1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mësues për të gjitha shkollat veç gjimnazeve

11 Prill 2011

"Institute për formimin e mësuesve" quheshin dikur Akademitë prusjane të pedagogjisë. Më vonë ato u quajtën Shkolla të larta pedagogjike. Sot ajo janë nuk ekzistojnë më në shumë lande.

https://p.dw.com/p/10rKj
Fotografi: dpa

Shkollat e larta pedagogjike ekzistojnë si institucion i pavarur vetëm në landin gjerman Baden-Vyrtemberg. Në të gjitha landet e tjera ish-shkollat e larta pedagogjike u shndërruan në universitete apo u bënë fakultete të veçanta të një universiteti.

Detyra e shkollave të larta pedagogjike është përgatitja e mësuesve të shkollave fillore, të shkollave profesionale dhe atyre të nivelit bazë, si edhe e mësuesve të shkollave të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara. Këto shkolla nuk janë vetëm për fëmijët hendikapatë, por edhe për ata fëmijë me vështirësi në të mësuar për shkak të arsyeve nga më të ndryshmet.

Nach der Volksabstimmung zur Schulreform
Fotografi: picture alliance / dpa

Në lëndët e zgjedhura mësohet lënda e didaktikës mbi baza teorike. Përveç kësaj plani i studimeve parasheh edhe lëndë edukative-shkencore, si pedagogji e përgjithshme, pedagogji shkollore, apo psikologji pedagogjike. Mësuesit e ardhshëm të fillores përveç lëndës bazë duhet të studiojnë edhe një lëndë që lidhet me mësimin praktik të fëmijëve, apo me edukimin muzikor e estetik. Këtu përfshihet edhe lënda e mësimit fillestar.

Mbledhja e përvojës praktike

Praktikat e detyrueshme në shkolla janë po ashtu pjesë përbërëse e studimit për mësuesi. Për të gjitha degët e mësuesisë janë të detyrueshme 4 praktika ditore, (një herë në javë për një semestër) dhe dy praktika në bllok, (nga përkatësisht katër javë në kohën e pushimeve semestrore. Për shumë studentë këto praktika janë një mundësi e mirë për të verifikuar nëse ata mund të përballen me sfidat e profesionit të mësuesit. Pjesë e studimeve është edhe një stazh përgatitor prej 18 muajsh në një seminar për kualifikimin praktik shkollor.

Kusht për studimet për mësuesi në një shkollë të lartë pedagogjike është- si edhe në universitet- një dëftesë mature me nota të mira. Kush do të zgjedhë artin, muzikën apo sportin si lëndë duhet të testohet. Studimi për mësuesi varësisht nga landi gjerman përfundon me provimin shtetëror apo me master.

Autor: Claudia Unseld/Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama