1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia dhe BE-ja: Mes zemrës dhe arsyes

Nemaja Rujevic9 Prill 2014

Megjithëse procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE vazhdon, ky proces mund të zgjasë edhe të paktën shtatë deri në dhjetë vjet.

https://p.dw.com/p/1Bdob
Serbische Flagge
Fotografi: picture-alliance/dpa

Disa vjet më parë kundërshtarët serbë të BE-së shpikën një krahasim mjaft dramatik. Në një fotografi që qarkullonte në atë kohë në faqet e internetit yjet e verdhë të flamurit të BE-së nuk shfaqeshin në një rreth, por në formën e një kryqi të thyer. Një "serb i vërtetë" nuk duhet të mbështetësë BE-në, por duhet të jetë i afërt me Rusinë - kjo është ende sot besimi i partive dhe organizatave me orientim patriotik. Në anën tjetër të spektrit politik organizata të shumta joqeveritare dhe politikanët nuk shohin asnjë alternativë tjetër ndaj anëtarësimin në BE. Popullsia serbe shfaq në sondazhe një distancë ndaj perëndimit, por e sheh integrimin në BE një mënyrë për t'i dhënë fund gjendjes së vështirë ekonomike të vendit.

Maratonë me pengesa

Pëmbysja e autokratit Slobodan Milosevic në vitin 2000 konsiderohet si pikë kthese në historinë e Serbisë, sepse ajo përbën edhe fundin e izolimit ndërkombëtar dhe të saksioneve të dhimbshme. Qeveria e re demokratike e vendit premtoi anëtarësimin në BE në vitin 2007. Kjo prognozë qe tepër optimiste dhe deri tani Serbia vetëm ka arritur të marrë statusin e vendit kandidat.

Marko Vujačić nga OJQ "Lëvizja evropiane në Serbi" beson se rruga drejt BE-së është kthyer në një maratonë për shkak të trashëgimisë së viteve 90-të, e cila u shoqërua me një brez të traumatizuar nga lufta që nuk u drejtua drejt integrimit postnacional, por në të kundërtin. Po ashtu në Serbi ishte shumë e vështirë të ndërmerreshin reformat ekonomike dhe administrative dhe ish-kryeministri Zoran Djindjic që u përpoq t'i bënte këto reforma e pagoi me jetën e tij në vitin 2003.

Tema dhe dilema

Aleksandar Vučić i përkrah sot planet për reforma të Djindjic-it. Por para disa vitesh Vučić-i ishte nacionalist dhe nuk i kursente parrullat kundër kroatëve apo shqiptarëve. Nga viti 2008 Vučić po tregohet pragmatist dhe pas shpërbërjes së Partisë Radikale, ku bënte pjesë, ai zgjodhi kursin evropian. Politologia Sonja Licht tha në intervistë me DW-në se nacionalizimi nuk është më temë. Po ashtu Vučić-i i cili u takua pas fitores në zgedhje edhe me ish-kancelarin Helmut Kohl, shkruan në një koment se nuk ka nevojë ta duash Evropën për ta pasur si synim atë.

Wahlen in Serbien 16. März 2014 Aleksandar Vucic
Aleksandar VučićFotografi: Reuters

Në mënyrë të ngjashme mendojnë edhe njerëzit e thjeshtë në Serbi. Sipas anketimeve të fundit më shumë se 50% e serbëve janë pro anëtarësimit në BE. Me sa duket arsyeja po e fiton luftën ndaj emocioneve për të mbajtuar anën e Rusisë, thotë Marko Vujačić. Por anëtarësimi në BE lidhet edhe me kushte, si p.sh. nënshkrimi me Prishtinën i një sërë marrëveshjesh, edhe pse Beogradi zyrtarisht nuk e njeh sovranitetin e Kosovës. Për këtë historiani i njohur serb Čedomir Antić tha në intervistë me DW-në se sipas tij Serbia momentalisht mund të anëtarësohet në BE vetëm si "shtet i mundur".

Treffen der EU-Außenpolitikbeauftragten Catherine Ashton mit dem Ministerpräsidenten Serbiens Ivica Dacic
Fotografi: Reuters

Reforma në vend të dëshirave

BE-ja në Serbi shihet sipas Jovan Teokarević, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit në një rol të trefishtë: si makineri që jep para, si spirancë për reforma dhe si instrument për zgjidhjen e probleme nga më të ndryshmet. "Serbia nuk do ta arrijë kurrë nivelin e vendeve si Gjermania, por të paktën të arrijë atë të vendeve baltike", kërkon politologu.

"Niveli i vendeve baltike" mund të shprehet edhe në shifra: prodhimi i brendshëm bruto për frymë popullsie në Serbi është rreth 6.000 $, në Letoni ky është dy herë më i lartë në Estoni madje tri herë më i lartë. Për të arritur këtë nivel, qeveria e re në Beograd duhet të zbatojnë masa të dhimbshme si përmirësimi i klimës së investimeve, forcimi i ekonomisë dhe para së gjithash zvogëlim i fuqisë së partive. Edhe sot, partitë janë ato që ndajnë vendet e punës në sektorin publik mes tyre - nga 7.1 milion qytetarë 800.000 vetë punojnë si punonjës civilë. Megjithatë asnjë parti deri tani ka qenë e gatshme për të ndryshuar ndonjë gjë. "Shumë politikanë serbë e kuptojnë procesin e integrimit si një listë dëshirash - që pa bërë asgjë të veçantë pra me disi si reforma të bëhen evropianë," vëren Marko Vujačić.

Profesor Teokarević mendon se procesi i ngadalshëm i reformave është zhgënjyes. "Iluzionet janë shkatërruar dhe megjithëse procesi vazhdon ne do të na duhet të presim ende gjatë për anëtarësimin në BE." Sipas vëzhguesve ky proces mund të vazhdojë edhe të paktën shtatë deri në dhjetë vjet.