1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Smartphone me katër rrota - "S500 Intelligent Drive" premiera e Dailmlerit

Henrik Böhme/Vilma Filaj-Ballvora12 Shtator 2013

Krahas një sërë premierash botërore dhe elektromobilitetit në panairin IAA në Frankfurt në fokus është edhe një tjetër temë: makina, që udhëton vetë. Për këtë janë duke u krijuar ndërkohë aleanca krejt të reja.

https://p.dw.com/p/19gDa
Fotografi: JOHANNES EISELE/AFP/Getty Images

Shefi i koncernit të automobilëve Daimler, Dieter Zetsche preferon prezantimet pompoze në publik. Në Panairin e sivjetëm Ndërkombëtar të Automobilëve (IAA) në Frankfurt ai pati një prezantim krejt të veçantë: Ai ishte ulur në pjesën e pasme të një Mercedes Benzi të klasës S, e ndërsa limuzina qarkullonte në skenë, brenda saj mungonte shoferi. "S500 Intelligent Drive" e ka emërtuar koncerni këtë model. Vetura ka kaluar tashmë me sukses provën e udhëtimit prej 100 km. në mënyrë autonome.

"Tani ndodhemi në kurs përplasjeje. E shihni, unë as që i kam prekur pedalet. Tani sinjali jo vetëm më paralajmëron, por makina edhe frenonvet duke e shmangur aksidentin." Kështu e përshkruan inxhinieri i sigurisë tek Daimler, Jochen Raab, funksionimin e makinës, që lëviz në mënyrë autonome. Ai demonstron në simulator, se si do të mund të udhëtojmë ne pas ndoshta dhjetë vjetësh: pa i vendosur duart në timonin e makinës, të mbushur me sensorë dhe që vazhdimisht është online.

IAA Frankfurt 2013 Dieter Zetsche Daimler
Shefi i koncernit Daimler, Dieter Zetsche në IAAFotografi: Reuters

Nokia dhe Google synojnë drejt majave të prodhimit të automobilëve

Fjala është për një makinë të futur në rrjet, një smartphone me katër rrota. Sipas vlerësimit të shumë ekspertëve kjo do të jetë arritja tjetër e madhe. E veçanta e saj është, që në këtë biznes ritmin nuk e përcaktojnë më prodhuesit e automobilëve, por të tjerë aktorë: Nokias, dikur kreu i celularëve, tani po i hapen horizonte të reja për t'u ngjitur në nivelin e furnitorëve të mëdhenj të industrisë së automobilëve si Bosch e Delfi - por edhe gjigandi i internetit Google synon drejt këtyre zhvillimeve. Prej kohësh kalifornasit po eksperimentojnë me Toyotën e rikonstrukutuar e tani mendojnë se janë në gjendje që të prodhojnë edhe vet të tilla makina.

Eksperti Stefan Bratzel e konsideron këtë si një zhvillim mjaft interesant: "Në fakt ndodh shpesh që ndryhsimet e mëdha teknologjike vijnë prej aktorësh, të cilët janë jashtë degës përkatëse. Kësisoj Google është një rast interesant për udhëtimin autonom të makinave. Google mund të involvohet fare mirë në degën e prodhimit të automobilëve. Madje kjo mund të nxisë që prodhuesit e etabluar në këtë degë të industrisë ta përshpejtojnë këtë projekt të tyre. Unë parashikoj, që udhëtimi autonom i makinave do të jetë një nga temat e mëdha të psë apo dhjetë viteve të ardhshme, çka mund ta ndryshojë rrënjësisht këtë degë të industrisë."

Por dega e prodhimit të automobilëve është disi e stepur dhe preferon më mirë që ta zotërojë vet këtë fushë, për më tepër që tani janë vënë prej kohësh në përdorim si aparaturat e navigimit ashtu edhe sensorët që ndihmojnë në parkim deri edhe sensorët ndaj shiut. Një impuls tjetër e sjellin makinat elektrike, siç vë në dukje shefi i sektorit të zhvillimit në koncernin Volksëagen Heinz-Jakob Neusser: "Sot natyrisht që makinat elektrike janë pajisur me sisteme të futura në rrjet. Kjo do të bëhet edhe me makinat e zakonshme me karburant. Kjo do të ndodhë, sepse është një masë që e optimalizon influencën në arkullimin rrugor. Nëse shihni sot, se çfarë efekti kanë këto makina qarkullimin rrugor si dhe ndaj uljes së emisioneve të dioksidit të karbonit (CO2), atëherë kuptohet, që kjo do të jetë tema e së ardhmes, me të cilën duhet të merren të gjithë prodhuesit e automobilëve."

Deutschland Automobilausstellung IAA 2013 Continental
IAA 2013, Continental realizon prova me makinën e automatizuar në SHBAFotografi: Continental

Aleanca të reja në treg

Presioni i konkurrencës është i lartë. Qysh tani kanë nisur të krijohen aleanca. P.sh. furnitori gjerman i pjesëve të këmbimit Continental, i zhvilluar si prodhues gomash makine, prej kohësh është duke kërkuar fusha të reja biznesi. Me specialistin e rrjetit Cisco ndërkohë Continental ka rënë dakord për një bashkëpunim, në kuadër të Panairit ndërkombëtar të Automobilëve tani ata shpallën edhe bashkëpunimin me koncernin e teknologjisë së informacionit IBM. Shefi i koncernit Continental Elmar Degenhart thotë: "Ne kemi çdo vit një milionë e gjysmë të vdekur nga aksidentet në trafikun rrugor. Këtë situatë duhet ta ndryshojmë sa më parë. Së dyti makinat ne po i çojmë tek interneti, ose thenë më qartë ne po e çojmë internetin tek makinat. Apskteti i tretë është mjedisi: Ne do të jemi në gjendje që përmes informacionit m ëtë mirë t'i konceptojmë makinat më efikase, sa i përket p.sh. emisioneve të dioksidit të karbonit (CO2). Dhe çështja e fundit është, se udhëtimi i automatizuar i makinës do të ndihmojë, që njerëzit e moshuar të jenë mobilë. Nëse të moshuarit do tëmunden që ta përdorin makinën edhe pse apo dhjetë vjet më gjatë, ky është një përfitim o jashtëzakonshëm që rrit cilësinë e jetesës."

Një makinë e automatizuar e vënë në provë nga Continental në SHBA ka në takomentrin e vet tashmë 35.000 km.të realizuara me sukses duke qarkulluar pa shofer dhe pa bërë asnjë aksident. Gjermanët që në përgjithësi janë skeptikë ndaj risive, kur bëhet fjalë për makinat janë mjaft të hapur ndaj së resë. Në një anketim i kryer nga Bosch, furnitori më i madh në botë i pjesëve të këmbimit, gati gjysma e të pyeturve shprehen pro makinës së automatizuar.