1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe Kina - partnerë dhe rivalë

Klaus-Dieter Frankenberger (FAZ)14 Nëntor 2014

Marrëveshjet amerikano-kineze mund t'i kenë përmirësuar shpresat për një marrëveshje globale për klimën. Të dyja vendet megjithatë mbeten edhe rivale, thotë Klaus-Dieter Frankenberger në komentin e tij.

https://p.dw.com/p/1Dn9C
Fotografi: Reuters/G. Baker

Sikur kishte ndodhur diçka? Po, diçka kishte ndodhur, në çantën e udhëtimit Presidenti Obama kishte disfatën në zgjedhje të demokratëve të tij në zgjedhjet për kongresin. Por në Pekin u zhvilluan bisedat më produktive që qenë zhvilluar prej kohësh me udhëheqjen e Kinës - dhe u festuan: marrëveshje për vizat, ulja e doganeve të importit ndaj produkteve teknologjike, marrëveshje për mënjanimin e përplasjeve ushtarake dhe në mënyrë sensacionale u arrit një dakordim për objektivat për klimën dhe bashkëpunim në bartësit e energjisë së ripërtëritshme.

Marrëveshja e dy emitentëve më të mëdhenj të lëndëve toksike mund të ketë efekt pozitiv te një marrëveshje për klimën - nëse ajo merr mbështetjen e duhur nga kongresi republikan. Superfuqia në detyrë dhe superfuqia e ardhshme qenkan në gjendje të bashkëpunojnë, pavarësisht nga diferencat e tyre strategjike. Po meqenëse këto diferenca ekzistojnë edhe më tej, siç duket në politikën tregtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë edhe rivalë - dhe të tillë do të mbeten. Partneritet (i kufizuar) dhe rivalitet (i frenuar) është fytyra e dyfishtë e marrëdhënies amerikano-kineze. Jo edhe aq keq.

„©" Frankfurter Allgemeine Zeitung GmbH, Frankfurt am Main