1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekuilibri i vështirë i SHBA në Lindjen e Mesme

Spencer Kimball 5 Gusht 2015

SHBA arrin në Lindjen e Mesme një mrekulli diplomatike: Megjithë afrimin me Iranin marrëdhëniet me armikun e përbetuar të Iranit Arabinë Saudite mbeten të forta.

https://p.dw.com/p/1G9zx
Fotografi: Reuters/A. Harnik

Në njërën anë është një komb zyrtarisht islamik, që sundohet nga e njëjta familje prej 83 vjetësh. Këtu përcakton feja, se kush lejohet të nisë makinën (burrat) dhe çfarë duhet të veshin gratë (abayas, apo mantelë për të mbuluar gjithë trupin). Në anën tjetër: Një vend me orientim kristian, ku zgjedhësit përcaktojnë udhëheqjen politike dhe që kanë të drejta të mëdha pjesëmarrjeje sidomos në nivel shtetëror federal.

Armiq dhe interesa - këto janë dy gjërat e vetme, që kanë të përbashkëta Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.

Por këto dy gjëra së bashku kanë shërbyer për të krijuar një partneritet strategjik të gjatë dhe shumë besnik.

"Deri tani kjo aleancë ka kapërcyer çdo provokim, që do të mund ta dëmtonte. Këtu hyn edhe njohja e Izraelit nga ish-presidenti amerikan Truman në vitin 1948", thotë Thomas Lippman, dikur kryekorrespondent i Washington Post për Lindjen e Mesme, për Deutsche Wellen.

Armë dhe besim

Lippmann beson se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do ta kapërcejnë edhe vështirësinë e fundit: marrëveshjen bërthamore me Iranin. Si kompensim për heqjen e sanksioneve udhëheqja në Teheran duhet të kufizojë ndjeshëm programin e saj bërthamor. Të dielën (02.08) ministri i Jashtëm i SHBA-së John Kerry u nis për në Katar. Ky është udhëtimi i tij i parë në Lindjen e Mesme, që kur ai dhe partnerët e tij në bisedime u morën vesh për këtë marrëveshje historike me rivalët më të mëdhenj të Arabisë Saudite.

Kerry si para ashtu edhe pas shpalljes së marrëveshjes është përpjekur të theksojë lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj në Gjirin Persik. Vetëm javën e kaluar Ministria e Jashtme miratoi shitjen e 600 raketave Patriot me një vlerë totale prej 5.4 miliardë dollarësh amerikanë në Arabinë Saudite.

Raketat Patriot do të ishin një kundërpeshë ndaj programit të raketave të Iranit, thotë Lippman, por shton se ai nuk beson se shitja e raketave ka lidhje të drejtpërdrejtë me marrëveshjen bërthamore. "Unë nuk kam asnjë dyshim se sauditët i mospërfillin shiitët dhe janë shumë të pakënaqur në lidhje me aktivitetet e Iranit në rajon. Ky nuk është sekret", thotë Lippman.

"Përveç kësaj, ata e kanë kuptuar se duhet të kenë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara", vazhdon Lippmann. "Askush tjetër nuk do t'u shiste atyre 600 raketa Patriot."

Nuk ka të bëjë aspak me raketat

Ish-ambasadori i SHBA-së në Arabinë Saudite, Richard Murphy, tha se në diskutimin për marrëveshjen me Iranin nuk është fjala në thelb aq shumë për detajet teknike në teknikën bërthamore. Shtetet e Gjirit Persik janë më shumë të shqetësuara, që heqja e sanksioneve ekonomike mund të shkaktojë forcimin e mbështetjes nga Irani të milicëve shiitë në Irak, në Liban, Siri dhe në Jemen. Pikërisht në këto vende Irani konkurron me Arabinë Sauite për pushtet dhe ndikim.

Armiq të betuar: Mbreti Sauit Salman bin Abdulaziz (majtas) dhe presidenti iranian Hassan Ruhani
Armiq të betuar: Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz (majtas) dhe presidenti iranian Hassan RuhaniFotografi: picture-alliance/dpa

"Ekziston një shqetësim i madh se shumë para do të bien në duar të iranianëve. Të gjitha këto shtete kanë frikë më të keqen nga qeveria në Teheran", thotë Murphy për DW. "Ato të gjithë i kujtojnë shumë mirë fjalët e Ayatollahut në vitet e para të revolucionit. Atëherë ishte fjala për rrëzimin e qeverive të korruptuara në botën myslimane", thotë Murphy: "Për atë atëherë kishte në fakt vetëm në qeveri të drejtë. Kjo ishte e vetja."

Në një takim në maj në Camp David presidenti i SHBA-së Barack Obama arriti megjithatë, që të bindë shtetet anëtare për Këshillit të Kooperimit të Gjirit për një marrëveshje me Iranin. Në Këshillin e Kooperimit të Gjirit bëjnë pjesë krahas Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe edhe Bahraini, Kuvajti, Omani dhe Katari.

Biznesi fitimprurës i vëllezërve të armëve

Sipas "Center for Strategic and International Studies" në Uashington shpenzimet ushtarake të Arabisë Saudite janë katër herë më të larta se ato të Iranit. Së bashku shtetet e Këshillit të Kooperimit të Gjirit shpenzojnë gjashtë deri shtatë herë më shumë se Irani. Dhe SHBA luan një rol kyç në këto shpenzime. Në vitin 2010 qeveria Obama bëri marrëveshjen më të madhe të armëve në histori me Arabinë Saudite. Vlera e përgjithshme: 60 miliardë dollarë amerikanë. Të përfshira në marrëveshje 84 avionë të rinj luftarakë F-15, 70 helikopterë të tipit "Apache", 72 "Black-Hawks", dhe 36 helikopterë të tipit "Little Bird".

"Shitjet e armëve janë konstante në marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite", thotë Murphy. "Ky është bërë një treg shumë fitimprurës për prodhuesit e armëve." Prandaj është edhe e sigurtë se John Kerry gjatë vizitës së tij do të theksojë angazhimin e SHBA-së për sigurinë në rajonin e Gjirit. "Ai do të theksojë edhe një herë se SHBA do të vëeë në dispozicion sa më shumë armë të jetë e nevojshme."

Një "martesë me interes"

E gjitha kjo është pjesë e një "martese për interes", thotë Lippman. Dhe rezervat saudite të naftës nuk janë më aq të rëndësishme sa ç' kanë qenë dikur. Në urinë e madhe për energji SHBA-ja ka kohë që nuk është më tevarur nga shtetet e Gjirit. Shumë më të rëndësishme janë tani varësitë reciproke në fushën e sigurisë. Sauditët do të marrin nga amerikanët garancitë e mbrojtjes. Nga ana tjetër Riadi do të mbështesë në parim paqen me Izraelin dhe masat antiterroriste kundër Al-Kaidës dhe "shtetit islamik" IS.

Klimaziele US-Präsident Barack Obama
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Reynolds

"Qëllimi kryesor i tyre është gjithmonë ruajtja e vetvetes", thotë Lippmann: "Ato e dinë se IS synon të marrë Mekën edhe e dinë se al-Kaida do t'ua këpusë kokat dhe kjo është arsyeja, pse ata duan të mbrohen ..."

Marrëveshja bërthamore dhe roli i Teheranit në luftën kundër "Shtetit Islamik" ka bërë që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë t'i thellojnë marrëdhëniet me iranianët për një farë kohe. Në sytë e disa vëzhguesve kjo është bërë në kurriz të sauditëve. Richard Murphy e dënon këtë ide si " jo të logjikshme". "Iranianët e duan një marrëdhënie të tillë po aq pak sa edhe ne", tha Murphy. "Por kjo është mënyra e të menduarit në Gjirin Persik."