1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si e kufizon Gjermania fluksin e refugjatëve nga Kosova?

Dennis Stute14 Shkurt 2015

Numri i refugjatëve nga Kosova është rritur ndjeshëm. Tani në Gjermani po merren masa, që nisin nga kontrollet e forta e deri tek nisma ligjore për klasifikimin e Kosovës si një "vend të sigurt origjine".

https://p.dw.com/p/1EbWK
Grenzdurchgangslager Friedland Asylbewerber aus dem Kosovo
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Pförtner

Sa shumë njerëz vijnë aktualisht nga Kosova në Gjermani?

Sipas Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme në gjashtë javë që nga fillimi i vitit kanë ardhur 18.000 kosovarë në Gjermani. Për shkak të dyndjes masive ka qenë e mundur ë vetëm një pjesë e tyre të aplikojnë për azil. Gjatë gjithë vitit të kaluar janë paraqitur vetëm rreth 7000 kërkesa për azil nga persona të ardhur nga Kosova. Sipas vlerësimeve në mediat kosovare, çdo muaj largohen drejt Europës Perëndimore rreth 20.000 vetë nga vendi me 1.8 milionë banorë. Kosova nuk ofron asnjë perspektivë: Rreth një e treta e popullsisë jeton me më pak se 1.42 euro në ditë, deri në 60 për qind e të rinjve janë të papunë. Ambasada gjermane në Prishtinë e ka paralajmëruar qeverinë federale nga rreziku i një "eksodi masiv".

"Kjo rritje e shpejtë e numrit të migrantëve është një problem shumë i madh", thotë Stephan Mayer, zëdhënës i grupit parlamentar të konservatorëve CDU / CSU (kristiandemokrat/kristiansocial). Shumë qytete dhe qyteza në Gjermani janë aktualisht të mbingarkuar me problemin e akomodimit të refugjatëve, sepse vitin e kaluar numri i përgjithshëm i kërkesave për azil është rritur me 60 për qind, pra rreth 200.000 persona. Ministrat e brendshëm nga partitë konservatore në lande kërkojnë që Kosova të klasifikohet si "vend i sigurt origjine".

Bundespolizei Flüchtlinge in Passau
Policia në Pasau regjistron azilkërkuesit nga KosovaFotografi: picture-alliance/dpa/M. Müller

Ç'do të thotë saktësisht ky klasifikim?

Refugjatët, që vijnë nga vende të sigurta origjine, mund të vazhdojnë të kenë të drejtën e aplikimit për azil, por këto kërkesa shqyrtohen individualisht për secilin rast, por procedurat e azilit janë dukshëm më të shkurtra dhe ata mund të kthehen lehë nga Gjermani, pasi nuk ka argumenta për të justifikuar aplikimin për azil. Përveç kësaj, një procedurë e tillë ka "efektin e një filtrimi", thotë Bernd Mesovic nga Organizata humanitare “ProAsyl”: Nëse kërkesa për azil refuzohet si "dukshëm e pabazuar", është shumë e vështirë që paskësaj të apelohet me sukses në gjykatat administrative. Madje edhe shumë avokatë pikërisht për këtë arsye nuk janë të gatshëm të pranojnë t'i si klientë azilkërkuesit për t'i përfaqësuar gjatë këtyre procedurave.


Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë qysh tani vendos brenda dy javësh lidhur me aplikimet e kosovarëve. Shqyrtimi i kërkesave pë razil nga të ardhurit prej Bosnje – Hercegovinës, Maqedonisë dhe Serbisë bëhet me procedurë të përshpejtuar. Në tetorin e vitit të kaluar këto vende u klasifikuan si “vend etë sigurta origjine”, ndaj qysh atëehrë vërehet një rënie e ndjeshme e alikimeve për azil nga këto vende. Kosovarët nuk kanë as tani shanse realiste për të fituar të drejtën e azilit. Mbi 99 për qind e këtyre aplikimeve refuzohen. Prandaj, ata do tëkthehen menjëherë, pasi të jetë shqyrtuar kërkesa e tyre direkt në vendpranimin fillestar në lande e komuna, ku janë vendosur ata pas mbërritjes në Gjermani.

Sa e mundshme është që të vendoset rregullorja e re?


Kjo është ende një çështje e hapur. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Federale aktualisht nuk ka asnjë nismë ligjore për ta klasifikuar Kosovën si një vend të sigurtë të origjinës. Bavaria synon ta paraqesë nismën përkatëse legjislative në Këshillin Federal (Bundesrat). Ndërkohë që kjo nismë mbështetet nga landet e Saksonisë dhe Mecklenburg-Pomeranisë, ministra e brendshëm në landet e drejtuara prej socialdemokratëve janë të tërhequr lidhur me këtë çështje. Vitin e kaluar dështoi plani i Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të drejtuar prej kristiandemokratëve për ta klasifikuar Shqipërinë dhe Malin e Zi si vende të sigurta origjine prej rezistencës së socialdemokratëve dhe partive opozitarë “Të Gjelbërit” dhe “E Majta”.

Ç'masa të tjera janë marrë?


Qeveria federale do të dërgojë 20 oficerë të policisë federale në kufirin hungarezo-serb. Në këtë brez kufitar do të forochet edhe roli i autoritetit të BE-së për mbrojtjen e kufijve, Frontex. Përveç kësaj janë planifikuar patrullat e shtuara të policisë në relacionet hekurdhurore që kalojnë si dhe do të ketë mbështetje më të madhe për policinë kufitare serbe përmes pajisjeve dhe stërvitjes. “Hapi më eifkas është, ndalimi i personave që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, qysh në kufijtë e jashtëm të BE-së”, thotë politikani kristiandemokrat për punët e brendshme, Stephan Mayer. Kjo mase duhet të shoqërohet edhe me kthimin e shpejtë të azilkërkuesve. "Në këtë drejtim ka nevojë për përmirësime të dukshme pothuajse në të gjitha landet federale”, thotë Mayer. "Vetëm në këtë mënyrë masat do të kenë efektin e duhur paralajmërues në adresë të qytetareve dhe qytetarëve të Kosovës, që nuk ka asnjë kuptim të vijnë në Gjermani për të aplikuar për azil.”

Kosovo Plementina Abgeschobene Roma Familie
Familja rome pas kthimit nga Gjermania në 2010 jeton në kushte të vështira në Plementinë pranë PrishtinësFotografi: picture-alliance/dpa/J. Kalaene


Vërtetë nuk ka asnjë bazë për azil për ata që vijnë nga Kosova?


"Ndoshta në ndonjë rast të veçantë mund të ketë përndjekje konkrete politike apo mbi bazë etnike”, thotë politikani kristiandemokrat Mayer. Por në shumicën e rasteve nuk ka asnjë bazë. "Megjithatë edhe nëse një vend klasifikohet si “vend i sigurt origjine” mbetet për këdo e drejta për shqyrtimin individual të kërkesës."
Bernd Mesovic nga organizata “Pro Asyl” vëren qartazi argumenta të përndjekjes: "Ne kemi parë se pjesëtarët e minoritetit rom dhe ashkali janë sulmuar dhe së për shumë vite ka pasur njerëz që kanë dashur të largohen." Në sfondin e presionit prej rinacionalizmit shqiptar në Kosovë shumë romë pas kthimit nga Gjermania preferojnë më mirë të jetojnë në kushtet më të rënda të varfërisë në Jug të Serbisë dhe në Mal të Zi, se sa të kthehen në vendin e tyre të origjinës. "Tek shqiptrarët etnikë – që tani përbëjnë shumicën e njërëzve, që largohen nga vendi – unë nuk shoh në masë të madhe një problem të përndjekjes”, thotë Mesovic. "Por në klasifikimin e një shteti si vend i sigurt vlerësohet situata në kontekstin e përgjithshëm."