1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohen kritikat palestineze për Abbas

Andreas Gorzewski / exh26 Korrik 2014

Sa më shumë vazhdon lufta në Gaza aq më shumë Presidenti i palestinezëve Abbas është i kërkuar si negociator dhe udhëheqës i gjithë palestinezëve. Por dy funksionet duket se nuk mund të shkojnë me njëri-tjetrin.

https://p.dw.com/p/1CjDk
Presidenti i palestinezëve Mahmoud Abbas
Fotografi: ABBAS MOMANI/AFP/Getty Images

Lufta e vazhdueshme në Rripin e Gazës po trondit edhe autoritetin palestinez të autonomisë në Jordanin Perëndimor. Presidenti i palestinezëve Mahmud Abbas është ulur mbi dy karrige. Nga njëra anë jashtë vendit ai vlerësohet si njeri i ekuibilbrit paqësor. Diplomatët e huaj e shohin 79-vjeçarin si figurë kyçe në përpjekjet për të arritur një armëpushim mes Izraelit dhe lëvizjes militante palestineze Hamas. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë palestinezë këkrojnë nga Abbas që ai i të heqë dorë nga kursi i tij i pajtimit dhe të përkrahë shumë më fort anën e qëndresës kundër Izraelit. Mijëra vetë dolën natën e së premtes (25.7.) në rrugë në Jordanin Perëndimor për të protestuar kundër operacionit ushtarak izraelit në Rripin e Gazës. Në protestat e dhunshme u vranë të paktën katër palestinezë.

Hamasi kontrollon Rripin e Gazës, ndërkohë që lëvizja Fatah e Abbasit sundon në Jordanin Perëndimor. Dy zonat shtrihen vetëm pak dhjetëra kilometra larg njëra tjetrës. Zemërimi palestinez për më shumë se 800 të vdekurit në Rripin e Gazës e kalon në plan të dytë rivalitetin e gjatë mes Hamasit dhe Fatahut. Ndërkohë popullariteti i presidentit të palestinezëve, në post që prej vitit 2005 ësthtë në rënie drastike, thotë Mattia Toaldo, ekspert për Lindjen e Mesme në institutin European Council on Foreign Relations (ECFR). "Sipas një anketimi të kësaj jave, 60 për qind e palestinezëve janë në krah të Hamasit dhe vetëm 20 për qind në anën e Abbas", thotë Toaldo në bisedë me DW.

Kërkohet pozicionim i qartë nga Abbas

Ndërkohë Abbas po reagon, thotë Hani Masri, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Palestineze për Studim të Politikës dhe Studime Strategjike, në afërsi të Ramallahut. Abbas thekson në deklaratatën e tij solidaritetin me palestimezët në Gaza dhe kritikon ashpër Izraelin. "Nëse nuk do të vepronte kështu palestinezët do të ktheheshin kundër tij dhe do të kishte një Intifadë kundër autoritetit autonom palestinez", shpreh bindje Masri. Të gjithë palestinezët, dhe jo vetëm Hamasi, duhet të mbështesin luftën kundër pushtimit izraelit, përshkruan ai opinionin mbizotërues. "Ai është një nga liderët palestinezë. Ai nuk mund të përpiqet të ndërmjetësojë mes palestinezëve dhe Izraelit, thotë analisti politik.

Por pikërisht këtë dëshërojnë diplomatët perëndimorë, të cilët kërkojnë mundësi për armëpushim. M.q.s. qeveria e re egjiptiane ka qendrim armiqësor ndaj Hamasit, Kajro aktualisht nuk mund ta luajë rolin e saj si hallkë lidhëse e pranuar nga të gjitha palët. Aktualisht sipas Toaldo, këtë funksion duhet ta kryejë para së gjithash Abbas. "Nëse duhet folur me Hamasin nuk mund ta shmangësh Abbasin", thotë Toaldo. Sidoqoftë për zbutjen e konfliktit është e domosdoshme që Hamas dhe Fatah të bashkëpunojnë.

Palästinenser Israel Gaza Explosion nach Luftangriff
Sulm ajror izraelit mbi Rripin e GazësFotografi: Reuters

Izraeli dhe SHBA me qendrime të ndryshme për qeverinë e unitetit

Para shkallëzimit të fundit të krizës dy lëvizjet palestineze pas shumë tentativash, ranë dakord për një qeveri të unitetit vetëm me specialistë. Por qeveria izraelite e minoi bashkëpunimin. Jeruzalemi është vërtet gati për bisedime me Abbas, por një ndikim të Hamasit në një kabinet palestinez Izraeli e refuzon në mënyrë strikte. "Unë nuk mendoj se Izraeli do të pranojë një qeveri që mbështetet nga Hamasi", thotë eksperti i Lindjes së Mesme nga EFCR. SHBA dhe BE nga ana tjetër janë shumë të bindur se një qeveri uniteti është e nevojshme.

Masri nuk beson se sparkata e Abbasit mes pretendimeve ndërkombëtare dhe palestineze mund të ketë sukses në periudhë afatgjatë. Kursi i Abbasit synon një marrëvshje paqësore me Izraelin. "Ai është kundër një Intifade, kundër qendresës, beson vetëm në negociata bilaterale, të cilat megjithatë nuk u kanë sjellë paqe palestinezëve", thotë analisti politik nga Jordani Perëndimor. Nëse Abbas nuk e ndryshon me themel pozicionin e tij, nuk mund të vazhdojë të jetë udhëheqësi i palestinezëve, gjykon Masri.

Netanjahu/ Abbas
Netanjahu dhe Abbas në Egjipt, 2010Fotografi: picture-alliance/dpa

Krejt e paqartë është megjithatë se kush mund ta zëvendësonte Abbasin. "Nuk shoh asnjë të kalibrit të tij. Dhe nuk shoh asnjë as nga Hamasi që të mund të luante të njëjtin rol si Abbas", komenton Toaldo. Vetëm politikani dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Mustafa Barghouti mund të ishte një kandidaturë e përshtatshme. Por Izraeli sipas ekspertit për Lindjen e Mesme nuk ka asnjë interes për këtë. Përsa kohë nuk ka asnjë alternativë ndaj Abbasit, ai do të vazhdojë ta luajë rolin e tij të dyfishtë. "Roli i tij institucional dhe ai ndërmjetësues do të forcohen nga kriza, por popullariteti i tij në mesin e palestinezëve do të vazhdojë të bjerë edhe më tej", parashikon Toaldo.