1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Superfoto me dy klikime - Fotografia në Instagram

Silke Wünsch/Lindita Arapi19 Gusht 2014

Miliona amatorë postojnë fotografitë ndryshme në rrjetin Instagram. Miliona foto kanë vërshuar në këtë platformë. Sa mund të rrezikojnë ata fotografinë profesioniste. Një vështrim në 175 vjetorin e fotografisë.

https://p.dw.com/p/1CwuU
Instagram
InstagramFotografi: Instagram

Justin Bieber ka 20 milionë fansa në platformën e tij fotografike në Instagram. Ylli i popit poston me shumë zell "selfies", fotografi automjetesh, takime me miq, me cigare në pishinë. Ndërsa këngëtarja tjetër e njohur, Rihanna me 1,2 milionë fansa tregon në foto fundin e saj të ri, byzylykun e dorës, këpucët e reja. Boris Becker, ish-ylli i tenisit me 45.000 fansa poston foto të tij, të djemve apo proverba. Po kështu miliona vetë në botë ndjekin shembullin e yjeve dhe postojnë ç'të mundin: Gishtërinjtë e sapolyer me manikyr, tavolinën e shtruar bukur për mëngjes, një selfie me mikun më të mirë pas festës së një nate më parë. Instagram ofron momente që njerëzit duan t'i ndajnë me të tjerët.

Justin Bieber
Justin BieberFotografi: Getty Images

Kjo platformë fotografike tingëllon fillimisht si një pikëtakimi në rrjet, ku një fotograf profesionist nuk futet. Realisht nuk është kështu: Shumë artistë e përdorin Instagramin për të prezantuar punimet e tyre - dhe kanë qindra mijë fansa.

Fotografi amerikan Kevin Russ (http://instagram.com/kevinruss) me javë të tëra me makinë, fotografon peizazhe dhe natyrën e egër, po ashtu edhe kolegu i tij kanadez, Janske, (http://instagram.com/janske:Janske) i poston fotografitë në rrjetin instagram. Në këtë platformë të bie shpejt në sy se dizajnerët janë artistët më të dashur, aty bën pjesë edhe fotografi berlinez Sebastian Weiss, me më shumë se 110.000 fansa që shohin fotografitë e tij arkitekturore.

Rrokje duarsh në formë digjitale

Weiss fokusohet tek detajet e ndërtesave dhe ka stilin e tij të ngjyrës. Grafisti është i entuziazmuar për platformën: "Instagram është një mundësi shumë personale për të shkëmbyer fotografi. Fotografinë unë e bëj me smartphone, dikush tjetër e shikon atë në celularin e tij, të duket sikur i dikujt tjetër i jep dorën - pra një lloj rrokje duarsh në formë digjitale. Fotografi gëzohet për komentet që i bëjnë përdoruesit. "Një grua më shkroi njëherë, se pas një ditë të vështirë pune kishte parë në internet fotot e mia dhe është ndjerë mirë. Ishtë një gjë shumë e bukur."

Vërtet në Instagram sundon një atmosferë pozitive. Aty ka lëvdata, duartrokitje, "Like" sa të duash. Disa dërgojnë falënderime ose iu përgjigjen pyetjeve të fansave. "Gjithësekush ka gjetur këtu atë që dëshiron", thotë fotografi Sebastian Weiss. Njerëzit zhvillojnë stilin e tyre, nuk ka rëndësi për çfarë bëhet fjalë, për modë, peizazh apo njerëz."Sigurisht që ka shumë foto pa cilësi, po çdo fotografi ka të drejtën e saj".

Gjithkush fotograf?

Fotografi në Instagram
Fotografi në InstagramFotografi: Instagram/systasly

Artisti fotograf nga Këlni Mario van Middendorf nuk e përdor këtë platformë. Për të fotografitë janë shumë të vogla. Sipas tij fotografitë me cilësi kanë nevojë për formate të mëdha - gjë që nuk është e mundur me Instagram. Në rast so do të zmadhosh foto të tilla, atëherë ato e humbasin cilësinë. "Është për të ardhur keq. Unë i marr seriozist njerëzit që postojnë fotografitë aty, madje ka mjaft të ambicionuar."

Por ai nuk e sheh si konkurrencë Instagramin. Gjithçka fillon me mjetet e punës. "Unë përdor një kamera reflektuese të cilësisë së lartë, të tjerë përdorin smartphone për të bërë fotot, gjithsekush ka metodat e tij. Por ai pohon se "spontaniteti tek fotot që ofron Instagram është i paarritshëm. Interesante është edhe fakti që fotografitë përpunohen drejtpërdrejt aty ku edhe bëhen. Në celular."

Bashkëjetesë paqësore

Por kush ka aftësinë për të kapur momentin e fotografisë mund të bëjë foto shumë të mira edhe me një kamera të smartphne. Ndërkohë që një fotograf të patalentuar nuk e ndihmon as superkamera. Vërtet bëhet fjalë për dy botë që mund të ekzistojnë paralelisht njëra-tjetrës. Shumë profesionistë që kanë kontakte në Instagram lëvdojnë edhe fotografët amator kur bëjnë një foto të mirë. Ata nuk kërkojnë milionë fansa, por të shkëmbejnë mendime për fotot e bëra. Këtë e pohon edhe fotografi Sebastian Weiss: "Ne nuk jemi në konkurrencë me prominentët që fotografojnë hamburgerët e kafshuar për t'i nxjerrë në Instragram. Për ta fotografimi është një fenomen shoqërues i ekzistencës së tyre." Për fotografin Instagram është një shans i madh, një lloj demokratizimi i fotografisë.