1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ekonomia

Të moshuarit dhe gratë duhet të plotësojnë mungesën në profesionet teknike

Puna në profesionet teknike është e sigurtë dhe paguhet mirë. Por ky sektor ankohet për mungesë të vazhdueshme të punonjësve të kualifikuar. Një studim i ri paraljmëron që të merren masa për të ndryshuar këtë situatë.

Ekonomia gjermane ka nevojë për më shumë njerëz, të cilët dëshirojnë të punojnë në profesionet teknike dhe shkencore. Numri i akademikëve me kompetenca në fushat e matematikës, shkencave kompjuterike, shkencave natyrore dhe teknike (MINT) është rritur me rreth 59.000 nga vitet 2005-2010, ndërsa numri i punëtorëve të kualifikuar me rreth 96.000. Të dhënat vijnë nga raporti i pranverës i Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln (IW), qö është prezantuar tani në Berlin. Raporti tregon se kërkesa për punonjës të kualifikuar në këto degö po mbulohet gjithnjë e më shumë me njerëz të moshuar, gra dhe njerëzit me sfond emigracioni.

Por sipas llogaritjeve të IW kjo nuk është e mjaftueshme. "Ndër tetë nga dymbëdhjetë kategoritë e këtyre degëve për akademikë ka më shumë vende vakante sesa të papunë", konstaton Michael Huether i IW. Aktualisht janö gjithsej 122.800 vende pune, që nuk mund të mbulohen. Huether supozon se me ndryshimin demografik situata do të përkeqësohet më tej, dhe deri në vitin 2020 do të mungojnë 1.4 milionë punonjës në degët teknike.

Në laboratorin e insitutit të Biokimisë në Universitetin Friedrich- Schiller në Jena

Në nivelin e akademikëve do to mungojnë 156.000 të punësuar. "Mungesa e punonjësve të profesioneve teknike mund të rrezikojë perspektivat reale të rritjes ekonomike", paralajmëron studiuesi i ekonomisë. Ai këshillon që punonjësit në këto profesione të lejohen të punojnë një vit më gjatë dhe që gratë të interesohen më shumë për profesionet teknike dhe shkencore.

Shanset për gratë

Kjo e fundit është një shqetësim kryesor për Thomas Sattelberger. Ish shefi i kuadrit të Telekomit angazhohet për tërheqjen e të rinjve në këto degë. Ai kryeson tani iniciativën "Të krijojmë të ardhmen e profesioneve teknike". "Aktualisht përqindja e grave ndër të diplomuarit në këto degë është rreth 30-40 për qind dhe "për ta ndryshuar këtë duhet të fillojmë të zgjojmë interesin për profesionet tona qysh në kopshte dhe shkolla." Sattelberger-in e shqetëson fakti, që ndër dëshirat e vajzave dhe grave për të zgjedhur profesionin, një profesion teknik (dizenjatore) vjen në vendin e 44. Ato e imagjinojnë më parë veten si edukatore kopshti, sekretare, se sa inxhiniere. "Gratë në degët teknike i presin karriera të shkëlqyera", thotë Sattelberger. Ata do të merrnin atje më shumë përgjegjësi dhe do të fitonin më mirë.

Vajzat duhet të interesohen më shumë për profesionet teknike

Sipas lobistëve të profesioneve teknike kushtet e punës në profesionet teknike janë përrallore jo vetëm për gratë. Oliver Zander, drejtues i shoqatës së industrisë dhe metaloelektrike (M + E), thekson se aftësitë matematikore dhe shkencore në përgjithësi e lehtësojnë rrugën për në pozicione më të larta. Profesionet teknike ai i sheh si një biletë për bërë karrierë. "57 për qind e të diplomuarve në këto degë vijnë nga familje të thjeshta", thotë Zander.