1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina urdhëron vazhdimin e operacionit anti-terror

Angjelina Verbica (dpa, afp)23 Prill 2014

Marrëveshja e Gjenevës rrezikon të bëhet e pavlefshme. Rebelët prorusë në lindje të Ukrainës kryejnë vazhdimisht akte dhune. Tani qeveria në Kiev ndërmerr kundërmasa.

https://p.dw.com/p/1BmRc
Fotografi: picture-alliance/AP Photo

Presidenti Aleksander Turçinov urdhëroi rifillimin e të ashtuquajturit "operacion anti-terror" të forcave të sigurisë në lindje të Ukrainës. Forcat proruse kanë marrë të gjithë rajonin e Donetskut peng, thuhej në një deklaratë të presidentit të publikuar në Kiev. Operacioni ishte pezulluar për festat e Pashkëve.

Turçinov udhëzoi forcat e sigurisë, që të kujdesen, që qytetarët e Ukrainës në lindje të vendit "të mbrohen nga terroristët”. Ai e kishte marrë këtë vendim, pasi u zbuluan dy kufoma me shenja torturash. Njëra nga viktimave duhet të jetë një politikan lokal i partisë proevropiane të ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Qëllohet një avion ukrainas

Mbi qytetin Sloviansk të kontrolluar nga forcat e armatosura proruse sipas të dhënave zyrtare është qëlluar një avion zbulues ushtarak. Avioni i tipit Antonov AN-30 ka disa vrima plumbash, por askush nuk është plagosur, njoftoi ministria e Mbrojtjes në Kiev. Avioni është kthyer në bazën e tij ushtarake dhe është i gatshmëm për veprim.

Në qytetin Kramatorsk luftëtarë të armatosur zunë një tjetër stacion policor. Në këtë mënyrë tha Turçinov, janë bërë të pavlefshme “të gjitha marrëveshjet e arritura në Gjenevë.”

Mbi qytetin Sloviansk u qellua një avion zbulues ushtarak
Mbi qytetin Sloviansk u qëllua një avion zbulues ushtarakFotografi: picture-alliance/dpa

Rusia duhet të zbatojë vendimet e Gjenevës


Të martën në takimin me zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden kryeministri i Ukrainës Arseni Jazenjuk akuzoi Rusinë sërish për përdorimin e forcave speciale në lindje të Ukrainës. Në këtë mënyrë qeveria në Moskë kërkon të prishë zgjedhjet presidenciale në maj. Përveç kësaj Rusia duhet të tërheqë trupat nga rajoni si dhe nga gadishull ukrainas i Krimesë.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje forcave properëndimore dhe proruse për unitet kombëtar dhe që të punojë së bashku për kushtetutën e re, e cila merr parasysh interesat e të gjihtë ukrainasve.

Biden paralajmëroi Rusinë nga një izolim edhe më i madh ndërkombëtar
Biden paralajmëroi Rusinë nga një izolim edhe më i madh ndërkombëtarFotografi: picture-alliance/dpa

Biden paralajmëroi Rusinë nga një izolim edhe më i madh ndërkombëtar, nëse Moska do të vazhdojë t'i mbështesë aktivistët në Ukrainën lindore. "Asnjë komb nuk duhet të kërcënojë një vend tjetër me përqendrimin e trupave të tij në kufi dhe të destabilizojnë kështu situatën", tha Bajden.

SHBA e kanë kërcënuar disa herë Rusinë me sanksione të tjera dhe me "kosto të lartë", në qoftë se Moska nuk do të ndër marrë hapa të shpejtë për realizimin e marrëveshjes për planin e paqes për Ukrainën të arritur në Gjenevë. Vendimet përfshijnë çarmatimin e të gjitha grupeve paramilitare në vend, si dhe lirimin e ndërtesave të zëna administratës dhe shesheve. Rusia kërkon që edhe grupet ultranacionaliste dhe proqeveritare të dorëzojnë armët.

Moska reagon e qetë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) paraqiti një raport të mirë për qeverinë në Kiev. Ministri i Jashtëm zviceran dhe kryetari aktual i OSBE-së Didier Burkhalter lavdëroi në një deklaratë "hapat e parë të autoriteteve ukrainase" për zbatimin e vendimeve të marra më 17 prill nga Rusia, SHBA, Ukraina dhe BE. Burkhalter i bëri thirrje Rusisë, BE dhe SHBA për të mbështetur pa kufizime përpjekjet e autoriteteve të Ukrainës si dhe të misionit të vëzhguesve të OSBE-së. Në misionin e OSBE-së të marrin pjesë edhe pesë rusë. Ata janë stacionuar ai në Kiev, ashtu edhe në metropolin Karkov, njoftoi OSBE.

Në Moskë kryeministri rus Dmitri Medvedevi i premtoi ekonomisë së vendit mbrojtje nga sanksionet e mundshme të SHBA-së dhe BE. Ndihma masive ekonomike për Krimenë nuk do të sjellin ndonjë dëm për rajonet e tjera, bëri të ditur Medvedev në Parlament.

Ministri i Jashtëm zviceran dhe kryetari aktual i OSBE-së Didier Burkhalter
Ministri i Jashtëm zviceran dhe kryetari aktual i OSBE-së Didier BurkhalterFotografi: picture-alliance/dpa

NATO dërgon një formacion për pastrimin e minave në Balltik

Në kuadër të krizës së Ukrainës të martën një formacion i NATO-s për pastrimin e minave është nisur nga Shtetet e Balltikut për në Kiel. Qëllimi kryesor i misionit është, që t'u garantohet shteteve baltike mbështetja e aleancës, tha zëvendës shefi i shtabit të forcave detare të NATO-s, Arian Minderhoud, në Kiel. Formacioni përbëhet nga pesë anije. Gjermania merr në fund të majit komandën e këtij formacioni. Javën e kaluar, NATO njoftoi se do të shtojë praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore.

SHBA të dërgojë rreth 600 ushtarë të këmbësorisë, për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Lituani, Letoni, Estoni dhe Poloni. Qëllimi është një "prani e vazhdueshme”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Një kompani amerikane do të transferohet këtë të mërkurë nga Vicenca e Italisë në Poloni.