1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studim i Këshillit të Evropës: „Dhuna kundër grave është përdhunim i të drejtave të njeriut"

Susane Krause27 Nëntor 2008

Publikohet studimi i ri i Këshillit të Evropës për çështjen se si duhet luftuar dhuna kundër grave dhe si mund të krijohen standardet minimale në ofrimin e ndihmës.

https://p.dw.com/p/G2g4
Fotografi: AP

Dhuna kundër grave është përdhunim i të drejtave të njeriut". Kjo është fjalia e parë e një studimi që Këshilli i Evropës publikoi këtë javë. Në këtë raport 66 faqesh thuhet se si duhet luftuar dhuna kundër grave dhe si duhet ofruar ndihma. Ky studim është pjesë e një plani aksioni të Këshillit të Evropës, që kërkon të rrisë vëmendjen e politikanëve dhe të popujve për nivelin e dhunës në familje. Raporti i ri duhet të përgatisë rrugën për një marrëveshje mbarevropiane me qëllim që t`i jepet fund dhunës kundër grave.

Liz Kelly e di shumë mirë se si mund të ndimohen gratë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale. Kelly jep mësim në London Metropolitan University për temën e dhunës kundër grave dhe në studimin e saj për Këshillin e Evropës ajo kërkon realizimin e një serie standartesh: "Së pari një grua që ka qënë viktime e dhunës seksuale ka nevojë për një mundësi që të flasë dhe të mendojë për atë çka i ka ndodhur. Në mënyrë që ajo të arrijë ta quajë dhunën dhunë. Sepse shpesh gratë kanë tendencën e minimizimit të akteve të dhunës. Ndihmë në punën reflektuese mund të japë një numër telefoni në një zyrë këshëllimore, po ashtu si grupet të ashtuquajtura "ndihmë për vetëndihmë". Në fund grave u duhen treguar mjetet dhe rrugët për tu mbrojtur nga dhuna. Këtu ka mundësira të ndryshme për të riparuar dëmet e shkaktuara nga aktet e dhunshme."

Kelly rreshton disa mundësi, njëra është përpjekja për zhvillim procesesh gjyqësore kundër dorasve, sipas rastit procese të të drejtës civile ose të të drejtës penale. Vajtja në një "shtëpi grash" ose "shtëpi për njerëzit e larguar". Marrje ndihme nga specialistët për të ndryshuar raportet e dhunshme ose largimin nga dhunuesi. Të gjitha këto përfshihen në fushën problematike të dhunës në familje. Në studimin e saj Kelli kërkon shprehimisht që në studim të përfshihen të gjitha llojet e dhunës kundër grave. Si për shembull edhe ngacmimet seksuale, dhumini ose keqpërdorimi i minorenëve.

"Ne flasim edhe për atë që gratë viktima të dhunës së tillë të kenë mundësi të marrin ndihmë mjekësore në atmosferë të ngrohtë mirëkuptimi, që do të thotë që një grua duhet të bëjë analizat. Që në proceset hetimore duhet të ruhet sfera private dhe dinjiteti i viktimës. Që na duhen zyra ndihme dhe këshëllimore, që të mund të jenë në gjendje të merren me të gjitha llojet e dhunës."

Këshilla, mbrojtje, ndihmë ligjore dhe njerëzore, të gjitha këto bëjnë pjesë sipas Liz Kellyt në kujdesin bazë për të mbrojtur gratë nga dhuna seksuale. Një kërkesë minimale, standartet e të cilës nuk i ka arritur asnjë vend në Evropë: "Sot gjendja është kështu: në vetë vendet që bëjnë shumë për viktimat femërore të dhunës, oferta për t`i ndihmuar ato në vendin e vet, është e kufizuar. Nëse kanë fat, gratë ndodhen në një vend ku kanë mundësi të marrin ndihmën. Nëse jetojnë diku tjetër atëherë nuk kanë mundësi të venë në përdorim të drejtën e tyre për të marrë ndihmë. Në të gjitha këto dhjetë vitet e fundit Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian kanë organizuar fushata kundër dhunës në familje. Falë tyre kudo janë ngritur "shtëpitë e grave" dhe "vende për njerëzit e ikur". Ekspertët mendojnë se në çdo 10 mijë banorë duhet të ekzistojë një vend ku mund të jetojnë një nënë dhe një fëmijë në nevojë.

Autorja e studimit Kelly raporton se Gjermania, Hollanda, Irlanda dhe Austria janë duke e arritur këtë qëllim. Shembull shumë të mirë jep Suedia e cila ka ngritur edhe në zonat rurale vende ku mund të shkojnë gratë e keqtrajtuara. Si pionere në këtë fushë shihen Britania e Madhe dhe Skocia: Këto vende kanë sot të gjitha ambientet e duhura për tu kujdesur për gratë e keqtrajtuara për shkak të gjinisë. Ndër to edhe për krimet e bëra në emër të nderit, martesat e detyruara dhe gjymtimet seksuale. Kjo është e nevojshme të bëhet në gjithë kontinentin, thotë Jan Kleijssen, drejtor për vendosjen e standarteve në Këshillin e Evropës: "45 për qind e grave në Evropë konfrontohen në jetën e tyre me dhunën fizike. Mbi 15 për qind e grave mbi 16 vjeç kanë patur një lloj marrëdhënie me një partner i cili i ka konfrontuar me dhunë. Kostot e kësaj dhune janë të mëdha. Studimet kanë treguar se në vende si Spanja ose Mbretëria e Bashkuar, kemi të bëjmë me harrxhime miliarda eurosh, sepse dhuna sjell me vete kosto ekonomike."

Në studimn e saj Liz Kelly jep edhe shembuj pozitivë, të cilat duhet të futen në jetën e përditshme në të gjithë kontinentin. Në Danimarkë gratë e rrahura kanë të drejtën ligjore të vendosjes në një vend të komunës. Në Luksemburg shteti dhe organizatat joqeveritare punojnë dorë më dorë për të përmirësuar standartet kualitative të kujdesit për viktimat. Në Bosnjë dhe në Hercegovinë, qeveritë kanë vendosur norma për ambientet shtetërore ku vendosen të ikurit nga dhuna famuljare dhe nga tregtia me mishin e bardhë.

Kelly këshillon që shoqatat që kujdesen për viktimat e dhunës seksuale, të përvetësojnë principet e shtëpisë së grave në Beograd. Principi 1 thotë: t`i besosh grave, 2.: të mos i fajësosh gratë, 3.: të forcosh përgjegjësinë e tyre personale. Edhe këto mund të vendosen si norma të marrëveshjes së re, që është duke përgatitur Këshilli i Evropës në luftën kundër dhunës ndaj grave.