1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria ka probleme me barrën e trashëguar nga komunizmi

Alen Legoviq5 Nëntor 2008

Doris Pak: "Shqiptarët janë në rrugë të mbarë, por ata ende kanë një rrugë të gjatë përpara për të arritur atje ku vende të tjera kanë qenë qysh më parë."

https://p.dw.com/p/Fnxe
Doris Pack, deutsche EU-Abgeordnete der Europäischen Volksparteien (EVP), Balkan-Expertin im Europäischen Parlament***Zu Riegert, "Eine einigermaßen europäische Position"? - Die EU und Kosovo***Fotografi: Europäisches Parlament

Sot (05.11) publikohet raporti i Komisionit të BE-së për përparimet e reformave në vendet që aspirojnë antarësimin. Duke u prononcuar në intervistë për DW-në eurodeputetja kristiandemokrate gjermane Doris Pak (Doris Pack) lidhur me Shqipërinë thekson:

"Shqipëria duhet ta theksoj, ka bërë përparime. Këtë e vlerëson edhe Komsioni, por megjithatë ka ende shumë punë për të bërë. Në dallim nga vendet e tjera fqinje të saj Shqipëria nuk ka barrën e rëndë të problemeve etnike dhe fetare. Në këtë drejtim ajo mund të ecë përpara. Por Shqipëria ka probleme me barrën e trashëguar nga komunizmi, siç është problemi i pronave, që është i vështirë të zgjidhet, problem tjetër është ai i kartave të identitetit. Këto probleme janë në axhendë dhe le të shpesojmë që ato do të zgjidhen deri vitin e ardhëshëm, para se do të zhvillohen zgjedhjet. Qeveria meriton të lavdërohet, që u është përkushtuar këtyre problemeve. Ligji electoral është duke u hartuar, ndonëse kjo është e vështirë dhe disa parti kanë frikë, se përmes këtij ligji mund të humbasin influencën dhe mund të mos zgjidhen më. Megjithatë ligji elektoral duhet të përfundojë gjatë muajve të ardhëshëm, sepse në zgjedhjet e ardhëshme ne daum të kemi zgjedhje ashtu siç i kemi dëshiruar qysh prej dhjetë vjetësh: zgjedhje të lira dhe të ndershme, që të bazohen në lista zgjedhore të sakta dhe korrekte. Kjo është e mundur vetëm nëse njerëzit kanë kartat e identitetit, me të cilat mund të paraqiten për të votuar në qendrat elektorale. Shqiptarët janë në rrugë të mbarë, por ata ende kanë një rrugë të gjatë përpara për të arritur atje ku vende të tjera kanë qenë qysh më parë. Në ish-Jugosllavi ka ekzistuar një tjetër strukturë, pra në këto vende ka një strukturë bazë, që Shqipërisë i mungon. Unë shpresoj që do t´ia dalin mbanë. Unë kam përshtypjen, që të gjithë janë të gatshëm ta përshkojnë këtë rrugë. Të gjithë janë si të thuash tani me biletën evropiane. Çështja është se në ç´mënyrë do ta bëjnë këtë, deri tani ka pasur disa arritje, por megjithatë ka vend për t'i përmirësuar ato.

Misioni EULEX në Kosovë është mjaft i rëndësishëm

E pyetur lidhur me Kosovën dhe rolin e misionit EULEX, në intervistë për DW-në znj. Pack nënvizon:

Deri tani BE-ja ende nuk ka një zgjidhje se si mund ta ndihmojë këtë vend si dhe për zbatimin e planit të Marti Ahtisarit. Por duhet theksuar, që misioni EULEX në Kosovë është mjaft i rëndësishëm. Këtë nuk mund ta zgjidhë Komisioni i BE-së. Ndaj le të shpresojmë që me mbeshtetjen nderkombetare këto ditë të gjendet një modus vivendi në Serbi, në mënyrë që të mund të fillojë misioni I EULEX-it, sepse ai i nevojshëm, sistemi i drejtësisë lë mjaft për të dëshiruar. Në Kosovë ka një varg procesesh që nuk janë trajtuar nga UNMIK-u. Pra nuk është bërë shumë dhe tani gjërat duhet të vihen në lëvizje. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, Kosova duhet ndihmuar, që ajo të zhvillohet vërtetë si një shtet i së drejtës. Mendoj se në këtë drejtim një ndihmë është edhe raporti i Komisionit të BE-së.