1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shefi i CIA-s David Petraeus jep dorëheqjen pas një afere seksuale

Sabine Müller/Angjelina Verbica10 Nëntor 2012

Ditët e fundit ai diskutohej të bëhej ministri i ardhshëm i mbrojtjes. Tani me dorëheqjen si shef i CIA-s, karriera politike e David Petraeus merr fund, para se të fillonte mirë.

https://p.dw.com/p/16gXl
CIA Director David Petraeus, testifies before the US Senate Intelligence Committee during a full committee hearing on 'World Wide Threats.' on January 31, 2012 on Capitol Hill in Washington, DC. Witnesses include: Director of National Intelligence, James Clapper, FBI Director Robert Mueller(L); Defense Intelligence Agency Director Lt. Gen. Ronald Burgess; National Counter terrorism Center Director Matthew Olsen; Assistant Secretary of State for Intelligence and Research Philip Goldberg; and Homeland Security Undersecretary for Intelligence and Analysis Caryn Wagner. AFP PHOTO/Karen BLEIER (Photo credit should read KAREN BLEIER/AFP/Getty Images)
Fotografi: Karen Bleier/AFP/Getty Images

David Petraeus çmohej shumë si komandant i forcave të armatosura në Afganistan dhe Irak. Gjenerali me katër yje i shpuri në rrugën e duhur operacionet e Shteteve të Bashkuara në të dy fushëbetejat me një strategji të re. Në shtator të vitit të kaluar ai la mënjanë uniformën, për të kaluar në krye të CIA-s. Tani karriera e shkëlqyer e 60-vjeçarit u ndërpre papritmas. Petraeus ka dhënë dorëheqjen për shkak të një marrëdhënie jashtëmartesore.

Politika amerikane ka mbetur e shokuar: Një skandal i tillë do të ishte pritur ndoshta nga disa në Uashington, por jo nga gjenerali me katër yje, David Petraeus. "Askush në ushtri nuk ishte më i disiplinuar dhe nuk kujdesej për imazhin dhe karrierën e tij sa ai", thotë korrespondentja e ABC, Martha Raddatz, e cila e njeh mirë Petraeus prej gati një dekade.

Shefi 60 vjeçar i CIA-s nderohet nga shumë si hero, konsiderohet si udhërrëfyes ushtarak dhe ka marrë dekoratat më të larta për shërbimet e tij në luftën në Irak dhe Afganistan:
"Gjeneralit David Petraeus i është dashur të bëjë një detyrë shumë të vështirë, që e ka kryer në mënyrë të shkëlqyer."

Zu sehen ist der US-General Petraeus in der Provinz Khost in Afghanistan. Rechts von ihm steht der Gouverneur der Provinz Khost, Abdul Jabar Naimi. Copyright: Faridullah Zahir, DW Korrespondent
Gjeneral Petraeus në provincën Khost në AfganistanFotografi: DW/F. Zahir

Petraeus mendohej të ishte ministri i ardhshëm i mbrojtjes

Si presidenti Bush, ashtu edhe presidenti Obama, i besuan Petraeus-it luftërat e tyre më të komplikuara. Shumë në Uashington besonin se për Petraeus, që respektohej nga të gjitha partitë, drejtimi i CIA-s nuk do të ishte fundi i karrierës së tij. Kur të mërkurën në mbrëmje u dëgjuan fjalët e para, se Petraeus dëshiron të japë dorëheqjen, shumë menduan se po e bën këtë për t'u përgatitur për kandidaturën për president në 2016. Në vend të saj kjo: Një aferë pas më shumë se 37 vjetësh martesë. Siç duket me gruan, e cila shkroi së fundi një biografi shumë lavdëruese për të. "Në Kabul kam bërë shumë intervista me të. Mendoj, se për të ishte një largim i mirëseardhur i vemendjes nga lufta." Paula Broadwell, ashtu si Petraeus e diplomuar në akademinë ushtarake elitare, West Point, kishte akses të gjithanshëm tek ai, gjatë kohës që ai komandonte trupat amerikane në Afganistan. Shumë intervista u zhvilluan gjatë vrapimeve të përbashkëta. Me sa duket ishte shërbimi i brëndshëm i sekret FBI, që e zbuloi aferën. Thuhet, se njësia e tij e kundërzbulimit ka hetuar kundër Broadwell për aktivitete të dyshimta në internet. Çështja ishte, nëse ajo kishte akses në emailet e Petraeusit, apo kompjuterin e tij. Afera e shefit të CIA është një shkelje e qartë e të gjitha rregullave të sigurisë, e ka bërë atë të atakueshëm, nga shantazhet.

Petraeus tha se ka dëshmuar mungesën e gjykimit të duhur. Një sjellje e tillë nuk është e pranueshme: as si bashkëshort dhe as si shef i një organi të tillë, prandaj i është lutur presidentit Obama që ta shkarkojë dhe ai, pasi u mendua një ditë, e pranoi kërkesën. Në deklaratën e tij me shkrim Obama lavdëroi punën, që Petraeus ka bërë disa dekada për SHBA. Ai e ka bërë vendin më të sigurt dhe më të fortë, shkruante Obama. Shtëpia e Bardhë, sipas të dhënave të saj, ka mësuar ditën e mërkurë për aferën e Petraeus. Megjithatë disa dyshojnë për këtë: "Gjithmonë, kur FBI nis një hetim të rëndësishëm, Shtëpia e Bardhë informohet shpejt në lidhje me të", thotë ekspertja e sigurisë, Fran Townsend, në CNN. Tani supozohet se qeveria e kishte fshehur qëllimisht informacionin deri pas zgjedhjeve në SHBA.

US President Barack Obama (L) announces that General David Petraeus (R), former commander of US forces in Iraq, will replace US General Stanley McChrystal as top NATO commander in Afghanistan in the Rose Garden of the White House in Washington DC, USA, 23 June 2010. McChrystal resigned over a magazine article in which he and his top aides criticize the US government. In the profile of McChrystal by Rolling Stone magazine, he is portrayed as dismissive of top US officials involved in Afghanistan policy. EPA/MICHAEL REYNOLDS +++(c) dpa - Bildfunk+++ pixel
Barack Obama pranoi kërkesën e PetraeusitFotografi: picture-alliance/dpa

Ndryshime të mëdha në qeveri

E qartë është megjithatë se dorëheqja e Petraeus edhe tani vjen në një moment të papërshtatshëm. Sepse presidenti Obama gjithsesi duhet të kërkojë shumë personel të ri, sepse disa ministra të rëndësishëm largohen. Në internet qarkullojnë thashetheme, se dorëheqja mund të ketë të bëjë me sulmin terrorist ndaj konsulatës amerikane në Bengasi të Libisë në shtator, në të cilën CIA nuk ka bërë figurë të mirë. Por vëzhguesit politikë në Uashington e mbajnë këtë për të pamundur. Javën e ardhshme në kongres do të ketë një seancë dëgjimore për Bengasin. Në vend të Petraeus do të deponojë tani zëvendësi i tij i deritanishëm dhe shefi i ri provizor i CIA-s, Michael Morell.