1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ekonomia

Si do të vazhdojë zgjerimi i aeroportit

"Është pikërisht koha për të ndërtuar në Aeroportin "Nënë Tereza" një zonë të re për pasagjerët," thotë Andrea Gebekenn, Drejtore Ekzekutive e Konsorciumit ndërkombëtar Tirana International Airport.

Aeroporti Nënë Tereza

Aeroporti "Nënë Tereza"

Andrea Gebekenn, Drejtore Ekzekutive e Konsorciumit ndërkombëtar Tirana International Airport, erdhi në këtë detyrë nga selia qëndrore në Gjermani e kompanisë Hochtieff, aksionere lider në këtë konsorcium, rreth një vit më parë. Zonja Gebekenn po drejton në Tiranë ate që ne biznes quhet shpesh " histori suksesi". Dy vjet më parë konsorciumi realizoi me nje sukses spektakolar ndërtimin në Shqipëri të terminalit të pasagjerëve, një strukturë moderne prej xhami dhe ;eliku, në formën e një zogu gjigand, me standarte shërbimi dhe sigurie të nivelit europian.

"Rezultatet tejkaluan parashikimet e konsorciumit që po nxiton të vijojë më fazën e dytë të ndryshimit apo Fazën B.Terminali ekzistues u ndërtua për rreth 1 milion pasagjerë. Por viti i kaluar ishte kaq i suksesshëm sa kjo shifër u tejkalua. Është pikërisht koha për të ndërtuar një zonë të re për pasagjerët tanë. Faza e dytë ose faza B do të zgjerojë terminalin egzistues pothuajse me 40 përqind duke arritur në rreth 10 mijë metra katrorë. Do të dyfishohet hapësira e zonën së nisjes së pasagjerëve, do të dyfishojmë pikat e kontrollit të dokumentave dhe biletave për të përballuar në të ardhmen një numër më të madh kompanish ajrore nga ato që aeroporti përballon sot. Njëkohësisht do të rritet hapësira e parkimit të avionëve, zona e duty free shops, restoranteve, ka te ngjare edhe ajo e bankave. Strukturat për dorëzimin e bagazheve do të dyfishohen, duke ngritur një ndërtesë enkas për këtë qëllim, për të arritur plotësisht standartet europiane. Edhe në zonën e mbritjes së pasagjerëve do të rritet me 50 përqind kapacitetin rreth 50 përqind për të shpejtuar marrjen e bagazheve të pasagjerëve që mbrijnë në Tiranë. Të gjitha këto do të bëjnë të mundur të përballojmë një fluks prej 1,5 milion pasagjerësh. Punimet kanë filluar. Inaguriumi është planifikuar për shtatorin e vitit të ardhshëm, 2009" thotë Andrea Gebekenn.

Logo e aeroportit

Pas kësaj faze, a do të hedhë Konsorciumi TIA një hap tjetër përpara, pra a do të ketë një Fazë C? Pa nguruar Zonja Andrea Gebekenn thotë: "Hapi tjetër. Të shohim. Kur pasagjerët të vijne, atëhere do ta planifikojmë atë. Jemi në drejtimin e duhur. Zbatojmë shumicën e rregullave europiane. Kohë më parë kur më patën pyetur se çfarë do të bëjë Konsorciumi kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE isha përgjigjur që nuk do të bëjë ndryshime të mëdha sepse që tani po zbatohen shumica e standartev të BE. Zhvillimi i Shqipërisë, dinamizmi i vendit, tërheqja ndaj saj si ndaj një sekreti apo thesari ende të pazbuluar në Europe do të sjellë shumë vizitorë gjë që është tepër premtues edhe për Konsorciumin," thotë Andrea Gebekken.

Perspektiva premtuese mund ta cojë Konsorciumin TIA, dhe bashkë me të edhe kompaninë gjermane Hochtieff, të mirënjohur në Europë dhe në botë për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, të hedhë shikimin edhe në aeroporte të tjera në Shqipëri, në atë të Kukësit apo në ndërtimin e një aeroporti të ri në rrethinat e qytetit turistik të Sarandës, shumë praën ishullit grek të Korfuzit.

" Nuk kemi ndonje marrveshje per aeroportin e Kukësit. Kemi një marrëveshje koncesionare me qeverinë e Tiranës për aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", të cilën po e zbatojmë. Nëse do të na ofrohet aeroporti i Kukësit jemi të hapur për diskutime," thotëAndrea Gebekenn.

Konsorciumi në bashkëpunim me qeverinë e Tiranës është në përfundim të një studimi për trafikun potencial ajror në Shqipëri. "Në bazë të tij do të vlerësohet nëse Shqipëria ka nevojë edhe për aeroporte të tjera ndërkombëtare veç atij aktual, "Nënë Tereza" të Rinasit," thotë Drejtorja Ekzekutive e TIA, Andrea Gebekenn.

Audio dhe video për temën