1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë pyetje kyçe pa përgjigje

PP (dpa, afp, reuters)17 Tetor 2014

Ofensiva diplomatike e liderëve evropianë për Ukrainën nuk solli ndonjë përparim. Të martën e ardhshme priten negociata të reja në Bruksel.

https://p.dw.com/p/1DXA7
Fotografi: picture-alliance/RIA Novosti/Aleksey Nikolskyi

Ky ishte prej disa muajsh takimi i parë personal i përfaqësuesve kryesorë evropianë me shefin e Kremlinit në një grup të madh. Por në Milano shumë pyetje kyçe mbetën pa përgjigje dhe ofensiva diplomatike e liderëve evropianë për Ukrainën nuk solli ndonjë përparim.

Merkel e zhgënjyer

Pas raundit të gjerë të bisedimeve me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, në Milano kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e zhgënjyer: "deri tani nuk ka pasur ndonjë kthesë të madhe." Kurse Kremlini iu kundërvu interpretimit pozitiv të bisedimeve të bërë nga disa udhëheqës të tjerë perëndimorë. "Disa nga pjesëmarrësit e takimit në Milano nuk treguan ndonjë vullnet të madh për të diskutuar objektivisht për gjendjen në Ukrainë," - tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax dhe kritikoi madje një "qëndrim absolutisht të njëanshëm" të disa prej tyre.

ASEM Gipfel Mailand 17.10.2014 Merkel PK
Fotografi: DW/B. Riegert

Zgjedhjet lokale dhe integriteti territorial

Kryeministri italian Matteo Renzi tha: "Unë mendoj se ne kemi bërë një hap përpara." Presidenti francez Hollande tha se kriza e Ukrainës po rëndon vetë vendin, Rusinë, Evropën dhe e gjithë botën. Kancelarja Merkel deklaroi se çështja kryesore e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës, është sipas ligjit ukrainas, që në zonat e kontrolluara nga separatistët prorusë, Donetsk dhe Lugansk, të zhvillohen më 7 dhjetor zgjedhjet lokale.

Çështja është nëse ato mund të organizohen në mënyrë transparente dhe me vëzhgues ndërkombëtarë. Në këtë pikë nuk ka pasur ndonjë përparim.

Një progres i vogël u shënua në lidhje me përdorimin e avionëve pa pilot në territorin e Ukrainës. Moska është "ndoshta e gatshme edhe për të marrë pjesë në misione të tilla," tha Merkel. Këto plane nuk lidhen aq me kufirin ruso-ukrainas, por me çështjen e vijës që shënon të territoret Donetsk dhe Lugansk. Për këtë çështje janë zhvilliar bisedime edhe me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në ditët e ardhshme pritet të ketë disa sqarime.

Mosmarrëveshjet për gazin

Rreth mosmarrëveshjeve midis Moskës dhe Kievit në lidhje me faturat e papaguara të gazit që shkojnë në miliarda dhe për çmimin e gazit nuk u dhanë shumë detaje. Por Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se kishte besim se konflikti mund të zgjidhet.

Sipas Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për kuadrin e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjet për gazin. "Ne ramë dakord mbi bazat më të rëndësishme të një kontrate," tha Poroshenko të premten në Milano. Të martën e ardhshme për çështjen e gazit do të zhvillohen negociata të reja në Bruksel.