës në Großhadern, klinika në qëndër të qytetit dhe ndërtesa të tjera në pjesë të ndryshme të qytetit. Në këto godina studjojnë gjithsej rreth 45.000 të rinj e të reja, prej tyre rreth 15 përqind nga jashtë vendi.

Program i gjërë për studentët e huaj

Për studentët e huaj LMU ofron një serë programesh për kohën e lirë. Këtu bëjnë pjesë të ashtuquajturat grupet e vendeve për studentët bullgarë, kinezë, polakë turq apo ukrainas. Përveç kësaj ka një sërë programesh për kohën e lirë.


Autore: Svenja Üing
Redaktoi: Angjelina Verbica