1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skena gjermane e muzikës ofron më tepër se sa Tokio Hotel

Petra Lambeck18 Korrik 2008

Muzikë bashkëkohore ose muzikë klasike, Jazz ose Pop – skena muzikore në Gjermani ofron diçka për të gjithë. Festivalet e mëdha sjellin në Gjermani artistë të mëdhenj. Edhe shkollat gjermane të muzikës preferohen.

https://p.dw.com/p/EBmB
Skenë e operës "Cavalleria rusticana" nga Pietro Mascagni luajtur në Festivalin Domstufen , 2007
Skenë e operës "Cavalleria rusticana" nga Pietro Mascagni luajtur në Festivalin Domstufen , 2007Fotografi: AP
Më shumë se një e treta e studentëve që studiojnë muzikë në Gjermani vijnë nga jashtë. Në Shkollën e Lartë të Muzikës në Detmold nga jashtë vijnë gjysma e studentëve. Kërkesat më të mëdha për të studiuar në Gjermani vijnë nga Evropa lindore dhe nga Azia. Në shkolla studiohen mjeshtërit e vjetër të muzikës por prezantohen edhe format e reja.
Komponisti dhe pioneri i sintetizatorit, Karlheinz Stockhausen
Komponisti dhe pioneri i sintetizatorit, Karlheinz StockhausenFotografi: AP
Eksperimenti muzikor Ludwig van Beethoven – komponimet e tij numërohen sot ndër më kryesoret e muzikës klasike. Por gjatë kohës së tij ai ishte revolucionar në muzikë, sepse tingujt e tij ishin të rinj dhe për shumë dëgjues të pazakontë dhe të huaj. Ato kanë pasur në publikun e asaj kohe të njëjtin ndikim që ka patur muzika e re në shekullin e 20-të.
Big Band e Radios WDR
Big Band e Radios WDRFotografi: picture-alliance/dpa
Një nga përfaqësuesit e kësaj muzike të re është Karlheinz Stockhausen, i cili vlerësohet si babagjyshi i muzikës elektronike. Në vitin 1971 ai u bë profesor në Shkollën e Lartë të Muzikës në Këln dhe një herë në dy vjet jepte mësim në kurset verore që zhvilloheshin në Darmstadt për muzikën e re, një aktivitet disajavor në të cilin takohen muzikantë nga e gjithë bota për tu përballuar me çështjet e komponimit bashkëkohor. Ndërkohë për muzikën e re janë krijuar shumë forume, ndër të cilat disa seri koncertesh dhe festivalesh speciale. Një nga më të vjetrat janë Ditët e Muzikës Danubjane. Ato janë themeluar në vitin 1921 dhe joshin çdo vit mijra vizitorë. Por edhe festivalet klasike vizitohen shumë. Ndër to Festivali me muzikën e Wagnerit në Bajeruth, ditët e Bahut në Lajpcig ose Festivali me muzikën e Bethovenit në Bon.
Bill Kaulitz, këngëtari i grupit gjerman të muzikës rok Tokio Hotel
Bill Kaulitz, këngëtari i grupit gjerman të muzikës rok Tokio HotelFotografi: AP
Big Band Boom Xhazi nuk luan ndonjë rol shumë të madh në Gjermani. Megjithatë dashamirësit e kësaj muzike e marrin atë që duan, sepse në Gjermani organizohen shumë festivale në të cilat shfaqen edhe yje ndërkombëtarë si Maceo Parker, Herbie Hancock ose Pee Wii Ellis. Në dekadat e fundit është zhvilluar në Gjermani një kulturë e orkestra të mëdha (Big Band), e përcjellë prej orkestrave të mëdha të xhezit të radiove publike. Në vitin 1987 atyre ju shtua Orkestra Federale e xhazit, nën drejtimin e Peter Herbolzheimer (tromboj xhezi). Këtu filloi edhe karriera e Roger Ciceros, i cili përfaqësoi në vitin 2007 Gjermaninë në Eurovizion.
Grupi gjerman i muzikës pop "Ne jemi heronjtë" "Wir sind Helden" me Jean-Michel Tourette, Judith Holofernes dhe Mark Songs
Grupi gjerman i muzikës pop "Ne jemi heronjtë" "Wir sind Helden" me Jean-Michel Tourette, Judith Holofernes dhe Mark SongsFotografi: picture-alliance/dpa
Kultura Pop gjermanisht Skena e muzikës Pop në Gjermani është shumë e influencuar nga ShBA. Vitet e fundit janë duke fituar gjithnjë e më shumë popullaritet edhe grupet gjermane. Në verë të vitit 2003, grupi „Ne jemi heronj“ (Wir sind Helden) arriti të korrte sukses. Shembullin e tyre e ndoqën grupe të tjera si Korrik (Juli), Hëna argjentë (Silbermond), Annet Louisan ose Tokio Hotel. Lista e talenteve të reja gjermane të muzikës pop është e gjatë. Megjithatë edhe yjet e vjera si Herbert Grönemeyer, Katra Fantastike (Fantastischen Vier) ose Pantallonat e vdekura (Toten Hosen) zhvillojnë turne të sukseshme në Gjermani. Smudo i Fantastischen Vier shfaqet nganjëherë edhe si docent i ftuar për të dhënë mësim në Akademinë e parë gjermane të muzikës pop, atë në Manhajm. Po ashtu si dhe Udo Lindenberg ose Xavier Naidoo.