1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shoqëria & Kultura

Shkollë profesionale në Shqipëri, sipas standardeve gjermane

Shkolla profesionale në qytetin e Kamzës, rreth 30 km larg Tiranës, do të zëvendësohet nga një e re. Pas negociatave dy vjeçare është arritur të sigurohet fillimi i një projekti për aplikimin e standardeve gjermane.

Fëmijët i gëzohen shkollës

Vetë Bashkia e Kamzës ka tashmë një partneritet me bashkinë e qytetit të Jenës në Gjemani, për të mbështetur arësimin profesional. Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu, e shikon si jo rastësor partneritetin me një qytet gjerman, si Jena.

"Është një zonë që mund ta konsidrojmë gati si një qytet studentor, pasi aty rreth 50 përqind e popullatës është me studentë dhe nxënës të arësimit profesional. Çfarë do të thotë se ajo ka një përvojë të madhe në këtë drejtim", thotë ai.

Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë së Kamzës

Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë së Kamzës

Projekti është drejt konkretizimit. Pas vizitave të ndërsjellta të punës që janë bërë në Shqipëri dhe Gjermani, pritet që me fillimin e vitit të ri akademik 2009 -2010 të hapen dyert e shkollës profesionale në Kamëz ,e cila do të punojë sipas sistemit gjerman. Fillimisht në disa prej mjediseve ekzistuese, ndërsa më pas do të ndërtohet një godinë e re, që do të punojë në funksion të plotë për një sërë degësh të formimit profesional.

"Bashkia Kamëz ka marrë përsipër që të sigurojë truallin e ndërtimit. Është përfunduar projekti dhe është gati infrastruktura mbështetëse. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër që të gjejë burimet e financimit për ndërtimin e godinës që ka rreth 50 ambjente të brendshme, pa futur këtu ambjentet e jashtëme. Nga pala gjermane do të sigurohet trajnimi i personelit, do të sigurohet pojisja me laboratorë e mjete të nevojshme didaktike etj", shpjegon për Deutsche Wellen, Xhelal Mziu.

Projekti i ndërtimit të një shkolle profesionale sigurisht që nuk është vetëm një investim për interes lokal, por siç thotë Mziu, ajo do të plotësojë nevojat edhe për më gjerë.

Duke qënë se aty do të futen në program 15-20 specialitete të formimit profesional, pritet që shkolla të përmbushë dhe nevojat kombëtare. Në këtë vit të ri shkollor, që nis në vjeshtë, do të fillohet me disa prej specialiteteve, kryesisht me trajtimin e moshës së tretë.

Gjendja e shërbimit të kujdestarisë pë të moshuarit në Shqipëri është ende një fazë embrionale. Ka nevojë të ngutshme për t'u rritur e instensifikuar. Shifrat flasin vetë: Në një kohë që rreth 10 përqind e popullsisë së vendit është në moshën e tretë, shërbimet sociale për këtë grupmoshë ofrojnë ndihmë vetëm për 0,01 përqind të tyre.

Shkolla profesionale e Kamzës me mbështetjen e shkollës profesionale për sociologji dhe shëndetësi në Jenë, do të jetë një projekt pilot në këtë drejtim. Vetëm pak javë më parë, me ardhjen e delegacionit gjerman në qytetin e Kamzës, u organizua dhe e para konferencë për kujdesin ndaj moshës së tretë, me pjesamrrjen e ekspertëve nga Gjermania, Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Autor: Arben Muka

Redaktor: Bahri Cani