1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Teatri surreal i Silvio Berlusconit

Kirstin Hausen, Amarildo Topi21 Shtator 2013

Ish-kryeministri italian u është drejtuar sërish qytetarëve italianë: në një video mesazh 16 minutësh Berllusconi paraqet veten si një viktimë të pafajshme të drejtësisë dhe përndjekjes politike.

https://p.dw.com/p/19lD2
Fotografi: picture alliance/ROPI

Në fakt është gjithçka shumë e thjeshtë. Sipas ligjeve italiane një deputet, i cili dënohet me më shumë se dy vjet burg duhet të heqë dorë nga funksionet e tij politike. Silvio Berlusconi u dënua me katër vjet heqje lirie nga drejtësia italiane, por pavarësisht kësaj ai ulet sërish në karrigen e tij në Senat. Votimi për përjashtimin e Berlusconit është shtyrë disa herë dhe nuk është ende e qartë nëse ai do të heqë dorë nga posti i tij.

Si gjithmonë kur punët janë pisk, Berlusconi fiton kohë. Kohë për të blerë votat e nevojshme? Dyshimi është me vend sepse në të kaluarën ai ka ndjekur këtë metodë ilegale por efeketive, për të korruptuar parlamentarët e tjerë. Në këtë mënyrë Silvio Berlusconi arriti të hidhte poshtë qeverinë e Romano Prodit, pasi i pagoi tre milionë euro Senatorit Sergio De Gregorio dhe fondacionit të tij, në mënyrë që ai dhe kolegët e tij të kalonin në kampion politik të Berlusconit. Gjykata e Napolit është duke ndjekur këtë çështje, pasi ishtë vetë De Gregorio ai që akuzoi me pas Berlusconin. Ky është vetëm një nga procesët në vazhdim kundër tij.

Silvio Berlusconi Referendum Justiz Gerechtigkeit Menschenrechte Unterschrift
Fotografi: Reuters

I pafajshmi Berlusconi

Berlusconi ankohet se është viktima e preferuar së drejtësisë italiane. Ata duan ta „asgjësojnë“ me anë të drejtësisë sepse politikisht askush nuk mund ta mundë.

Në një video 16 minuta ku i adresohet publikut italian Berlusconi shfaqet mbrapa një skrivanie në vilën e tij në Arcore dhe akuzon Gjykatën e Prokurorinë se ‚duan të shaktërrojnë‘ familjen, miqtë dhe punonjësit e tij ‚pa patur asnjë provë‘. Ai pretendon se ka vuajtur 50 procese kundër tij dhe nuk është dënuar asnjëherë, çka nuk është e vërtetë. "Gjashtë gënjeshtra në 16 minuta", numëron Massimo Giannini, kryeredaktor i së përditshmes La Repubblica.

Marina Berlusconi, vajza e ish-kryeministrit italian
Marina Berlusconi, vajza e ish-kryeministrit italianFotografi: Getty Images

I çuditshëm, surreal dhe komik pa dashje

Në mënyrë jo të vullnetshme ai shfaqet qesharak në video. Berlusconi në mënyrë teatrale rreh gjoksin se e do Italinë, bën thirrje për rebelim dhe flet për vetëmbrojtje. Saktësisht 20 vjet më parë ai bënte propagandë për "Forza Italia" si një parti të qytetarëve të ndershëm që do të kundërshtonte poltikat e taksave të larta të shtetit dhe do të ishte gardiane e demokracisë. Pra Berlusconi ofron një teatër surreal, çka ka bërë që mediat italiane dhe portalet online të reagojnë me zemërim dhe ironi. Qindra barcaleta janë duke qarkulluar si përgjigje pas fjalimit të tij.

Shqetësim për qendrueshmërinë e qeverisë

Në videon e tij Berlusconi nuk shprehet për qeverinë e Enrico Lettës, por pjestarë të kabintetit të Partisë Demokratike janë të shqetësuar për qendrueshmërinë e koalicionit qeverisës. Shumë nga ministrat e Berlusconit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë një përjashtim të shefit të tyre nga Senati dhe rrëzim të Lettës.

Partia e Berlusconit, PDL, ka lidhur fatet e saj me atë të shefit. Nëse ai do të binte atëherë edhe struktura e partisë do të pësonte kolaps si një shtëpi prej letrash dhe asnjeri nuk do të rrezikojë të ardhmen politike. Një gjë e tillë është normale në një vend kur deputetët tërhiqen nga interesat personale dhe jo idealet. Duke ndjekur moton "Nuk pështyhet në pjatën ku ke ngrënë" ata thonë se Berlusconi është i pafajshëm.

Berlusconi nuk ka shumë kohë

Komisioni i Senatit do të votojë për përjashtimin e Berlusconit, koha po troket. Por pavarësisht kësaj 76 vjeçari nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij politike. Ai sapo inaguroi zyrat e reja qendore të partisë "Forza Italia" dhe deklaroi se do të vazhdojë të bëjë politikë edhe nëse humbet vendin e tij në Senat. Si kandidate udhëheqëse në zgjedhjet e ardhshme mendohet të jetë vajza e tij e madhe Marina.

Me babain e saj ajo nuk ka të përbashkët vetëm dobësinë për operacionet plastike, por edhe dëshirën për të patur pushtet. Si presidente e Fininvest ajo do të bëhet edhe deputete në dirigjimin e Berlusconit dhe më pas babai i saj mund të përqëndrohet në talentin e saj prej aktoreje.