1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kirchliche Hochschule

2 Prill 2011

Në Gjermani ekzistojnë 40 shkolla të larta që mbahen nga kishat dhe ofrojnë degë studimore që njihen nga shteti. Ato janë interesante jo vetëm për shkollimin e priftërinjve.

https://p.dw.com/p/10mJw
Prift katolikFotografi: Bilderbox

Në shkollat e larta fetare të kishës protestante përgatiten priftëresha dhe priftërinj, si dhe mësues për lëndën e fesë. Edhe muzikë kishtare mësohet në shkollat e larta të financuara nga kisha protestante. Përveç kësaj shkollat e larta protestante ofrojnë degë studimi në shkenca shoqërore dhe në pedagogji fetare. Gjithashtu degët për të ashtuquajturat "profesione shëndetësore" si përgatitja për mami, ergoterapia dhe për kujdesja për personat e moshuar zgjerohen gjithnjë e më shumë.

Shkolla e lartë kishtare në Wuppertal
Shkolla e lartë kishtare në Wuppertal- Shkollat e larta fetare ofrojnë lëndë sociale dhe karitativeFotografi: Bischöfliche Priesterseminar Borromaeum Münster

Përgatitja e priftërinjve

Përgatitja e priftërinjve të kishës katolike zhvillohet gjithashtu në fakultetet teologjike përkatëse. Disa urdhëra të besimit katolik si jezuitët, kapuçinët, apo urdhëri i Don Boscos e përgatisin vetë brezin e ri në shkollat e tyre. Në Sankt Augustin në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë ndodhet i vetmi kolegj filozofik dhe teologjik i kishës katolike, që e vë theksin në teologjinë misionare.

Shkollat e larta katolike

Kisha katolike është gjithashu financuese e shkollave të larta, që përgatisin punonjës socialë si dhe punonjës të ardhshëm në profesionet e pedagogjisë fetare dhe të edukimit të komunitetit. Numri i të interesuarve për studim në një shkollë të lartë katolike është çdo vit më i lartë se vendet e studimit në dispozicion. Prandaj këto shkolla të larta kanë procedurat e veta të përzgjedhjes, për shembull përmes zhvillimit të intervistave.

Studentin Henriette Rerich
Henriette Rerich studion teologji në WupertalFotografi: DW

I hapur për studentë të të gjitha besimeve

Diçka e veçantë në arsimin e lartë gjerman është shkolla e lartë për studime hebraike në Heidelberg, që financohet nga qendra akademike e bashkësive hebreje në Gjermani. Ky universitet është i hapur për studentë të të gjitha besimeve.


Autor: Claudia Unseld/ Angelina Verbica
Redakoi: Aida Cama