1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria kërkon të përfitojë nga programet e BE-së për kërkimin shkencor

Arben Muka7 Maj 2008

Në kuadër të Javës Europiane, një nga temat është ajo e ecurisë së programit të Komisionit Europian i quajtur "Hapaësira Europiane e Kërkimit", ose programi FP7, ku Shqipëria është pjesë që prej dhjetorit të vitit 2007.

https://p.dw.com/p/Dv4l
Flamuri i BE
Flamuri i BEFotografi: picture-alliance / Sven Simon

Prej 5 muajsh Shqipëria ka nënshkruar një memorandum, që i garanton statusin e anëtarit të asociuar në programin e Komisionit Europian i quajtur „Hapësira Evropiane e Kërkimit“, ose sic njihet ndryshe programi FP7. Nëpërmjet këtij programi Bashkimi Europian kanalizon të gjithë mbështetjen e vet për kërkimin shkencor dhe zhvillimin e teknlogjisë.


Pikërisht ecuria e Shqipërisë në aspektin e zbatimit konkret te FP7-s ishte në fokus dhe të veprimtarive që zhvillohen në Javën Europiane. Sipas ministrit të Arësimit të Shqipërisë Genc Pollo, në 5 muajt mujat e fundit nga rradhët e shkencëtarëve shqiptarë ka patur 71 aplikime për projekte kërkuese pranë Komisionit Europian. Por ky numër sipas tij pritet të rritet në të ardhmen, sipas ministrit, kjo falë dhe një fushate informimi të gjërë për të thithur në rradhë të parë aplikime cilësore.


Komisioneri Europian per Kërkimin Shkencor , Janez Potoncki, i cili ndodhet prej ditësh në Shqipëri po nxit autoritetet që të financojnë edhe më shumë në këtë aspekt. Sipas tij shkenca dhe kërkimi duhet të jenë prioritare për qeverinë. Bota është duke ndryshuar dhe ne duhet ti përshtatim kërkuesit në përputhje me këto ndryshime. Shqipëria duke qënë një vend i asocuar në FP7 ka të njëtat detyrime dhe të drejta si të gjtiha vendet e tjera.


Sipas përfaqësuesve të Komsionit Europian Shqipëria duhet të forcojë më shumë kërkimin shkencor në disa fusha të rëndësishme, si mjedisi, shëndetësia, arsimi etj. Kërkimi shkencor duhet bërë tërheqës vecanërisht në rradhët ë të rinjëve, e për këtë duhen forcuar kapacitetet njerëzore dhe ato infrastrukturës.


Komisioni Europian kërkon që dhe shqiptarët të jenë aktivë në konkurencën për kërkimin, pasi ky është një standart që duhet plotësuar dhe në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në BE.


Fondi i përgjithshëm për programin „Hapësira Europiane e Kërkimit“ në periudhën 2007 deri më 2013 shkon në afër 53 miliard euro.