1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia nën presion

a Verbica (afp, dpa, rtr)30 Korrik 2014

BE hezitoi për një kohë të gjatë, tani ai vendosi sanksione ekonomike kundër Rusisë. Ndërsa SHBA ashpërsuan sanksionet ekonomike.

https://p.dw.com/p/1CmF9
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sanksionet e reja kanë për qëllim sektorët kryesorë të ekonomisë ruse, u tha presidenti amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Eksporti i mallrave dhe i disa teknologjive të caktuara është ndaluar, Përveç kësaj nga kjo masë janë të prekura shumë banka dhe firma armatimesh. Gjithashtu janë pezulluar kreditë, që favorizojnë eksportet për në Rusi dhe mbështesin projektet e zhvillimit ekonomik në Rusi. "Nëse Rusia vazhdon rrugën e saj të deritanishme, kostot për Rusisë do të vazhdojnë të rriten", u shpreh Obama.

Veprimet ruse në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura "e kanë dobësuar ekonominë e dobët ruse", u shpreh presidenti. Me sanksionet e reja shtohet presioni ndaj qeverisë dhe ndaj atyre firmave, që mbështesin veprimet ilegale të Rusisë në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë Obama bëri të qartë se ai nuk sheh ndonjë luftë të re të Ftohtë mes Perëndimit dhe Rusisë. Fjala është për "një çështje shumë specifike në kontekstin e refuzimit të Rusisë për të pranuar se Ukraina mund të ecë në rrugën e saj", tha Obama.

SHBA kërkojnë prej kohësh vendime të prera

Ministria e financave në Uashington kishte deklaruar më parë, se Banka VTB, Banka e Moskës dhe Banka Bujqësore ruse ndodhen që tani në listën e sanksioneve. Nga SHBA dhe nga qytetarët e SHBA-së nuk do të bëhen më transaksione financiare afatmesme dhe afatgjata me këto banka. Të tri bankat janë nën kontrollin e qeverisë ruse. Që para dy javësh SHBA vunë në listën e tyre të sanksioneve banka, si dhe kompani energjetike dhe armatimi.

VTB Bank është një nga bankat në listë e sanksioneve
VTB Bank është një nga bankat në listë e sanksioneveFotografi: Reuters

Sanksionet e BE

Në Bruksel ambasadorët e 28 shteteve anëtare të BE ranë dakord për një paketë të sanksionesh, në qendër të së cilës do të jenë fillimisht sektoret e ekonomisë. Masat do të vështirësojnë qasjen në tregjet financiare të BE për bankat ruse, do të ndalojnë në të ardhmen eksportet e armëve, si dhe të disa produkteve të teknologjisë së lartë për ushtrinë ruse, si dhe do të ndalojnë eksportin e teknikës së specializuar për prodhimin e naftës. Thelbi i sanksioneve qëndron në sektorin financiar. Ato i presin Rusisë lidhjet me tregjet financiare të BE, duke vështirësur financimin gjithsesi të vështirë të ekonomisë ruse.

Sanksionet synojnë edhe kompanitë ruse të naftës. Logo e Rosneft
Sanksionet synojnë edhe kompanitë ruse të naftës. Logo e RosneftFotografi: Getty Images

Sanksionet e BE dhe SHBA i krijojnë vështirësi të mëdha Rusisë. Nga ana tjetër BE-së mund t'i ikë kapitali rus nga qendra financiare e Londrës. Në industrinë e naftës, si dhe në lidhjet tregare me Rusinë, ekziston rreziku i mbylljes së vendeve të pune. BE është partneri kryesor tregtar i Rusisë. Sanksionet duhet të miratohen deri të enjten nga qeveritë në të gjitha vendet anëtare.