1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërdorojnë funksionarët e BE-së paratë e taksapaguesve?

Vilma Filaj-Ballvora6 Nëntor 2014

Shpërdorojnë funksionarët e BE-së paratë e taksapaguesve? Nuk mund të jepet një përgjigje standarte për këtë, thonë revizorët e BE-së. Megjithatë më shumë fonde zhduken brenda shteteve anëtare.

https://p.dw.com/p/1DiHU
Vitor Caldeira
Presidenti Vitor Caldeira prezanton raportin vjetor(05.11)Fotografi: Pressestelle des Europäischen Rechnungshofes

900 revizorë dhe përkthyes në Luksemburg kanë vetëm një detyrë - kontrollin e shpenzimeve të Bashkimit Europian. Instanca më e lartë e kontrollit, Gjykata e Auditimit është një instancë e pavarur e BE-së. Një herë në vit presidenti i saj del para opinionit për të prezantuar raportin vjetor, si të mërkurën (05.11.)Për çdo vit gjykata ku bëjnë pjesë 29 vendet anëtare mbulon me fakte se 5% e parave të BE-së nuk shpenzohen në mënyrë korrekte.

Prandaj revizorët prej 20 vitesh nuk i japin BE-së çertifikatën e lirimit nga përgjegjësia e shpërdorimit. "Nuk është një jubile i gëzueshëm. Të shohësh 20 vite me radhë që kemi bërë më shumë gabime se duhet, nuk është ndonjë gjë e mirë", thotë eurodeputetja Ingeborg Gräßle (CDU) në bisedë me DW. Gräßle përgjegjëse për kontrollin buxhetor në Parlamentin Europian vëren edhe progres. "Në këto 20 vite ka ndodhur shumë. Ka pasur edhe progres, kjo duhet thënë, por gjendja nuk është ashtu si duhet."

Europäischer Rechnungshof in Luxemburg
Gjykata Europiane e AuditimitFotografi: picture-alliance/dpa

7 miliardë euro shpërdorime

Në vitin 2013 BE nuk i ka shpenzuar si duhet 7 miliardë euro, kritikon Gjykata Europiane e Auditimit, por nuk mund të thuhet se këto shtatë miliardë janë shpërdoruar tërësisht, thekson Lazaros Lazarou nga Gjykata Europiane e Auditimit. Mund të ketë ndodhur që ka pasur aplikime të gabuara, po rregulloret nuk janë respektuar si duhet. "Mallrat apo shërbimet janë ofruar, pra kuota nuk është një sinjal i keqpërdorimit apo mashtrimit." Lazarou kritikon faktin që disa projekte të BE-së nuk japin efektin e duhur. Psh. Gjykata kritikon faktin që Be ka subvencionuar aeroportet rajonale, prej nga rrallë zhvillohen fluturime. Nga ana e aplikimit dhe respektimit të rregulloreve, çdo gjë ka qenë e rregullt, por investimi ka qenë pa efekt ekonomik.

Pikërisht për këtë arsye paralajmëron presidenti i Gjykatës Europiane të Auditimit, Vitor Caldeira: "Komisioni Euroian dhe shtetet anëtare duhet të tregojnë më shumë kujdes kur shpenzojnë paartë europiane. Ata duhet të shohin më me vëmendje, që të arrijnë me këto projekte ato rezultate, të cilat i presin qytetarët europianë.

Hedhja e fajit tek vendet anëtare?

Rreth 80% e projekteve të BE-së janë bashkëfinancime. Kjo do të thotë që gjysmën e fondeve e paguan Komisioni Europian, gjysmën vendet anëtare, rajoni apo qyteti. Pikërisht tek këto financime ka shumë probleme, madje përdoren truke dhe mashtrohet, kritikon eurodeputetja Ingeborg Gräßle. "Është e trishtueshme që organet e shteteve anëtare që duhet të zbulojnë këto mashtrime, nuk e bëjnë këtë." Një shembull për këtë janë fermerët që i regjistrojnë zonat pyjore si tokë blegtorie për të marrë më shumë subvencione. Apo punonjësit socialë që marrin rroga tejet të larta.

Ingeborg Gräßle
Eurodeputetja Ingeborg GräßleFotografi: picture-alliance/dpa

0,09% shpenzohen për kontrollin buxhetor

Komisioni Europian në një deklaratë për shtyp shprehet se është në përgjithësi i kënaqur me raportin e Gjykatës së Auditimit. Pikërisht kjo e zemëron eurodeputeten gjermane Gräßler. Po qe se vazhdojmë kështu me këtë lloj vetëkënaqësie, atëherë edhe pas 30 vitesh, Gjykata nuk do t'i japë Komisionit Europian notën më të mirë në mënyrën e shpenzimit të fondeve.

Megjithatë krahasuar me buxhetet kombëtare, Komisioni nuk është më shpërdorues se shtetet anëtare, mendon Lazaros Lazarou nga Gjykata. Kuota e shpërdorimit është pak a shumë e njëjtë. Kontrolli buxhetor i kushton Bashkimit Europian rreth 138 milionë euro në vit, kaq është edhe buxheti i Gjykatës Europiane të Auditimit, e cila bashkëpunon gjerësisht me gjykatat e auditimit në vendet anëtare dhe në SHBA. Një shumë e tillë përbën rreth 0,09% të buxhetit të përgjithshëm të BE-së. Pra po qe se vendet anëtare mashtrojnë në shifrat buxhetore, në fund të fundit kjo i godet ata vetë. Ndërkohë që në raportin vjetor 2013, gjykata ka renditur vetëm 14 raste ku dyshohet për mashtrim dhe me sa duket keqpërdorim penal. Këto raste i dorëzohen "OLAF", institucionit të BE-së për luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve.