1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shumë migrantë legalë - Komisioni i BE paraqet bazat e politikës së emigracionit evropian

Revolucionet dhe përmbysjet politike të "Pranverës Arabe" kanë bërë të mundur që shumë njerëz në Afrikën veriore të largohen. Tani komisarja për Punë të Brendshme e BE-së, paraqiti një koncept të ri të migrimit.

Pamje ilustruese - shtetet e BE-së

Pamje ilustruese - shtetet e BE-së

Flukset e fundit të emigracionit nga Afrika e veriut në Bashkimin Evropian ishin shumë më pak se sa ishte pritur. Megjithatë ekziston një frikë e përhapur në BE për rrrezikun e ardhjes së miliona refugjatëve që kërkojnë fatin e tyre në Evropë. Dhe sidomos duke pasur parasysh problemet aktuale ekonomike, shumë evropianë pyesin veten nëse do të kishte kuptim një emigracion në përgjithësi. Komisarja për Punë të Brendshme në BE, Cecilia Malmström ka një përgjigje të qartë: Një rezistencë e pastër nuk mund të jetë zgjidhje, pikërisht nga interesat e veta evropiane:

Në foto, Cecilia Malmström

Në foto, Cecilia Malmström

"Pavarësisht nga papunësia e lartë sot në BE, ne do të duhet në një të ardhme të afërt për shkak të zhvillimeve demografike të kemi nevojë për më tepër migrim të fuqisë punëtore. Nevojat do të ndryshojnë në varësi të vendit në BE për vendin e BE-së dhe vendimi është në dorë të shteteve anëtare. Ne si Komision përpiqemi që të lehtësojëm procesin për të promovuar lëvizjen që emigracioni të bëhet sa të jetë e mundur i dobishëm."

Komisoni synon para së gjithash për këtë të lidhet me vendet e Afrikës veriore të ashtuquajtura patneritete të lëvizshme. Me Tunizinë dhe Marokun ato janë duke u përgatitur, Egjipti dhe Libia pasojnë më pas. Këtu janë të përfshira të dyja aspektet: Migracioni vullnetar do të lehtësohet dhe dhe do të evitohen të padëshiruarit.

"Disa kategori personash për shembull biznesmenë, studentë apo hulumtues shumë shpejt do të marrin viza ose nuk e kanë më të nevojshme marrjen e vizës. Po ashtu do të lehtësohet lëvizja e forcave të punëve sezonale të cilët duan të kthehen përsëri në vendin e tyre. Përsa i përket migracionit të parregullt Komisioni pret në mënyrë të qartë një bashkëpunim të vendeve të treta në zonat që lidhen me sigurinë, duke përfshirë edhe një bashkëpunim të plotë kundër trafikimit të qënieve njerëzore".

Për ti dhënë migrantëve informacione të plota e realiste, Komisioni ditën e premte(18.11) ka publikuar një portal të ri në internet. Në adresën ec.europa.eu/immigration kushdo mund të informohet në gjuhën angleze dhe franceze, arabisht dhe spanjisht shumë shpejt, bëri të ditur Malmstrom:

Pamje ilustruese - refugjatë në Greqi

Pamje ilustruese - refugjatë në Greqi

"Shumë njerëz që duan të vijnë në vendet e BE-së nuk e dijnë se çfarë do të thotë kjo për ata. Ata nuk e dijnë se si duhet aplikuar për një leje qëndrimi, nëse ata kanë nevojë për një vizë apo jo. Ata nuk janë të vetëdijshmë për rreziqet e mundshme. Edhe migrantët të cilët janë tashmë në BE shpesh nuk i njohin të drejtat e tyre. Dhe kjo është në interesin e të gjithëve për të përmirësuar komunikacionin në mënyrë që ne të kufizojmë keqkuptimet dhe burokracitë në minimum.

Propozimet e komisares Malmström janë pjesë e një strategjie më të gjerë të Komisionit për të lidhur ngushtë politikën e migracionit me politikën e zhvillimit dhe poltikën e jashtme. Synimi është që të shmanget migrimi i pakontrolluar, duke përmirësuar kushtet e jetesës në vendet e origjinës dhe njëkohësisht për të drejtuar si duhet migrimin vullnetar. Megjithatë komisarja e ka të vështirë lidhur me këtë në shumë vende të BE-së. Për shkak se kundërshtimi kundër çdo lloj imigrimi aktualisht është i madh.

Autor: Christoph Hasselbach / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti