1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas Parisit: Ç'do të sjellë konferenca për Sirinë në Vjenë?

Kersten Knipp15 Nëntor 2015

Në Vjenë vendet arabe dhe perëndimore diskutojnë për mundësitë e përfundimit të konfliktit në Siri. Pas sulmeve të Parisit lufta e përbashkët kundër terroristëve të IS mund të ndihmojë për të kapërcyer ndasitë në rajon.

https://p.dw.com/p/1H65m
Fotografi: picture-alliance/H. Punz

Parisi është në Vjenë shumë prezent. Të premten në mbrëmje ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier shikonte së bashku me presidentin francez Francois Hollande ndeshjen e futbollit mes vendeve të tyre, kur dy kamikazë hodhën veten në erë para stadiumit. Tani Steinmeier është në Vjenë, me vete ka përshtypjet e terrorit vrastar.

Ka shumë mundësi që sulmet e Parisit t'u japin hov të ri bisedimeve të Vjenës. Për të gjithë pjesëmarrësit duhet të jetë e qartë se kundër sulmeve terroriste nuk ekziston një recete të caktuar. Në fund të fundit terroristët mund të godasin kudo. Rusët e përjetuarn këtë javën e kaluar, kur organizata terroriste "Shteti Islamik" (IS) mori përsipër atentarin ndaj avionit rus, ku gjetën vdekjen 224 pasagjerë.

Masa të rrepta sigurie për konferencën për Sirinë në Vjenë
Masa të rrepta sigurie për konferencën për Sirinë në VjenëFotografi: picture-alliance/H. Punz

Kërkohet gatishmëri për kompromis

Tani Parisi. Me më shumë se 120 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, një pjesë e tyre rëndë. Terrori është global. Ai me sa duket nuk njeh kufij – dhe ky duhet të jetë shkas për afrimin e 17 kombeve të mbledhura në tryezën e bisedimeve. Pjesëmarrësit duhet t'i kapërcejnë kornizat e tyre, për të arritur në një agjendë të përbashkët kundër terrorizmit.

Kjo kërkesë vlen sidomos për shtetet e Gjirit nën kryesimin e Arabisë Saudite. Ata e kanë të vështirë të ulen në një tryezë me iranianët. Jo vetëm sepse ata nuk duan të shohin më Bashar al-Assadin të krye të shtetit sirian, ndryshe nga iranianët, që vazhdojnë ta mbështesin atë. Por edhe sepse që të dyja fuqia sunite Arabia Saudite dhe fuqia shiite Irani luftojnë aktualisht kundër njëri-tjetrit për ndikim në shumë vende. Kjo duket qartë në Siri, por edhe në Irak, në Liban dhe Jemen, ku të dy vendet konfrontohen me njëri-tjerin, në forma dhe intensitete të ndryshme.

Zi në Paris pas atentateve
Zi në Paris pas atentateveFotografi: DW/L. Scholtyssyk

Testimi i partneriteteve të reja

Arabia Saudite ka frikë se Irani me përfundimin e suksesshëm të negociatave bërthamore mund të përmirësojë pozicionin e tij ndërkombëtar. Shqetësimi është se rivali i betuar mund ta përdorë atë për të zgjeruar pushtetin e tij në politikën e jashtme.

Gjithsesi kohët e fundit ka patur lëvizje: Politikanët sauditë kanë qenë për vizitë në Moskë. Rusia së bashku me Iranin është një nga aleatët më të ngushtë të regjimit të Asadit. Edhe mbreti saudit Salman bin Abdulaziz do të shkojë këtë vit për bisedime në Moskë. Vizita ka efektin e një sinjali.

Grindje lidhur me opozitën siriane

Gjithsesi afrimi nuk ka për të qenë fare i thjeshtë, mendon eksperti për Lindjen e Mesme, Günter Meyer. Sepse Rusia dhe Arabia Saudite nuk bien dakord në çështjen, se kush nga opozita siriane duhet trajtuar si bashkëbisedues. SHBA dhe Franca dhe me to edhe Arabia Saudite duan të lejojnë vetëm grupin "Miqtë e Sirisë". Në këtë pikë, mendon Meyer, mund të dështojë edhe raundi i fundit i bisedimeve të Vjenës. "Sepse ky përbën një ndryshim radikal në krahasim me qasjen pozitive të raundit të parë të bisedimeve. Anëtarët e Katërshes duan të evitojnë që grupet dhe shoqatat opozitare, të cilat janë grupime mjaft të moderuara, të pranohen në tryezën e bisedimeve."

Shkaku i ngrindjes është se cili nga këto grupe do të vendosë për fatin politik të Sirisë pas Asadit. Kundër disa prej grupimeve opozitare siriane, në rradhë të parë ndaj "Komitetit kombëtar koordinues për ndryshimin demokratik" të krijuar nga grupet e majta, kanë shumë rezerva shtetet konservatore arabe. Ata kanë frikë se këto forca mund të rrezatojnë një forcë demokratike laike, e cila mund të shtrihej edhe në vendet e tyre.

Vatër lufte: Siria e shkatërruar
Vatër lufte: Siria e shkatërruarFotografi: picture-alliance/Anadolu Agency/B. El-Halebi

Kundërshtari i përbashkët IS

Shtetet e mbledhura në Vjenë bien dakord vetëm në një pikë, se nuk duan ta pranojnë terrorin e vazhdueshëm të grupeve xhihadiste si IS dhe fronti Nusra. Sulmet e Parisit kanë treguar se sa kërcënues është IS jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën. Ai me sa duket është në gjendje të mobilizojë pasues në vende të ndryshme për sulme gjenocidale. Kështu ky 13 nëntor është shkak për të forcuar përpjekjet për një pozicion të përbashkët.

Sigurisht me luftën kundër terrorizmit është bërë vetëm hapi i parë. Prandaj në konferencën e Vjenës në rendin e ditës nuk janë vetëm veprimet ushtarake, por edhe angazhimi humanitar. Kjo e fundit mund t'i shërbejë më gjatë shteteve se sa thjeshtë lufta kundër IS dhe grupeve të tjera xhihadiste.