1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Terroristët në Ballkan

Stephan Ozsváth12 Qershor 2015

Vendet e Ballkanit po përballen gjithnjë e më shumë me problemin e xhihadistëve. Organizatat ekstremiste gjejnë truall të përshtatshëm kryesisht në vendet e traumatizuara nga lufta si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.

https://p.dw.com/p/1FgHL
Terrorismus Zvornik Bosnien und Herzegowina
Fotografi: DW/E. Musli

Ka shumë ditë që në internet po qarkullullon një video ku mund të shihet "një mesazh" për banorët e vendeve të Evropës Juglindore. Në videon e prodhuar nga Shteit Islamik, në Qendrën e tyre për media Hayat, janë dërguar edhe kërcënime të shumta. "Nëse ke mundësi vendose një lëndë shpërthyese nën makinat e tyre", thërret një mjekrrosh me emrin Salahuddin, sipas të gjitha gjasave nga Bosnja. Ai thërret që të "helmohen të pafetë" dhe "të vriten kudo që janë: në Bosnje, në Serbi, në Sanxhak."

Video-propaganda dëshmon ndryshimin e strategjisë së Shtetit Islamik. A do të hapet tani edhe një front në Ballkan - me ndihmën e atentatorëve individualë? Eksperti për terrorizëm, Peter Neumann nga Londoner King´s College mendon: "Ata po i bëjnë ftesë individëve që të kryejnë aksione të këtilla të tmerrshme."

Kërkesat për bashkëpunim

Një sulm terrorist tronditi shumë banorët e qytetit boshnjak Zvornik, në fund të prillit. Një burrë i armatosur thirri "Allahu akbar" dhe qëlloi për vdekje një polic. Sulmuesi, sipas burimeve të policisë, ka pasur kontakte intensive me një të kthyer nga lufta e Sirisë. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, kërkon angazhimin e përbashkët të kolegëve në rajon dhe paralajmëron: "Pasi lëvizjet nga Evropa në Irak apo Siri kalojnë para së gjithash nëpër Ballkan, dhe këto vende për fat të keq ende ofrojnë truall të volitshëm për radikalizma, siguria jonë varet shumë edhe prej stabilitetit të Ballkanit."

Terrorismus Zvornik Bosnien und Herzegowina
Sulmi në Zvornik, 27.04.2015Fotografi: DW/E. Musli

Vendet e Ballkanit deri tani janë trajtuar vetëm si vende tranzit dhe vendstrehim për xhihadistët. Por predikukesit salafistë janë duke rekrutuar luftëtarë në veçanti në Bosnje dhe në Kosovë. Vetëm nga Kosova kanë shkuar në luftë, sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë, rreth 250 luftëtarë. Edhe në Bosnje ka fshatra të tëra të rrezikuara nga ekstremistët. Politologu boshnjak Vedran Xhihiq nga Universiteti i Vjenës thekson: "Kur shikon shifrat e personave të rekrutuar nga vendet e Evropës, atëherë mund të konstatosh se vendet e Ballkanit janë ndër të parat. Do të thotë: Bosnja dhe Kosova janë në vendet e para. Të rrezikukara janë e gjithë Bosnja, Kosova, disa pjesë të Maqedonisë dhe Serbisë. Në Sanxhak të Serbisë ka pasur prej dekadash elemente dhe tendenca radikale. Ekziston rreziku që këto tendenca të shtohen." Ballkani mbetet edhe një zonë tranziti për xhihadistët. Tani IS i ka cënuar edhe këto vende.

IS-Flagge in Gornja Maoca, Bosnien
Flamuri i IS valëvitet në Gornja Moaca në BosnjeFotografi: Ruben Neugebauer

Kërcënimet e reja

Në videon e fundit të IS, ata llogarisin me frikën e njerëzve. Xhihadistët paralajmërojnë për masakra të reja në Srebrenicë, Mostar apo Gorazhdë. Shteti Islamik premton se do t'i ndihmojë këto vende, me shpresë se do të fitojë simpati dhe mbështetje atje. Por çfarë po bëhet kundër xhihadistëve? Të gjitha vendet e Ballkanit i kanë ashpërsuar rregullat ligjore. Janë shtuar edhe përndjejkjet dhe arrestimet. Eksperti për terrorizmin Peter Neumann thotë se duhen nxjerrë mësime nga strategjia e përdorur në futboll. "Me rëndësi është që këtyre personave t'u merren pasaportat, para se të udhëtojnë. Për këtë duhet të ketë baza ligjore. Në Britaninë e Madhe për shembull, ekzistojnë rregullat që janë nxjerrë për të luftuar huliganizmin në stadiume. Këto mund të aplikohen edhe tani, sepse prioriteti kryesor është që të evitohet udhëtimi i këtyre personave."