1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si e përfytyrojnë demokracinë gjermanët?

Wolfgang Dick26 Shkurt 2015

Një studim i Universitetit të Lirë në Berlin shpjegon pjesërisht përcaktimet e njerëzve në Gjermani ndaj ekstremizmit. Demokracia nuk është stabile, thotë bashkautori i studimit Klaus Schroeder.

https://p.dw.com/p/1Eh6h
Klaus Schroeder
Klaus SchroederFotografi: FU Berlin

DW: Çfarë ju ka befasuar më shumë në vlerësimin e përgjigjeve të 1400 qytetarëve?

Klaus Schroeder: Më ka befasuar më shumë që çdo i dyti është kundër monopolit të dhunës nga shteti. Këtë nuk e kemi llogaritur fare. Pasoja do të ishte - nëse nuk kemi një monopol të tillë, si në disa shtete të botës ku nuk ka demokraci - shpërthimi i një kaosi të pëgjithshëm. Ne nuk mund ta shpjegojmë ende këtë. Por ekziston një lloj sikleti ndaj dhunës së shtetit. Megjithatë nuk kemi llogaritur me refuzimin e monoplolit të dhunës nga shteti.

DW: Sipas studimit tuaj, ekziston edhe një lloj simpatie për revolucion.in Si e shpjegoni këtë?

Equal Pay Day 21.03.2014 Demo Landtag Erfurt
Shpesh temat e majtistëve perceptohen si luftë për drejtësi - Demonstratë në Erfurt për barazinë e pagave para një vitiFotografi: picture-alliance/dpa

Klaus Schroeder: Pyejta e shtruar ishte, a mund të përmirësohen kushtet e jetës pa revolucion? Është e mundur që në këtë pyetje të jenë përgjigjur edhe personat nga krahu i djathtë politik. Por shumë prej tyre mendojnë se pa ndryshimin e të shumë fushave, nuk do të ndryshojnë për të mirë as kushtet e jetës. Ne nuk kemi pyetur për formën klasike të revolucionit, por nëse njerëzit duan ndryshime rrënjësore dhe këtë duket se e do një e pesta e pjesëmarrësve në sondazh. Çdo i pesti do të donte një ndryshim rrënjësor, jo vetëm reforma të vogla.

DW: Cili është konstatimi juaj: a kontestohet në këtë mënyrë sistemi i demokracisë partiake?

Klaus Schroeder: Demokracia e tillë shikohet në mënyrë shumë skeptike. Shumica e gjerë, gjë që nuk kemi pritur, prej më shumë se 60%, thotë se në demokracinë tonë nuk e kanë fjalën kryesore zgjedhësit, por ekonomia. Do të thotë, këtu ekziston një lloj skepticizmi. Kur skeptikët e majtë thonë se demokracia e vërtetë është e mundur vetëm nëse zhduket kapitalizmi, 30 % të tjerë thonë se sistemi varet nga fuqia sunduese dhe rendi ekonomik. Skepticizmi ndaj kapitalizmit shkon aq larg sa që 19 % në Lindje dhe 14 % në Përëndim, mendojnë se kapitalizmi çon drejt fashizmit. Ky qëndrim është pritur dikur vetëm nga ekstremistët e djathtë.

DW: Kur jemi tek ekstremistët: cili grupim është më i fuqishëm në Gjermani - ekstremizmi i djathtë apo i majtë?

Klaus Schroeder: Përcaktimet e ekstremizmit të majtë janë shumë më të përhapura se sa ato të djathta. Ekstremistët e majtë përfitojnë nga pohimet e tyre - se luftojnë për drejtësi. Ndërkohë që të gjithë e dinë se ekstremistët e djathtë kanë një mendje raciste popullore. Kur ekstremistët e djathtë bëjnë një vepër, atë e dënojnë të gjithë. Ndërsa kur majtistët ekstremë bëjnë një njëjtën gjë, shumica shikon diku tjetër. Në shkencë dhe në debatet politike, ekstremizmi i majtë shpesh nënvlerësohet e ndonjëherë nuk vërehet fare.

DW: Mendoni se demokracia jonë është në rrezik?

Klaus Schroeder: Jo, demokracia nuk është e cënuar. Por ajo gjithmonë është labile. Pa përmirësime të përhershme dhe pa dialog ajo nuk mund të jetë stabile. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e sondazheve. Përgjegjësit politikë dhe elitat duhet të angazhohen më shumë për ruajtjen e rendit shoqëror, ekonomik dhe politik. Kjo sepse në popull shpesh krijohet bindja se "ata lartë" nuk po bëjnë asgjë, por interesohen vetëm për interesat e veta. Tek lëvizjet e ndryshme, ekstremistët e majtë dhe të djathtë janë të një mendimi: ata refuzojnjë sistemin e këtushëm.

DW: Cili është konstatimi juaj nga ky sondazh?

Klaus Schroeder: Politikanët, mediat dhe elitat duhet të përballen shumë më fuqishëm me paragjykimet dhe frikën që ekziston në popull. Ato duhet të ofrojnë përgjigje, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime. Ato nuk duhet të ikin nga dialogu, siç kemi pasur së fundi me lëvizjen "Pegida". Por ato duhet të përballen edhe me radikalizmin e majtë. Vetëm përballja me argumente na mundëson një sistem stabil. Ky është koncepti i "demokracisë së vërtetë", ku nuk duhet lënë fare hapësirë për armiqtë e demokracisë. Kjo është dëshmuar deri tani si rruga më e drejtë. Duhet luftuar baza e ekstremizmit, pavarësisht se çfarë ngjyrash është ai. Dhe kjo bëhet vetëm me argumente të mira.

Klaus Schroeder punon si shkencëtar i politikës në Otto Suhr Institut, në Universitetin e Lirë në Berlin. Atje drejton edhe Shoqatën për studimin e SED, të themeluar nga ai në vitin 1992. Historiani ka përcjellë procesin e bashkimit të Gjermanisë nga ana shkencore. Ai është autor i shumë studimeve, ndër to edhe ai aktual: "Kundër shtetit dhe kapitalit - per revolucion! Ekstremizmi i majtë në Gjermani".