1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i rreziqeve: BE diskuton luftën kundër terrorizmit

Christoph Hasselbach21 Mars 2015

Rreziku për falimentimin e Greqisë, kërcënimi nga Rusia dhe lufta që ka shpërthyer pas shpërbërjes së shteteve në jugun e Mesdheut – samiti i BE-së duhej të trajtonte këtë herë krizat më emergjente.

https://p.dw.com/p/1Eusv
Tone miqësore? Merkel dhe Tsipras

Pas eklipsit diellor doli pak diell në Bruksel mbasditen e vonë të së premtes (20.03) – një pamje simbolike ndoshta. Qeveria greke do të paraqesë në ditët e ardhshme më në fund listën e shumëpritur me propozimet për reforma. Dhe nëse vullneti i Athinës e bind eurogrupin, atëherë do të livrohen para të tjera në drejtim të Athinës, me qëllim që Greqia-sërish të shpëtojë nga falimentimi shtetëror. “Kemi rënë dakord, që të përshpejtojmë tani të gjithë procesin.”, tha presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. E përshpejtimi është më se i nevojshëm, sepse Greqia ka para vetëm për disa javë, Por KE do të bëjë edhe një hap më tej: Greqia do të marrë dy miliardë euro nga fondet e papërdorura strukturore. Sipas Junckerit me këtë nuk do “ të mbushen arkat e shtetit, por paratë do të shkojnë në projekte sociale dhe të rimëkëmbjes ekonomike, për shembull kundër papunësisë së lartë të të rinjve.

Brüssel EU Gipfel Merkel Hollande
Fotografi: Reuters/F. Lenoir

Më pak varësi nga Rusia

Me mundim u ruajt uniteti europian edhe kur u debatua për Rusinë. Sanksionet e BE-së për shkak të krizës në Ukrainë mbeten në fuqi, për sa kohë që nuk është zbatuar plotësisht marrëveshja e paqes në Minsk. Sipas shteteve anëtare të BE-së, zbutja e sanksioneve do të bëhet në rastin më të mirë në fillim të vitit 2016. Rrjedhojë e përplasjeve me Rusinë është edhe qëllimi i BE-së për të krijuar sa më shpejt të jetë e mundur një union energjitik. Përmes blerjeve të përbashkëta, zgjerimin e ofertës dhe rrjeteve energjitike ndëreuropiane, europianët po kërkojnë pavarësimin nga Rusia. Por një treg energjitik mbarëeuropian është i vlefshëm edhe pa kërcënimin rus: Ky treg premton kursim dhe përdorim më efikas të burimeve të ndryshme energjitike, sipas pozitës gjeografike. Rryma elektrike e parqeve me erë mund të transportohet nga Deti i Veriut në Europën jugore, energjia diellore mund të transportohet nga vendet mesdhetare në drejtim të veirut. Rebecca Harms, kryetare e grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Parlamentin Europian kritikon faktin që BE nuk i jep prioritet të qartë energjive të rigjenerueshme. „Të gjithë e dimë që e ardhmja i përket kësaj energjie, por askush nuk është gati të hidhet“, kështu e komenton Harms unionin energjitik.

EU Außenministertreffen in Riga
E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, Federica MogheriniFotografi: picture-alliance/dpa/Valda Kalnina

Afrika e Veriut para derës së shtëpisë

Ukraina nuk është konflikti i vetëm para portave të Europës. Me sulmin terrorist kundër një muzeu në Tunizi, europianët u kujtuan edhe njëherë se sa të rrezikuar janë nga islamistët. E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini e cilësoi sulmin në Tunizi si „sulm kundër Europës“. Në shenjë solidariteti, presidenti i Këshillit Europian, Tusk dhe e ngarkuara, Mogherini planfikojnë në fund të muajit të bëjnë një udhëtim solidariteti në Tunizi. Ndërsa kryeministri finlandez Alexander Stubb shtoi: "Gjendja e sigurisë në Europa ka ndryshuar, edhe në kufijtë tanë jugorë“. Rreziku i vërtetë vjen nga vendi fqinj i Tunizisë, Libia. Atentatorët kishin ushtruar e bërë stërvitje luftarake në Libi, sipas të dhënave tuneziane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel lidhur me konfliktin në Libi tha: „Libia është kufiri me Europën, "po qe se nuk zgjidhen problemet në Libi, atëherë edhe Europa ka probleme." Libia është shpërbërë në zona influencë të grupeve të milicëve, Shteti Islamik IS luan rol gjithnjë e më të madh, në vend mungojnë strukturat shtetërore të stabilizuara. Kjo e rrit gjithnjë e më shumë valën e refugjatëve përmes Mesdheut, drejt Europës. Që para atentatit në Tunis, ku u vranë disa turistë europianë, ministrat e Jashtëm të BE-së kishin diskutuar për mundësinë e një misioni sigurie në Libi, po qe se partitë në konflikt bien dakord për ruajtjen e unitetit kombëtar. Por ujdia për një unitet të tillë është ende larg, prandaj edhe shtetet e BE-së i tremben premtimeve. BE ka pranuar dobësinë e vet strategjike në rastin e Libisë.

Për një kohë shumë të gjatë këshilla të ndryshme ministrore u morën me Libinë dhe çështjen e refugjatëve – probemet e jashtme dhe ato të sigurisë u trajtuan në mënyrë të veçantë. Në të ardhmen BE kërkon të dallojë më herët potencialet për konflikt dhe të veprojë në mënyrë më të koordinuar.