1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta më e madhe në Serbi pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit

30 Dhjetor 2023

Mijëra vetë dolën rrugë të shtunën në Beograd duke akuzuar qeverinë e presidentit, Aleksandar Vuçiq për manipulime zgjedhore. Protestuesit kërkuan anulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

https://p.dw.com/p/4airq
Pamje nga protesta
Fotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance

(E akt.)Në Beograd u zhvillua të shtunën protesta më e madhe pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Mijëra vetë dolën rrugë duke akuzuar qeverinë e presidentit, Aleksandar Vuçiq për manipulime zgjedhore dhe kërkuan në Beograd anulimin e rezultateve. Në mitingun në Beograd politikanja e opozutës, Marinika Tepic u shpreh se zgjedhjet duhet të përsëriten. Politikani opozitar, Radomir Lazovic kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Vuçiqit që zgjedhjet e reja të zhvillohen të lira dhe të drejta. Nuk pati raportime për raste dhune.

Protesta e studentëve në Beograd
Protesta e studentëve në Beograd Fotografi: Andrej Isakovic/AFP

Në shenjë proteste pas dyshimeve për manipulime zgjedhore qindra vetë demonstruan edhe të premten në kryeqytetin serb, Beograd dhe bllokuan një udhëkryq të rëndësishëm të kryeqytetit. Demonstruesit ngritën çadrat në udhëkryqin e bllokut qeveritar dhe kanë bërë të ditur se qëndrojnë aty 24 orë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. Shumica e demonstruesve janë studentë, kërkojnë anulimin e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve dhe zgjedhje të reja.

Studentët bllokojnë një udhëkryq në Beograd
Studentët bllokojnë një udhëkryq në BeogradFotografi: Andrej Isakovic/AFP

Partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka fituar qartë sipas të dhënave zyrtare zgjedhjet më 17 dhjetor. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë raportuar për një sërë parregullsish në votime. Sipas aleancës më të madhe opozitare, "Serbia kundër dhunës" ndër të tjera janë sjellë me autobusë dhjetëra mijëra banorë nga Republika Srpska për të votuar ilegalisht në Beograd. Të shtunën përsëriten votimet në 30 qendra zgjedhore. Në protestat e së premtes në mbrëmje në udhëkryqin e Beogradit kanë marrë pjesë krahas studentëve edhe qindra qytetarë të tjera që ishin mbledhur më parë para Komisionit Qendror Zgjedhor, sipas DPA.

Në ditët e kaluara në Beograd ka pasur rregullisht protesta në Beograd me bllokime rrugësh dhe mitingje të tjera. Fundjavën e shkuar demonstruesit hodhën gurë mbi ndërtesën e bashkisë së Beogradit dhe u përpoqën ta mësynin atë. Më shumë se 30 demonstrues u ndalën nga policia.

Vala e protestave në Serbi -kërkohet rivotim për Beogradin

 

la/dpa