1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Siguri e rreme

Peter-Philipp Schmitt6 Prill 2015

Megjithëse kriteret e Lufthansës për përzgjedhjen e pilotëve janë të forta, sistemi i Lufthansës ka dështuar, mendon Peter-Philipp Schmitt.

https://p.dw.com/p/1F2of
Fotografi: picture-alliance/dpa/Ole Spata

Ai ishte. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim pas analizës së black box-it të dytë. Bashkëpiloti e rrëzoi me qëllim avionin e linjës Germanwings dhe vrau 149 vetë. Edhe pse javët e ardhshme priten të dhëna të mëtejshme - p.sh. nga analiza e flokëve të të vdekurit për të marrë vesh nëse ai merrte mjekime kundër depresionit - motivet e tij ndoshta do të mbeten përgjithmonë në terr. Edhe çështja nëse familja, miqtë, mjekët apo kolegët kishin qenë apo jo në gjendje t'i kuptonin synimet e tij dhe të paralajmëronin ndoshta do të mbetet pa përgjigje.

Kërkesa për pilotë është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Ka me qindra pilotë që fluturojnë dhe që nuk janë aq mirë të përgatitur si ishte Andreas Lubitz. Por megjithëse kriteret e Lufthansës për përzgjedhjen e atyre që duan të bëhen pilotë janë të forta dhe provimet e testimit për pilot nuk i marrin mbi 90 për qind e aplikantëve - në fund të fundit sistemi i Lufthansës ka dështuar. Ky bazohet kryesisht në supozimin se kush do të bëhet pilot ëndërron që në fëmijëri për të fluturuar dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se të veshë uniformën me katër vija ari në mëngë. Cili kapiten, kështu mendohet, do të vërë në lojë punën që e kishte ëndërruar dhe rrogën fantastike? Sot e dimë se Lufthansa jetonte me një ndjenjë të rreme sigurie.

Askush nuk mund të shohë brenda kokës së një njeriu. Edhe depresioni i rëndë mund të jetë fshihet në jetën e përditshme, aq më tepër kur njeriu e di se diagnoza mund t'i kushtojë vendin e punës. Bashkëpiloti ishte nga pamja e jashtme i shëndetshëm, ai ua kishte dëshmuar aftësitë e tij fizike mjekëve të punëdhënësit të tij verën e kaluar. Por gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë më në shqyrtim në detaje që nga koha e shkollimit, sikurse është zakon për të gjithë pilotët e Lufthansës. Kompania ajrore ka besim tek punonjësit e saj dhe shpreson se sjelljet e pazakonshme do të raportohen. Por kjo gjoja "përkujdesje" refuzohet prej punonjësve shpesh si "denoncim" dhe me sa duket nuk mjafton për të konstatuar një çrregullim mendor në kohë. Nëse një psikolog do të kishte arritur ta konstatonte gjatë një ekzaminimi rutinë që ky pilot paraqiste një rrezik, nuk mund të thuhet me siguri në retrospektivë. Megjithatë një kontroll i rregullt prej specialistëve do të ishte i këshillueshëm në kastën ndryshe pothuajse të paprekshme të pilotëve.

Deutschland Angehörige auf dem Weg zur Absturzstelle Germanwings A320
Fotografi: Reuters/W. Rattay

Peter-Philipp Schmitt (Frankfurter Allgemeine Zeitung)