1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja -dhe Katalonja: Dëshira e pavarësisë mbetet

Klaus-Dieter Frankenberger (FAZ)16 Tetor 2014

Qeveria rajonale e Katalonjës ktheu tani mendje, por ajo vazhdon të synojë pavarësinë, thekson Klaus-Dieter Frankenberger në komentin e FAZ "Dëshira mbetet".

https://p.dw.com/p/1DWDP
Fotografi: Getty Images/ David Ramos

Me sa duket referendumi në Skoci i ka nxitur përkrahësit e pavarësisë së Katalonjës, edhe nëse rezultati i tij mund t'i ketë zhgënjyer. Por Skocia nuk është model për nacionalistët katalonjas. Aty nuk kishte konflikt kushtetues dhe procedura qe koordinuar me "Londrën". Në rastin e Katalonjës nuk ka asnjë marrëveshje me "Madridin", Gjykata Kushtetuese e shpalli referendumin të paligjshëm. Me sa duket kryeministri i Katalonjës Mas nuk donte ta çonte ta acaronte gjendjen deri në ekstrem, prandaj e anuloi referendumin.

Në vend të tij do të zhvillohet një anketim pa fuqi detyruese (i cili ndoshta do të jetë gjithashtu jokushtetues). Forcat e moderuara në Katalonjë nuk duhet t'i bien murit me kokë, por duhet të kërkojnë së bashku me qeverinë qendrore spanjolle për një kompromis politikisht të pranueshëm. Madridi nga tjetër nuk duhet të mashtrohet: forcat përgjegjëse në Katalonjë nuk do të heqin dorë nga dëshira për pavarësi. Përkundrazi madje, aty mund të nisë një radikalizim.

„©" Frankfurter Allgemeine Zeitung GmbH, Frankfurt am Main