1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Erdogani deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale

28 Maj 2023

Në përfundim të zgjedhjeve të para të balotazhit në historinë e Turqisë presidentit islamik-konservator Rexhep Tajip Erdogan e shpall veten fitues.

https://p.dw.com/p/4RvDA
Erdogani deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
Erdogani deklaron fitoren në zgjedhjet presidencialeFotografi: Murad Sezer/REUTERS

Pas numërimit të rreth 98 për qind të kutive të votimit presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan kryeson me rreth 52 për qind të votave. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu sfidanti i tij Kemal Kiliçdaroglu mori 48 për qind të tyre. Agjencia pro-opozitare Anka njoftoi se Kiliçdaroglu kishte fituar 49 përqind vota kurse Erdogani 51 përqind.

Pas mbylljes së qendrave të votimit agjencia Anka njoftoi se mes kandidatëve ka një garë kokë më kokë, me avantazhe të lehta për kandidatin e opozitës.

Turqi: Zgjedhjet e para të balotazhit në historinë e vendit
Turqi: Zgjedhjet e para të balotazhit në historinë e venditFotografi: Ozan Kose/AFP

Pak para përfundimit të numërimit të votave presidenti Rexhep Tajip Erdogan e shpalli veten fitues në balotazhin e zgjedhjeve për president. "Ne do të drejtojmë vendin edhe për pesë vitet e ardhshme," thirri Erdogani përpara mbështetësve të tij që ishin bledur dhe brohorisnin në Stamboll.

Rexhep Tajip Erdogan kryeson në zgjedhjet presidenciale në Turqi
Rexhep Tajip Erdogan kryeson në zgjedhjet presidenciale në TurqiFotografi: Khalil Hamra/AP/picture-alliance

Sipas njoftimeve nga dyja agjencitë e lajmeve pjesëmarrja në balotazh ishte rreth 85 për qind, pra pak më e ulët se në raundin e parë. Në zgjedhjet e 14 majit votuan rreth 87 për qind e atyre që kishin të drejtë vote.

Zgjedhjet e para të balotazhit në historinë e vendit

Presidentit islamik-konservator Rexhep Tajip Erdogan doli në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë dukshëm më mirë nga sa kishin parashikuar anketetimet, duke fituar 49.5 për qind të votave, por humbi shumicën absolute që i nevojitej për fitore. Kundërshtari i tij socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu, mori 44.9 përqind të votave.

Presidenti turk, Erdogan gëzon sidomos mbështetjen e turqve konservatorë
Presidenti turk, Erdogan gëzon sidomos mbështetjen e turqve konservatorëFotografi: Jeff J Mitchell/Getty Images

Presidenti turk, Erdogan gëzon sidomos mbështetjen e turqve konservatorë, që ndjeheshin të diskriminuar në një Turqi laike. Por popullariteti i tij ka rënë pas problemeve të mëdha të shkaktuara nga inflacioni.

Kurse sfiduesi i tij, Kemal Kiliçdaroglu, premtoi para votimeve se do ta drejtonte Turqinë me një kurs të ri, do të ripërtërinte demokracinë pas vitesh të shtypjes shtetërore të Erdoganit, do të kthehet tek një politikë e qartë ekonomike dhe do të përmirësojë marrëdhëniet me perëndimin. Po ashtu ai premtoi edhe lirimin e mijëra të burgosurve politikë.

PP (dpa, Reuters, afp)