1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti francez shpreh solidaritetin e tij me Izraelin

24 Tetor 2023

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi Izraelin për të shprehur solidaritin e tij. Po ashtu Macroni kërkoi një qasje politike ndaj konfliktit me palestinezët.

https://p.dw.com/p/4XzAQ
Jeruzalem | Presidenti francez Macron me homologun e tij Izçak Herzog
Presidenti francez Emmanuel Macron me homologun e tij Izçak Herzog.Fotografi: Christophe Ena/Pool/Reuters

Presidenti francez Emmanuel Macron takoi në Izrael homologun e tij Izçak Herzog. "Jam këtu për të shprehur solidaritetin tonë, sot dhe nesër”, tha mysafiri nga Parisi. "Ajo që ndodhi nuk do të harrohet kurrë." Është detyrim të luftosh kundër grupeve terroriste, por pa e rritur konfliktin.

Presidenti izraelit Herzog tha se vendi i tij nuk po kërkon konfrontim me Hizbollahun në Libanin fqinj. Përkundrazi fokusi është përqëndruar në luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës. "Por nëse Hizbollahu na tërheq në luftë, duhet të jetë e qartë se Libanido të paguajë çmimin”.

Jeruzalem | Presidenti francez Macron me homologun e tij Izçak Herzog
Presidenti francez Macron me homologun e tij HerzogFotografi: Christophe Ena/Pool/Reuters

Kohët e fundit ka pasur disa përleshje në rajonin kufitar. Hizbollahu, i cili mbështetet nga Irani, klasifikuar si organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera. Kurse BE-ja konsideron si grup terrorist vetëm krahun e armatosur të Hizbollahut.

Macron: Qasje politike ndaj konfliktit me palestinezët

Para takimit të tij me Herzogun presidenti francez Macron takoi të afërmit e qytetarëve francezë që u vranë në sulmin e madh të Hamasit ose u rrëmbyen si pengje në Rripin e Gazës. Ai u takua më pas me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Netanjahu deklaroi se pas luftës në Rripin e Gazës, askush nuk do të jetojë më "nën tiraninë e Hamasit”. Megjithatë, lufta mund të zgjasë.

Jeruzalem: Konferenca e shtypit Macron me kryeministrin Benjamin Netanjahu
Konferenca e shtypit Macron me kryeministrin Benjamin Netanjahu ne Jeruzalem Fotografi: CHRISTOPHE ENA/AFP

Në deklaratën e tij për shtyp presidenti Macron theksoi se duhet të ketë një "rinisje vendimtare" të procesit të paqes me palestinezët. "Stabiliteti në Lindjen e Mesme do të jetë i mundur vetëm nëse Izraeli lejon edhe një qasje politike ndaj konfliktit me palestinezët."

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi edhe grupin militant libanez Hizbollah dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin, që të mos i hyjnë "rrezikut të përshkallëzimit rajonal".

Macron takohet edhe me presidentin palestinez Mahmud Abas

Presidenti francez u takua edhe me krerët e opozitës Jair Lapid dhe Beni Gantz, si dhe me presidentin palestinez Mahmud Abas. 

Presidenti Macron takohet edhe me presidentin palestinez Mahmud Abas
Presidenti Macron takohet edhe me presidentin palestinez Mahmud AbasFotografi: Christophe Ena/dpa/picture alliance

Rripi i Gazës është nën sundimin e Hamasit, kurse zonat e Bregut Perëndimor udhëhiqen nga Autoriteti Palestinez i dominuar nga Fatah nën drejtimin e Abasit. 

Megjithatë në radhët e popullsisë palestineze në Bregun Perëndimor ka ende mbështetje të fortë për Hamasin.