1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kinder-Ecole" në Paris

Julia Elvers-Guyot/ Cama16 Dhjetor 2012

Këmbimi gjuhësor gjermano- francez është zhvilluar vazhdimisht duke arritur deri tek shkollimi dygjuhësh i fëmijëve të vegjël. Përshtypje nga një shkollë "Kinder Ecole" për fëmijët e moshës nga 2 deri 6 vjeç.

https://p.dw.com/p/173Hd
"Kinder-Ecole" në ParisFotografi: DW/M. Stegemann

AJEFA (Association des parents d'élèves de Jardins d'Enfants Franco-Allemands) është një shoqatë e prindërve në kopshtet gjermano- franceze në Paris. Që prej 40 vjetësh këtu ushtrohet kujdes për fëmijët nga mosha dy deri në gjashtë vjeçare. Shumica e tyre vijnë nga familje gjermano-franceze apo familje me origjinë gjermane.

Një, dy, tre - të folurit i vjen fundi. Muzika klasike u bën të qartë fëmijëve se erdhi koha për të bërë rrethin e mëngjesit. "Bonjour! Mirupafshim i vogli im. Unë po ju sjell Anushkën shumëngjyrëshe, që donte të vishej sot me shumë ngjyra. Shko e vogla ime. Të puth!"

Bildergalerie AGEFA Deutsch-französischer Kindergarten Paris neu
"Kinder-Ecole" në ParisFotografi: DW/M. Stegemann

Vajza e vogël ndahet shpejt nga e ëma, dhe merret nga edukatorja, pastaj dita fillon me një këngë në gjuhën gjermane.

Shkolla gjermano- franceze në Paris "Kinder-Ecole" u themelua në vitin 1974 nga prindër gjermanë dhe francezë dhe mori emrin AJEFA. Shkolla ka ndërkohë katër grupe me nga 25 fëmijë. Meqenëse fëmijët rriten në ambient francez, gjuha e tyre bazë është frëngjishtja.

Por kalimi në gjuhën tjetër nuk është e vështirë për fëmijët, thotë Elisabeth Feldmeyer, drejtuese e AJEFA-s.

"Në momentin kur një i rritur ndodhet aty, atëherë ata bëlbëzojnë në gjermanisht, por nuk e kanë fare të qartë që kanë këmbyer gjuhën. Vetëm kur një i rritur ndodhet prezent, bëhet kalimi tek gjermanishtja. Por meqenëse në dhomë ndodhen shumë të rritur, situatat e lojës kalojnë gjithnjë në gjermanisht."

Shumë nga të rriturit janë edukatoret, që ndihmohen ekstra nga vullnetarë gjermano-folës, si përshembull Leonie Herzberg. 18-vjeçarja është nga Shtutgarti. Mbas maturës ajo mësoi në Agjencinë e punës për mundësinë që të shkojë një vit si vullnetare në "Kinder-Ecole" në Paris. "Për pushime unë kam shkuar gjithnjë në Francë, kam bërë kursin kryesor të mësimit të gjuhës frënge, kam qenë shpesh në Paris. Unë kam dashur gjithnjë të jetoj këtu, prandaj më erdhi shumë për shtat ardhja. Unë dua të bëhem mësuese. Në Frajburg ka një degë studimi për t'u bërë mësuese dygjuhëshe. Jam duke menduar të shkoj atje."

Bildergalerie AGEFA Deutsch-französischer Kindergarten Paris neu
"Kinder-Ecole" në ParisFotografi: DW/M. Stegemann

Për edukatoret, që jetojnë prej dekadash në Francë, ardhja e të rinjve nga Gjermania është shumë e rëndësishme, sepse ata janë shumë afër gjermanishtes së përditshme. Po aq e rëndësishme është përgatitja e fëmijëve për shkollën franceze. Fëmijët nga katër deri gjashtë vjeç marrin dy herë në jyvë mësim nga mësuesja parashkollore franceze, Chlow Darche. 27 vjeçarja ka një raport të veçantë me këtë institucion, sepse ajo ka qenë vetë në shkollën "Kinder-Ecole".

Të flasin frëngjisht nuk është aspak problem për të vegjëlit. Por Chlow Darche ushtron me ta fillimin e shkrimit dhe leximit, gramatikën e parë si ndarja e rrokjeve. Sa rrokje ka fjala "spageti"? Dhe në cilën rrokje ndodhet "i"-ja?

Krahas "Kinder-Ecole" iniciativa e prindërva a krijuar edhe një "Mini-Ecole" për ish fëmijët e kopshtit, që shkojnë ndërkohë në shkollën filore franceze. "Mini-Ecole" zhvillohet çdo të mërkurë, kur shkollat në Francë janë të mbyllura. Këtu fëmijët kanë mundësi të përdorin njohuritë e gjermanishtes dhe të mësojnë edhe gjëra të reja.

"Mini-Ecole, është praktikisht vazhdimi i sistemit tonë. Për fëmijët kjo është një gjë shumë e mirë, sepse mund të vazhdojnë me gjermanishten. Gjuha është një lloj gjimnastike dhe sa më shumë të flitet dhe ushtrohet një gjuhë aq më mirë njihet ajo." … thotë e bindur edukatorja Ursula Gallus-Menier.

Bildergalerie AGEFA Deutsch-französischer Kindergarten Paris neu
"Kinder-Ecole" në ParisFotografi: DW/M. Stegemann

Dy të tretat e fëmijëve vijnë nga familje gjermano-franceze, një e treta nga familje franceze. Gjithnjë e më shumë shtohen fëmijët e familjeve franceze që kanë jetuar në Gjermani. Pas kthimit në Francë prindërit duan që fëmijët e tyre të praktikojnë gjuhën. Shefja e AJEFA-s Elisabeth Feldmeyer: "Një fëmijë mëson shumë shpejt një gjuhë të dytë në këtë moshë, por nëse më pas nuk e dëgjon më gjuhën dhe nuk e flet, e harron po aq shpejt."

Interesi për ofertat e AJEFA-s është i madh, sa kohë që ky është kopështi i vetëm gjermano- francez në Paris. Dy vjet është pritja për një vend. Edukatorja Ursula Gallus-Menier nuk çuditet me kërkesat e mëdha:

Bildergalerie AGEFA Deutsch-französischer Kindergarten Paris neu
"Kinder-Ecole" në ParisFotografi: DW/M. Stegemann

"Në jetë nuk mësohet kurrë një gjuhë kaq lehtë. Këtu është si lojë fëmijësh."Për disa një lojë e shtrenjtë. Kontributi i prindërve, matur sipas të ardhurave të familjes është nga 50 deri 850 euro në muaj. Prindërit janë të bindur se ky është një investim i mirë për të ardhmen.