1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të dashur lexuese e lexues, opinionet, debati dhe dialogu - janë kategoritë kryesore që do t’i japin fytyrën e re faqes sonë të internetit.

30 Shtator 2014

Ne pozicionohemi mbi temat kryesore që preokupojnë Gjermaninë, por edhe mbi ato globale, rajonale dhe bilaterale - zhvillimet e ngjarje në marrëdhënien gjermano-shqiptare.

https://p.dw.com/p/1DN87

Ne i japim hapësirë opinioneve me një perspektivë gjermane dhe europiane. Pozicioneve, të cilat pasqyrojnë pluralizmin e qëndrimeve, që ekzistojnë për këto çështje në Gjermani.

Ne duam të nxisim debate, të dimë mendimin Tuaj - dhe të hyjmë në dialog me Ju. Diskutoni me ne në funksionin e ri të komentimit në këtë faqe dhe natyrisht përmes Facebook dhe Twitter. Mos ngurroni të na thoni ç’ mendoni për analizat e gazetareve dhe gazetarëve tanë.

Rikonfigurimi i faqes sonë dhe koncepti i ri përmbajtësor janë pjesë e një riorientimi të Deutsche Welle-s, të cilën ne duam ta kthejmë në një ofrues global të informacionit nga Gjermania. Këtu bëjnë pjesë edhe opinionet me qëndrime të qarta nga Gjermania. Sepse ju këtë prisni nga një transmentues publik i Gjermanisë për botën e jashtme.

Ne bashkëpunojmë me gazetat më prestigjioze gjermane, të cilat do ta zgjerojnë spektrin e opinioneve në faqen tonë të internetit.

Deutsche Welle ka si moto: Gazetari të profilizuar me qëndrim të qartë! Kjo sigurisht do të sjellë si pasojë edhe kundërshtime, herë pas here edhe do të polarizojë. Na mundësoni të hyjmë në dialog! Përdoreni ofertën tonë të zgjeruar për të komunikuar!

Ne gëzohemi të dëgjojmë mendimin, sugjerimet e kritikat Tuaja!