1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundes- und Landeseinrichtungen

16 Mars 2011

Wissenschaft, Forschung und Entwicklung werden auch vom Shkenca e hulumtimi mbështeten financiarisht edhe nga federata në përgjithësi dhe landet në veçanti. Temat shkojnë nga shkencat bujqësore deri te historia e re.

https://p.dw.com/p/10a0M
Qendra e Shërbimit Metreologjik Gjerman në OffenbachFotografi: Katja Nellissen

Në Gjermani ka rreth 40 institucione shkencore, që financohen komplet prej federatës dhe janë në varësi të ministrive federale. Detyra e tyre kryesore është që të mbështesin përmes njohurive, që mbledhin ministritë përkatëse. P.sh. Enti federal për Mbrojtjen prej Rrezatimeve mbështet Ministrinë për Mbrojtjen e Ambientit dhe Sigurinë e Centraleve Atomike, Enti Federal i Fizikës dhe i Teknikës mbështet Ministrinë e Ekonomisë dhe të Teknologjisë.

Deutscher Wetterdienst
Shërbimi meteorologjik në HamburgFotografi: picture-alliance / dpa

Disa prej institucioneve shkencore të këtij lloji janë:

- Instituti Federal për Studime Demografike (BIB)
- Instituti Federal për Rrugët (BASt)
- Instituti Robert-Koch (RKI)
- Shërbimi Metreologjik Gjerman (DWD)
- Instituti Federal për Sportin (BISp)

Politika e arsimit bëhet në rradhë të parë në nivel landesh

Shpenzimet e federatës për studime janë shtuar shumë vitet e fundit, kështu në vitin 2010 u shpenzuan rreth 12, 7 miliardë euro. Parimi federal i organizimit të Gjermanisë do të thotë që edhe landet janë aktive në fushën e shkollimit dhe të kërkimeve shkencore. Politika e arsimit të lartë është në parim çështje e landeve dhe veprimtaria e tyre koordinohet në nivel federate prej "Ständige Konferenz der Kultusminister der Länder in der Bundesrepublik". Veç institucioneve shkencore të sipërpërmendura në Gjermani ka edhe rreth 120 të tilla në nivel landesh, që financohen prej tyre. Spektri tematik i studimeve të tyre shkon nga studimet agrare deri tek informatika, apo historia.


Autor: C.Unseld / P.Pani
Redaktoi: A Verbica